Lajmet nga UBT
Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës “Kosovo Leadership Academy” dhe Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë
Ata u informuan rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiQendra e Karrierës në UBT në bashkëpunim me Shkollën “Kosovo Leadership Academy” dhe në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, ka zhvilluar sesionin e radhës informues për maturantët e këtyre shkollave, për t’i informuar rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.
Nxënësit e profileve të ndryshme në këto shkolla u informuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe profesorët në UBT, për programet dhe mundësitë e shumta për studime, për kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rreth infrastrukturës moderne të UBT-së.
Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e këtyre shkollave janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.
You may like
-
Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, ofron mundësi praktike profesionale për studentët në UBT Media Group
-
UBT dhe Sam Houston State University nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, nderohet Major Gjeneral David P. Glaser
-
Rektori Hajrizi mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës
Lajmet nga UBT
Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, ofron mundësi praktike profesionale për studentët në UBT Media Group
Published
2 hours agoon
December 20, 2024By
UBT NEWSFakulteti Media dhe Komunikim në UBT është duke realizuar një mundësi për studentët, duke ofruar mundësinë për të ndjekur praktikën profesionale në ‘UBT Media Group’. Ky program është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin profesional të studentëve, pasi synon të ofrojë eksperiencë praktike në një ambient dinamik dhe inovativ.
Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Selimi, thekson se ‘UBT Media Group’ është një laborator multimedial, që ofron kushte optimale për realizimin e projekteve brenda institucionit. Ai thekson se ky laborator mundëson studentët të punojnë me pajisjet më të avancuara dhe të realizojnë projektet e tyre në mënyrën më profesionale të mundshme. “Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e studentëve për kërkesat dhe standardet e industrisë mediatike, duke u mundësuar atyre të përdorin teknologjinë më të fundit dhe të përgatiten për tregun e punës”.
Sipas këtij planifikimi, çdo javë, dy studentë të vitit të dytë dhe dy të vitit të tretë do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në ‘UBT Media Group’.
“Qëllimi kryesor është që studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe profesionale, për t’u përgatitur për tregun e punës. Ata do të kenë mundësinë të punojnë në projekte reale, të bashkëpunojnë me profesionistë të fushës dhe të aplikojnë njohuritë teorike, që kanë fituar gjatë studimeve”, thotë Dekani, Selimi.
Praktika ka për qëllim zhvillimin e aftësive të tyre teknike dhe kreative, për të forcuar besimin në aftësitë e tyre dhe për t’u bërë pjesë e një rrjeti të rëndësishëm profesional. Përfundimisht, ky program i praktikës synon t’i ndihmojë studentët të krijojnë një bazë të fortë profesionale, duke i përgatitur për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës në fushat e medias dhe të komunikimit.
Lajmet nga UBT
UBT dhe Sam Houston State University nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, nderohet Major Gjeneral David P. Glaser
Published
14 hours agoon
December 19, 2024By
UBTnewsNë një ceremoni solemne të mbajtur në UBT, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Sam Houston State University, duke hapur horizonte të reja për shkëmbime akademike, projekte kërkimore dhe zhvillime inovative. Marrëveshja përfaqëson një angazhim të përbashkët për të promovuar cilësinë në arsim, lidershipin dhe ndërtimin e ekosistemeve të qëndrueshme në fushën e arsimit të lartë.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, UBT nderoi me çmimin më të lartë institucional Major Gjeneral David P. Glaser, një figurë emblematike në lidershipin ushtarak dhe mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë. Gjeneral Glaser ka një karrierë të jashtëzakonshme, duke shërbyer në pozita kyçe si Provost Marshal General of the Army dhe Komandant i U.S. Army Criminal Investigation Command, ku ai ka dëshmuar përkushtim dhe integritet të pashoq në misionet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet.
Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për fuqizimin e edukimit dhe ndërtimin e urave të reja mes institucioneve prestigjioze si UBT dhe Sam Houston State University. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Gjeneral Glaser në promovimin e vlerave universale të drejtësisë, sigurisë dhe bashkëpunimit global.
“Sot, ndërsa nderojmë me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”, një vlerësim që i jepet personaliteteve të shquara për arritje të jashtëzakonshme dhe kontribut të spikatur, sikurse është Gjeneral Major David P. Glaser, ne japim respekt dhe mirënjohje për rolin e tij të pashoq në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky çmim simbolizon njohjen e përkushtimit të tij të palodhur dhe frymëzimit që ai ka dhënë për breza të tërë liderësh dhe profesionistësh, duke ndikuar jo vetëm në përmirësimin e standardeve të lidershipit, por edhe në avancimin e vlerave humane që forcojnë lidhjet mes kombeve dhe institucioneve globale”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Gjeneral Glaser, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Kosovës gjatë periudhave të vështira, u shpreh mirënjohës për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të drejtë.
Major General David P. Glaser, një figurë e njohur për angazhimin e tij ndërkombëtar, pranoi me nder çmimin “Honor Degree Leadership Excellence Award” të dhënë nga UBT. Në një fjalim pas marrjes së çmimit, Glaser shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder dhe theksoi rëndësinë e angazhimit për paqe dhe stabilitet global.
“Jam shumë i nderuar për këtë njohje dhe është një kënaqësi e vërtetë të jem përsëri në Kosovë. Herën e fundit që kam qenë këtu ishte në vitin 2002, dhe është jashtëzakonisht emocionuese të shoh se si ky vend ka arritur të transformohet dhe të bëhet diçka speciale dhe unike,” u shpreh Glaser.
Ai theksoi se gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të mbështesë shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Gjermaninë për katër vjet, si dhe të angazhohet në misione paqeje në Ballkan. “Të ndihmosh njerëzit është ajo që ka rëndësi. Ky angazhim ndryshon jetët tona dhe është thelbësor për të siguruar paqe dhe stabilitet,” shtoi ai.
Në fund, Glaser falënderoi UBT për këtë nder dhe e pranoi çmimin me shumë mirënjohje, duke theksuar se ky moment përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në lidhjen e tij me Kosovën dhe me përpjekjet globale për një botë më të drejtë e të sigurt.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Dekanja e Fakultetit të Sam Houston University shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin për bashkëpunimin ndërinstitucional. Ajo tha:
“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë. Është një nder i madh të takoj Rektorin Edmond Hajrizi. Ai është një vizionar, më shumë vizionar sesa e kisha kuptuar thjesht duke parë faqen tuaj të internetit. Pra, faleminderit për mirëseardhjen dhe urime, David.”
Dekanja gjithashtu theksoi rëndësinë e njohjes së punës së David Glazier: “Faleminderit për njohjen e gjithë punës që ka bërë David Glazier. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.”
Marrëveshja e nënshkruar dhe ceremonia e nderimit shënojnë një moment historik për UBT-në, duke forcuar rolin e saj si një lider në arsimin e lartë në rajon dhe përtej tij. Me këtë bashkëpunim, UBT dhe Sam Houston State University synojnë të krijojnë mundësi të reja për studentët, profesorët dhe komunitetet që përfaqësojnë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë./UBTNEWS/
Lajmet nga UBT
Vizioni për qytetet e së ardhmes, Rektori Hajrizi prezanton “UBT Smart City” në Konferencën The Future 2030 të Nexus Albania
Published
21 hours agoon
December 19, 2024By
UBT NEWSRektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vijon të udhëheqë me vizion dhe përkushtim në formësimin e një të ardhmeje të bazuar në teknologji dhe inovacion.
Në Konferencën “The Future 2030” dhe “Cyber Defence Albania”, organizuar nga Nexus Albania, Rektori Hajrizi prezantoi projektin vizionar “UBT Smart City”, një qasje revolucionare drejt qyteteve të qëndrueshme dhe të integruara. Ky projekt është një iniciativë revolucionare për zhvillimin urban të qyteteve të së ardhmes, duke integruar teknologjinë dhe risitë për të krijuar qytete të zgjuara, të lidhura dhe të qëndrueshme.
Gjatë fjalës së tij, Prof. Hajrizi theksoi se “UBT Smart City”, synon të krijojë një model të ri urban që ndërthur përparimet teknologjike me nevojat e përditshme të qytetarëve. Ai shpjegoi se projekti është i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës urbane, menaxhimin e energjisë dhe trafikut përmes sistemeve inteligjente, dhe përhapjen e hapësirave të ndërlidhura që bashkojnë qytetarët, bizneset dhe institucionet publike në një mjedis të integruar. Po ashtu, theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave, duke i konsideruar ato si elemente të domosdoshme për të ruajtur besimin dhe qëndrueshmërinë e këtij modeli urban të avancuar.
Rektori Hajrizi e vuri theksin te roli i teknologjisë si një forcë transformuese në ndërtimin e qyteteve të zgjuara, duke nënvizuar se ky projekt është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një qytet që është jo vetëm efikas, por gjithashtu i orientuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe ruajtjes së mjedisit. Ai theksoi se këto projekte kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë: institucioneve arsimore, sektorëve privat dhe administratës publike, për të krijuar mundësi zhvillimi dhe rritje të qëndrueshme.
Në kuadër të diskutimit mbi temën “Ekosistem i bazuar në inovacionin sipërmarrës”, Rektori Hajrizi shpalosi një vizion të gjerë mbi ndërtimin e ekosistemeve që mbështesin kreativitetin dhe sipërmarrjen. Ai u fokusua në ndikimin që ekosistemet inovative mund të kenë në zhvillimin ekonomik dhe social, duke promovuar kultura sipërmarrëse të bazuara në teknologji dhe duke vënë në pah rëndësinë e institucioneve arsimore si qendra të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik. Sipas tij, universitete si UBT mund të luajnë një rol kyç në fuqizimin e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm, duke ofruar mundësi për të rinjtë dhe duke mbështetur zhvillimin e biznesve lokale dhe rajonale.
Në fjalimin e tij, Prof. Hajrizi tha se: “Kjo iniciativë është një shembull konkret i mënyrës se si mund të ndërtojmë qytete të orientuara drejt qytetarëve dhe mjedisit, duke bashkuar teknologjinë dhe inovacionin për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
Konferenca mblodhi një audiencë të gjerë nga fushat e teknologjisë, inovacionit dhe sigurisë kibernetike, dhe ofroi mundësi të shkëlqyera për ndarjen e ideve dhe praktikave më të mira. Ky takim u bë një platformë e rëndësishme për diskutimin e projekteve që mund të ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Konferenca theksoi gjithashtu pozitën udhëheqëse të UBT-së në edukimin dhe inovacionin, duke e bërë atë një model për institucione të tjera arsimore që duan të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve të së ardhmes./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës
Published
2 days agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSU zhvillua një takim bilateral ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, profesorit Visar Krelani dhe Drejtorit të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, me ç’rast u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e lidhjeve ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për avancimin e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturë në të dyja nivelet e studimit, duke përfshirë ndjekjen e praktikave profesionale në objektet dhe mjediset e punës të menaxhuara nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.
Në këtë takim morën pjesë edhe stafi akademik: Hazir Çadraku, Blertë Retkoceri dhe Driton Ibrahimi.
Përmes këtij bashkëpunimi, do të mundësohet realizimi i aktiviteteve, projekteve dhe nismave të tjera që lidhen me misionin dhe objektivat zhvillimore të të dy institucioneve, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe në përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Ceremonia e nënshkrimit u shoqërua me diskutime frytdhënëse për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ky hap i rëndësishëm dëshmon përkushtimin e përbashkët të UBT-së dhe Komunës së Prishtinës për investimin në edukim dhe zhvillimin profesional të gjeneratave të reja.
Përmes këtij bashkëpunimi, do të mundësohet realizimi i aktiviteteve, projekteve dhe nismave të tjera që lidhen me misionin dhe objektivat zhvillimore të të dy institucioneve, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe në përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Ceremonia e nënshkrimit u shoqërua me diskutime frytdhënëse për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ky hap i rëndësishëm dëshmon përkushtimin e përbashkët të UBT-së dhe Komunës së Prishtinës për investimin në edukim dhe zhvillimin profesional të gjeneratave të reja./UBTNews/
Konjufca: Kosova e Shqipëria duhet të jenë bashkë të përfaqësojnë interesat e kombit shqiptar
Angelina pranon se ndihet shpesh e vetmuar: Nuk e kam kuptuar si është të jetosh vetëm!
Fillon seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë
Ruani shëndetin e syve: Identifikimi dhe parandalimi i faktorëve të rrezikut
Salvini përballet me vendimin e Gjykatës pas akuzave për shpërdorim detyre në 2019
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Ushtria franceze po dëbohet nga shumë vende afrikane
SHBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë
Hungaria i jep azil të rrallë politik ish-ministrit të arratisur polak të PiS
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman