Kulturë

Qenka e vërtetë historia e Pinokut?

Shkencëtarët kanë zbuluar se hunda ndryshon kur themi një gënjeshtër.

Published

on

ATSH/ – Edhe pse ”Pinoku” është një roman për fëmijë, shkencëtarët spanjollë nga Universiteti i Granadës së fundmi kanë zbuluar atë që ata e kanë quajtur “efekti i Pinokut”, pasi kanë zbuluar se hunda ndryshon kur themi një gënjeshtër, shkruan delmondo.it.

Studiuesi Emilio Gomez dhe ekipi i tij zhvilluan një test që përdor termografinë për të treguar nëse njerëzit gënjejnë dhe zbuluan se sa herë që pjesëmarrësit gënjenin, temperatura e majës së hundës binte deri në 1,2 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ballit rritej me 1,5 gradë.

Studiuesi zbuloi gjithashtu se rënia e temperaturës në nivelin e hundës gjithashtu çon në një reduktim të lehtë në madhësi, megjithëse ndryshimi nuk dallohet me sy të lirë.

”Gënjeshtra rrit temperaturën e ballit dhe ankthi që po gënjen ul temperaturën e hundës”, shpjegoi Gomez.

Për të kryer studimin, shkencëtarët u kërkuan 60 studentëve të bënin një telefonatë tre-katër minutëshe me prindërit, partnerët apo miqtë tuaj dhe të shpiknin një gënjeshtër të besueshme deri-diku.

Pjesëmarrësve iu desh të shpiknin gënjeshtrën gjatë telefonatave dhe kamerat e imazhit termik zbuluan këtë “efekt të kundërt Pinocchio” të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës në hundë dhe në ballë.

Është interesante se detektori termik i gënjeshtrës zbuloi ndryshimin e temperaturës në 80 për qind të subjekteve të testimit.

”Me këtë metodë kemi arritur qëllimin për të rritur saktësinë dhe për të reduktuar shfaqjen e rezultateve false, gjë që është e shpeshtë me metoda të tjera si poligrafi”, theksoi Gomez.

Continue Reading

Kulturë

100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore

Published

on

BFI dhe Galeria Kombëtare e Portreteve do të shënojnë 100-vjetorin e lindjes së yllit të filmit me “the summer of Marilyn”, shkruan The Guardian.

Për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së saj, Monroe po festohet nga institucionet kryesore kulturore britanike si një interpretuese me inteligjencë të mprehtë komike, një arkitekte e zgjuar e imazhit të saj dhe një grua që riformësoi mundësitë për famën femërore në ekran.

Një sezon gjithëpërfshirës dy-mujor në Institutin Britanik të Filmit (BFI) do të rishikojë filmografinë e saj, ndërsa një ekspozitë historike në Galerinë Kombëtare të Portreteve harton ndërtimin e imazhit të saj.

“Marilyn Monroe ishte me shumë mundësi ylli më i madh që kinemaja pa dhe do të shohë ndonjëherë”, tha Kimberley Sheehan, programuesja kryesore e BFI-së, e cila kuroi sezonin. “Ajo ishte kërcënimi i trefishtë origjinal dhe meriton shumë merita për krijimin e imazhit dhe famës së saj.”

Continue Reading

Kulturë

Eurovision 2026 publikon renditjen: Shqipëria përformon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë

Published

on

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

Shqipëria do të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, e përfaqësuar nga këngëtarja Alis me këngën “Nân”.

Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas votimit të publikut, një praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e mëdha të njohura si pesëshja e madhe – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Publikimi i renditjes së performancave pritet të ndikojë në dinamikën e garës dhe interesimin e publikut, ndërsa Eurovisioni po afrohet drejt një tjetër edicioni të shumëpritur në skenën evropiane të muzikës.

Continue Reading

Kulturë

Hapet më 8 prill ekspozita “Gjurmët e Grafikës”

Published

on

Galeria e Arteve e Prishtinës ka njoftuar hapjen e ekspozitës kolektive “Gjurmët e Grafikës -Imprints of Graphics”, e kuruar nga Genc Rezniqi, e cila do të hapet më 8 prill.

Kjo ekspozitë prezanton një përzgjedhje të veprave grafike nga artistë të ndryshëm, duke sjellë qasje dhe shprehje të larmishme të artit grafik bashkëkohor.

 

Continue Reading

Kulturë

“Unë jam vetë grua” në skenë sonte dhe nesër

Published

on

Shfaqja “Unë jam vetë grua” është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbrëmë, ndërsa do të vazhdojë të luhet edhe sot dhe nesër, duke filluar nga ora 20:00

Vepra sjell në skenë jetën e jashtëzakonshme të Charlotte von Mahlsdorf, një grua transgjinore gjermane që arriti të mbijetojë në dy prej sistemeve më shtypëse të shekullit të kaluar: nazizmin dhe regjimin e Stasit. Përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe emocional, publiku përballet me sfidat, zgjedhjet morale dhe qëndrueshmërinë e individit përballë historisë.

E bazuar në intervistat e autorit Doug Wright dhe në autobiografinë e Charlotte-s, kjo shfaqje është vlerësuar ndërkombëtarisht, duke fituar çmimet prestigjioze Pulitzer dhe Tony.

Një element i veçantë i kësaj shfaqjeje është interpretimi i aktorit Adrian Morina, i cili sjell në skenë rreth 30 role të ndryshme, duke dëshmuar një transformim të jashtëzakonshëm artistik.

Shfaqja është shkruar nga Doug Wright dhe është vënë në skenë nën regjinë e Kushtrim Koliqit.

Continue Reading

Të kërkuara