Lajmet

Putin: SHBA dhe aleatët injoruan kërkesat e Rusisë rreth sigurisë

Putin tha se Kremlini po studionte ende përgjigjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin tha se SHBA-ja kishte injoruar kërkesat e Rusisë që NATO të mos zgjerohet drejt lindjes në komentet e tij të para për rritjen e tensioneve mbi Ukrainën në më shumë se një muaj.

Por ai shtoi se Moska është ende e hapur për më shumë bisedime me Perëndimin për lehtësimin e tensioneve rreth Ukrainës.

Putin tha se Kremlini po studionte ende përgjigjen e SHBA-së dhe NATO-s ndaj kërkesave të sigurisë së Rusisë. Ai shtoi se SHBA dhe aleatët e saj kanë shkelur detyrimet për integritetin e sigurisë të bëra në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Kremlin folën për tensionet në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp, Orban argumentoi se “politika e sanksioneve kundër Rusisë i ka shkaktuar më shumë dëm Hungarisë sesa Rusisë”.

Ai tha se Hungaria kishte humbur disa tregje për shkak të politikës së sanksioneve, e cila fillimisht hyri në fuqi në vitin 2014 për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Sa i përket NATO-s, Orban tha se hendeku midis Rusisë dhe NATO-s ishte ende i gjerë, por jo “i pakalueshëm”./UBTNews/

Lajmet

Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së

Published

on

By

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 15.10.2025.

Sipas Supremes, çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj.

Andaj, në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e rregullta komunale janë mbajtur më 12 tetor./KP

Continue Reading

Lajmet

Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje

Published

on

By

Pak qaste më parë ka ndodhur një rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas Ahmetit lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Ajo tha se sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.

Ajo ka shuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP

Continue Reading

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas

Published

on

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, mesazhet e tri kampioneve të sportit, në disiplinat e atletikës, peshëngritjes dhe boksit, ndërsa ritheksoi thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas.

Atletja Luiza Gega, Kampione Evrope në Atletikë tha se tetori rozë është një kujtesë për të gjitha gratë se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitohet.

“Jam mësuar që gjithmonë të vrapojë pas qëllimeve, po asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit nuk është frikë, është forcë, është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Prandaj bëje pjesë të rutinës tënde kujdesu për veten, vrapo për jetën”, tha Gega.

Enkileda Carja, kampione Evrope në Peshëngritje iu bashkua këtij apeli për të gjitha gratë dhe vajzat në kryerjen e mamografive falas gjatë tetorit rozë, teksa shtoi se në peshëngritje mësohet çdo ditë se si të ngremë më shumë, po ka një peshë që duhet ta ndahet, pra, atë të përgjegjësisë për shëndetin”.

“Tetori rozë më kujton se forca nuk është fizike, është forcë që përballesh me frikën që të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë. Bëje për veten, për ata që të duan, për jetën. Një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, pohoi Carja.

Ajo pohoi se kanceri i gjirit nuk zgjedh moshë, profesion apo stil jete, prandaj kontrolli i rregullt është një raund që secila prej nesh duhet ta fitojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara