Lajmet

Putin për herë të parë përdori termin “luftë” qëkur nisi pushtimin e Ukrainës dhjetë muaj më parë

Përdorimi i këtij termi nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin të enjten përdori fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë që ai ka përdorur këtë term ndryshe nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes gjatë kësaj kohe duke quajtur pushtimin si një “operacion special ushtarak”, dhjetë muaj pasi filloi.

“Qëllimi ynë të ndryshojmë rrjedhën e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin në një konferencë në Moskë, pasi mori në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore. “Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”.

Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për këdo që dënohet.

Kështu që përdorimi i këtij termi nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.

Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburg, i cili u largua nga Rusia për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës, tha të enjten se ai iu kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht Putinin për “përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë”.

“Nuk kishte asnjë dekret për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak, nuk u shpall luftë”, shkroi Yuferev në Twitter. “Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën”.

Një zyrtar amerikan i tha CNN-it se vlerësimi i tyre fillestar ishte se komenti i Putinit nuk ishte i qëllimshëm dhe me gjasë ishte rrëshqitje. Sidoqoftë, zyrtarët do të vëzhgojnë nga afër për të parë se çfarë thonë figurat brenda Kremlinit për këtë në ditët në vijim

Lajmet

PDK kërkon nënshkrimet e opozitës dhe shumicës për seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me qëllim votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se deri më tani janë siguruar 29 nënshkrime – 22 nga grupi parlamentar i PDK-së dhe 7 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sipas Rregullores së Kuvendit nevojiten së paku 40 nënshkrime.

Hamza konfirmoi se i kanë dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit dhe u kanë kërkuar mbështetje me nënshkrime deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“PDK-ja po pret dhe po kërkon që të thirret seanca në mënyrë që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë joserbe që të na japin nënshkrimet, meqë kërkojmë me ngulm që ky ligj të miratohet”, deklaroi Hamza. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Lajmet

Pas tensioneve në Prishtinë, Sindikata e Policisë shpreh mbështetje për zyrtarët në terren

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të fundit në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në një komunikatë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, Sindikata ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është e drejtë themelore që duhet të respektohet, por nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

“SPK dënon fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë që janë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Sindikata ka theksuar se policët nuk janë palë në debatet politike, por profesionistë që kanë për detyrë zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë.

Ajo ka shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në terren dhe ka bërë thirrje që dallimet politike të mos shndërrohen në përplasje me ta.

“Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Sipas SPK-së, çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është anëtar i një familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi pas përfundimit të ndërrimit.

Në fund, Sindikata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional, duke theksuar se çdo veprim ndaj tyre duhet të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo të përkatësisë apo qëndrimeve politike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara