Lajmet

Escobar: ShBA nuk ka për qëllim të imponojë modele për Asociacionin

Escobar e rikonfirmoi mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Published

on

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se nuk është qëllimi i tyre të imponojnë modele për krijimin e Asociacionit të komunave serbe që dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës.

Në përfundim të qëndrimit të tij në Kosovë, Escobar e rikonfirmoi mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ajo çfarë kam thënë kur kam thënë se ka shumë opsione për krijimin e Asociacionit ka qenë për të thënë se nuk është e thënë të jenë modelet që dëmtojnë sovranitetin, apo funksionalitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej këtyre modaliteteve, ato mund të gjinden të negociohen dhe të arrihet pajtimi për to. Ky është qëllimi i dialogut, nuk është qëllimi i ShBA-së të imponojë një model apo të zgjedh një model në emër të të dy palëve. Por, ne mund të ndihmojmë, nëse ka modele që ata mund t’i analizojnë ne me kënaqësi mund të bëjmë atë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për medie me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, Escobar tha se zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i lihet dialogut.

“Kjo administratë, bashkë me administratat e mëhershme të ShBA-së, mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Përtej kësaj, se si dy vendet, Serbia dhe Kosova arrijnë në një periudhë të normalizimit duhet t’i lihet dialogut… Në fund të këtij procesi shpresojmë që rezultat do të jetë një zgjidhje e cila do të jetë e mirë si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Kam besim se nga mënyra si po duket dhe përkushtimi i partnerëve tanë evropian, bashkë me mbështetjen amerikane për këtë proces do të arrijmë atje”, shtoi ai.

I pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Escobar tha se të njëjtat e kanë ndihmuar krijimin e besimit mes palëve.

“Sa i përket zotimeve të Uashingtonit, ne kemi besuar atëherë dhe ende besojmë se ato zotime kanë ndihmuar për të krijuar një besim mes palëve. Ne besojmë se aplikimi i vazhdueshëm i këtyre zotimeve është mënyrë për të krijuar një hapësirë diplomatike për vazhdimin e dialogut. Ne i shohim ato zotime si masa për ndërtimin e besimit në mbështetje të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, theksoi ai.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, Escobar bashkë me Lajçak do të qëndrojnë në Serbi.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara