Lajmet

Qelaj: Çdo veprim që ndërmerr shteti në veri duhet të bëhet përkitazi me respektimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se gjatë këtij viti ka pranuar një numër të madh të ankesave nga ana e qytetarëve serb në veri të vendit, ankesa këto që lidhen me qasjen e policisë në raport me bastisjet atje. Qelaj shtoi se ai është pro hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, por që sipas tij, duhet të ekzistojë një balancë që duke ushtruar një të drejt të mos cenohen të drejtat e tjera.

Ai ka thënë se kanë bërë thirrje që cdo veprim të ligjshëm që merr shteti duhet ta ketë nën kujdesej respektimin e të drejtave të njeriut, duke shtuar se kur veprimet të tilla janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarvëev, për të është e pranueshem dhe nuk ka pse të reagoj.

“Fakti që unë jam neutral në raport me çështjet politike e bën më të lehtë gjykimin dhe vlerësimin tim në raport me krejt ato çka po ndodh edhe në komunat e veriut të Kosovës. Unë vazhdimisht kam insistuar, kam bërë thirrje publike tek autoritetet edhe tek policia edhe tek administrata tjetër e shtetit që çdo veprim të ligjshëm që ndërmerr shteti duhet ta ketë nën kujdesje respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjithmonë kur veprimet janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarëve, të drejtat e garantuara të njeriut për mua është e papranueshme dhe nuk kam pse me reagu. Një veprim të tillë e kam bërë edhe në situatën aktuale. Në vazhdimësi kemi provuar që të jemi në komunikim me qytetarin, organizatat e shoqërisë civile që veprojnë edhe në këto komuna. Kemi pranuar një numër të madh të ankesave sidomos në raport me përdorimin ose me qasjen e policisë në raport me qytetarët gjatë bastisjeve, gjatë arrestimeve, gjatë kontrollove dhe mbajtjes së rendit. Këto raste ne i kemi trajtuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Policisë sepse ai është autoriteti kompetent dhe ne gjithmonë jemi kujdesur që IPK po vepron, po reagon, është i duke hetuar këto raste dhe po jep përgjigjet e duhura”, ka thënë ai.

Avokati i Popullit ka thënë se bojkoti institucional dhe largimi i qytetarëve serb në veri ka qenë gabim, pasi sipas tij ka lënë këtë komunitet pa përfaqësim politik dhe institucional.

“Në anën tjetër unë vazhdoj me i qëndrua fjalës publike që e kam thënë edhe në takim me qytetaret e komunitetit serb por edhe me të tjerët që bojkoti institucional dhe largimi nga përgjegjësia me i ushtruar ato funksione publike që i kanë pasur qytetarët e komunitetit serb ka qenë një gabim dhe është në dëm të qytetarëve serb. Sepse komuniteti serb në atë zonë ka lënë pa një përfaqësim politik dhe institucional. Kjo nuk e bënë situatën më të mirë të mundshme përkundër atyre deklarimeve që është thyer rendi dhe qetësia. Gjë që unë nuk dua që t’i kontestoj sepse mund të jenë ashtu. Por që qytetarët duhet që të ndihen me të trajtuar, më dinjitetshëm, në raport me marrjen e përgjegjësive, marrjen e të drejtave dhe vendimmarrjeve që ata duhet me pas në këto komuna. Kam pranuar një numër të ankesave edhe në raport me shpronësimet që kanë ndodhur në pjesën e veriut, në Leposavic dhe Zubin Potok. Edhe përkundër që ka pasur një vendim gjyqësor ne kemi trajtuar rastin vetëm nga perspektiva e respektimit të të drejtave të njeriut që lidhen me pjesën e përfshirjes së publikut në vendimmarrje. Kemi dhënë edhe vërejtjet tona, kemi dhënë edhe konstatimet tona dhe po besojmë që në këtë formë po provojmë me çdo kusht me kryer me shumë përgjegjësi dhe me ushtru mandarin që ne kemi, për t’i mbrojtur qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike”, ka thënë ai.

Qelaj ka thënë se parimisht është kundër çdo barriere që pengon njerëzit me lëviz, në këtë rast ai ka thënë që është për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

“Unë parimisht jam kundër çdo barrierë që pengon njerëzit me lëviz, në këtë rast parimisht jam për hapjen e urës sepse mendoj që vetë qëllimi i ndërtimit të urave është me kaluar njerëzit, jo me krijuar kufijtë. Po tani çdo e drejtë dhe ushtrim i secilës së drejt duhet me u pa në raport me të drejtat e tjera. Gjithmonë duhet që të ekzistoj një balancë edhe një lidhje harmonike e tillë që duke ushtruar një te drejt të mos cenohet të drejtat e tjera duke krijuar një baraspeshe dhe duke e pa se cila e drejte duhet me i dhënë më shumë prioritet në momentin e caktuar duke marr parasysh krejt rrethanat dhe faktorët që munden me ndikuar. Për mua e para është siguria dhe jeta e qytetarëve, ajo duhet me u garantuara, sepse e drejta në jetë është e drejta absolute. Kur këto sigurohen atëherë duhet që të vazhdohet me punën në respektimin e drejtave të tjera që mund të jetë edhe e drejtat e lëvizjes së lirë”, ka thënë ai.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara