Lajmet

Pyjet më misterioze në planet ndodhen nën ujë

Published

on

Nga Benji Jones

Disa kilometra në perëndim të San Diegos në ShBA, ndodhet një bregu i oqeanit që ndryshon shumë nga sipërfaqja. Uji është i ftohtë dhe ngjyrë blu. Ka disa alga deti jeshile që shkojnë deri në sipërfaqe. Por nëse zhytesh poshtë dallgëve, të shfaqet një mbretëri krejtësisht tjetër.

Poshtë gjendet një pyll shumë i bukur. Ai përbëhet jo nga pemët, por nga fijet e leshterikëve gjigantë, një specie algash që mund të rriten më shumë se një godinë 10-katëshe. Të lidhura me fundin e oqeanit, fijet e leshterikëve lëvizin ngadalë sipas rrymave. Tufat e peshqve, fokave dhe gjallesave të tjera ujore, kalojnë nëpër to si zogjtë nëpër kurorën e dendur të njëpylli mbi Tokë.

“Të zhytesh në një pyll të tillë nënujor, është si të futesh në një katedrale. Është thjesht diçka e mahnitshme”, thotë Xharret Birnes, ekolog detar në Universitetin e Masaçusets në Boston. Drita që hyn nga sipërfaqja filtron përmes leshterikëve, si të jenë xhama shumëngjyrëshe, i eksploron këtu pyje të veçantë prej më shumë se 20 vjetësh. Planeti ynë ka një sërë pyjesh të mëdhenj. Për shembull Amazonën apo pyjet borealë të Kanadasë dhe Rusisë.

Këto ekosisteme të famshme, përmbajnë jo vetëm një diversitet të jashtëzakonshëm kafshështë egra, por ruajnë sasi të mëdha karboni, që në të kundërt mund të ngrohnin akoma mëshumë planetin tonë. Nuk është e tepruar të thuhet se ekzistenca jonë varet prej tyre. Por po aq të rëndësishëm janë edhe pyjet e deteve.

Të ndodhura në ujërat e ftohta të afro 1/4 e brigjeve të botës, pyjet e leshterikëve janë baza mbështetëse e shumë ekosistemeve detare. Ato mbështesin peshkimin bregdetar, duke ndihmuar në ruajtjen e industrisë së ushqimeve të detit. Po ashtu thithin sasi të mëdha të ndotjes dhe ndihmojnë në kapjen e gazeve që ngrohin planetin.

Një studim i fundit, i vlerësoi këto përfitime në masën 500 miliardë dollarë në vit në mbarë botën. Por me gjithë vlerën e tyre të madhe, shkencëtarët dinë çuditërisht pak për pyjet e leshterikëve. Të paplota janë edhe të dhënat se si reagojnë ato ndaj ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera, si përhapja e specieve jo-vendase.

Gjithsesi ajo që dinë biologët, sugjeron se shumë prej këtyre pyjeve janë në telashe. Njëstudim i botuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara, tregon se pyjet e leshterikëve kanë rënë në nivel global, dhe ndryshimi i klimës do ta përkeqësojë situatën. Pyjet e leshterikëve kanë shumë të përbashkëta me homologët e tyre në tokë.

Ato formojnë struktura tredimensionale, që u ofrojnë shtëpi shumë specieve. Ato kanëkurorën e gjetheve, trungun e butë dhe rrënjët. Por kanë edhe disa dallime kryesore. Për shembull, leshterikët nuk janë një bimë, por një lloj alge, një grup organizmash ujorë në një ambient krejtësisht të ndryshëm.

Po ashtu ato rriten shumë më shpejt sesa pemët – deri në gjysmë metri në ditë – në varësi të specieve. Disa lloje leshterikësh, si leshterikët gjigantë që janë të zakonshëm në brigjet e San Diegos, arrijnë në sipërfaqe për të formuar një kurorë. Këto pyje janë shumë të përhapura, duke mbuluar një sipërfaqe të oqeanit deri 5 herë më të madhe se ajo e të gjithë shkëmbinjve koralorë.

Ato mbështesin një diversitet mahnitës. Kështu, pjesa e tyre e ngjashme me rrënjët ofron strehë për peshqit e vegjël. Një studim zbuloi se një kërcell i vetëm leshteriku në Norvegji mbështeti afërsisht 80.000 organizma në 70 lloje të ndryshme. Mbi 1000 lloje bimësh dhe kafshësh gjenden në disa pyje leshterikësh në Kaliforni.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që konsumojnë rregullisht ushqim deti. Njëstudim ka zbuluar se 1 hektar pylli i tillë kontribuon mesatarisht me rreth 30.000 dollarë në vit për industrinë e peshkimit. Por përfitimet nuk ndalen këtu.

Ndërsa rriten, pyjet e leshterikëve, ashtu si ato në tokë, thithin shumë ndotje, duke përfshirë rrjedhjen e plehrave nga toka bujqësore dhe karbonin (shumica e të cilit hyn në oqean nga atmosfera). Kësisoj, ato po ndihmojnë në kompensimin e një pjese të madhe të emetimeve tona ndotëse që ndikojnë në ngrohjen globale.

Një studim i botuar në “Natyre”, vlerësoi se këto habitate sekuestrojnë të paktën 4.9 megaton karbon nga atmosfera çdo vit. Madje leshterikët largojnë më shumë karbon se sa ekosistemet e tjera. Por a janë në rrezik këto pyje? Përgjigja e thjeshtë është po.

Analiza më e fundit globale, e bazuar në të dhënat e vitit 2012, zbuloi se pyjet globale të leshterikëve po bien mesatarisht me një normë prej rreth 1.8 për qind në vit. Një nga arsyet kryesore është ndryshimi i klimës, që po i bën oqeanet më të ngrohta.

Ujërat e ngrohta kanë tendencën të bartin më pak lëndë ushqyese, gjë që e bën më të vështirë rritjen e pyjeve të tillë. Një arsye tjetër ka të bëjë me peshkimin e tepruar dhe pakësimin

e grabitqarëve detarë. Kur rrjetat e peshkimit kapin grabitqarët si iriqi, këta shumohen dhe kositin pyjet e leshterikëve. Lajmi i mirë është se nëse zhduken disa nga këto kërcënime, pyjet e leshterikëve mund të rikthehen me shpejtësi siç ishin më parë.

Marrë me shkurtime nga “Vox” – Bota.al

Lajmet

Klarinetisti amerikan Jeremy Reynolds zhvilloi masterklasë me studentët e muzikës në UBT

Published

on

Klarinetisti dhe profesori amerikan Jeremy Reynolds ka zhvilluar një masterklasë me studentët e drejtimit të klarinetës në programin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim Muzikor në UBT.

Aktiviteti u organizua me iniciativën e profesorit Blerim Emerllahu, ndërsa u përqendrua në teknikat bashkëkohore të interpretimit në klarinetë dhe zhvillimin teknik e artistik të instrumentistëve.

Gjatë punës së drejtpërdrejtë me studentët, Reynolds prezantoi qasje të ndryshme interpretimi, duke u ndalur te pasurimi i mjeteve shprehëse, kontrolli teknik dhe zgjerimi i potencialit artistik të instrumentit në muzikën bashkëkohore.

Ai prezantoi gjithashtu Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, ku është profesor i klarinetës, duke i njoftuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së me programet, veprimtarinë dhe mundësitë akademike e artistike të këtij institucioni.

Jeremy Reynolds është zëvendësklarinetist kryesor në Orkestrën Filarmonike të Colorado Springs dhe profesor në Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij ka interpretuar në gjashtë kontinente si solist dhe muzikant i muzikës kamertale, ndërsa në vitin 2015 debutoi në Carnegie Hall me ansamblin Waldland.

Përvoja e tij pedagogjike përfshin institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Estoni, Akademinë e Muzikës Grieg, Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, Universitetin Kombëtar të Seulit, Konservatorin e Versajës dhe Konservatorin e Muzikës në Sidnei.

Sipas UBT-së, organizimi i këtij masterklasi synon të krijojë mundësi bashkëpunimi me artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike dhe profesionale të studentëve përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e muzikës./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Published

on

Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.

Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Babai i Endrit Azemit kërkon falje për mashtrimin: Familja nuk kishte dijeni për mbledhjen e parave

Published

on

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, i cili dyshohet se mblodhi mbi 189 mijë euro duke pretenduar se vuante nga leukemia, ka deklaruar se familja nuk kishte dijeni për mashtrimet e të birit.

Në një deklaratë për Tëvë1, ai u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që kanë dhënë para për shërimin e pretenduar të djalit të tij, duke thënë se familja nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Azemi ka shprehur dyshimin se i biri nuk mund ta ketë organizuar i vetëm këtë skemë, duke përmendur edhe përfshirjen e personave të tjerë që, sipas tij, janë shoqëruar me Endritin.

Ai ka deklaruar se paratë e mbledhura përmes platformës “GoFundMe” dhe në sheshin e qytetit ndodhen në bankë dhe se, sipas tij, Policia ka dijeni për to. Babai i të dyshuarit ka thënë gjithashtu se familja nuk ka përfituar asnjë shumë nga këto mjete.

Xhemajl Azemi ka treguar se për herë të fundit e kishte parë të birin në gjendje të dobët fizike, ndërsa më 31 të muajit ai ishte nisur për në Turqi. Sipas tij, familja kishte menduar se Endriti ishte i sëmurë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar Endrit Azemit një muaj paraburgim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari dyshohet se përmes platformës “GoFundMe” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara në qytet ka mashtruar qytetarët, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke përfituar 189 mijë e 208 euro e 80 centë.

Prokuroria dyshon se mashtrimi ishte organizuar për rreth dy javë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Hakeri shqiptar që vodhi 90 video nga GTA 6 dënohet me shtatë vjet burg

Published

on

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar i përfshirë në vjedhjen e 90 videove nga loja “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), është dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Woolwich në Londër.

Sipas vendimit, Kurtaj u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Ai ishte pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$ dhe kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulme kibernetike edhe gjatë kohës kur qëndronte në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, prej nga vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, përpara publikimit të lojës. Më pas, publikoi disa prej videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn si një të ri me talent të veçantë, duke e paralajmëruar që të mos i shpërdorojë aftësitë e tij në aktivitete kriminale.

Në dhjetor të vitit 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.

Hetimet ndaj tij u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara