Lajmet

Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Published

on

Sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u mbajt ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve, si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerë të përgjithshme 210 mijë euro.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, dhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesorë në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde shprehu kënaqësinë e tij që në emër të qeverisë gjermane dhuron donacionin përkatës duke theksuar se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kursi në gjuhën gjermane që zhvillohet prej 2017, me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësojë përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurt dhe efektive të automjeteve të FSK-së.

Vendi

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Të kërkuara