Lajmet

Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-kryeministrit japonez Abe, thotë Kremlini

Abe u qëllua për vdekje në një tubim të fushatës këtë muaj.

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, tha Kremlini të hënën.

Jo, Putin nuk ka plane të vizitojë Japoninë dhe të marrë pjesë në funeralin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Rusia ende nuk ka vendosur për praninë e vendit në funeral.

Qeveria japoneze ka njoftuar të gjitha vendet me të cilat ka lidhje diplomatike, përfshirë Rusinë, për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe, tha të hënën Zëvendës Shefi i Sekretarit të Kabinetit, Yoshihiko Isozaki.

E përditshmja japoneze Sankei raportoi të shtunën se Tokio priret të mos lejonte Putinin të merrte pjesë në funeralin e caktuar për në 27 shtator.

Abe u qëllua për vdekje në një tubim të fushatës këtë muaj. /UBTNews/

Lajmet

​Subvencionimi i energjisë elektrike, Murati tregon numrin e familjeve përfituese

Published

on

By

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se 72 mijë familje janë përfituese nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cënueshme, masë kjo e cila mbështetet financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian.

Ministri Murati në një video të punblikuar në Facebook, deklaron se familjet përfituese subvencionimin do të mund ta shohin në llogarinë e tyre online me furnizuesin e energjisë elektrike apo edhe gjatë ditëve në vijim kur pranojnë faturat e energjisë elektrike në formë fizike, transmeton KosovaPress.

“Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura në e-Kosova vetëm se duhet të kihet parasysh që kriteret duhet të plotësohen dhe për të përfituar që familja të ketë më pas se 100 mijë euro vlerë të pronave të paluajtshme që anëtarët e familjes kanë në pronësi si dhe të ardhurat mesatare mujore për një anëtar të familjes duhet të jenë më pak se 150 euro. Kjo përkthehet që për një familje katër anëtarësh të ardhurat duhet të jenë më pak se 600 euro”, deklaron ministri Murati.

Ai thekson se si qeveri do të vazhdojnë me mbështetjen e të gjithëve e sidomos atyre që kanë më së shumti nevojë.

Continue Reading

Lajmet

​Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit për Buxhet të Parlamentit të Bavarisë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, të kryesuar nga Josef Zellmeier.

Konjufca e njoftoi kryetarin e komisionit Josef Zellmeier me synimet dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sigurinë, shtetin e së drejtës dhe për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë, duke i quajtur këto një parakusht të domosdoshëm të zhvillimit ekonomik.

Po ashtu, ai shtoi se Kuvendi i Kosovës aktualisht është i angazhuar me miratimin e buxhetit për vitin 2025, që prek çdo qytetar dhe që paraqet një vizion për t’ia kthyer atyre në mënyrën më të mirë të mundshme atë buxhet të grumbulluar prej vetë atyre.

Pasi i falënderoi për vizitën e tyre, kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Gjermanisë, si në të shkuarën ashtu edhe aktualisht.

Ai potencoi se për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve kontribut të madh ka edhe mërgata e Kosovës që jeton dhe punon në Gjermani, duke përfshirë edhe rajonin e Bavarisë, e që në këtë mënyrë ata i kanë sjellë edhe më afër dy vendet.

Derisa Zellmeier, në emër të tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu nevojën e thellimit të raporteve të mira, sidomos mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Bavarisë.

Ai shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe nevojën për tejkalimin e sfidave që dalin përpara.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët

Published

on

By

Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok dhe të Snapchat në Shqipëri”, tha Rama.

Rama përmendi si shembull edhe përvojat e shteteve të tjera, sikurse Australia, ku po tentohet ndalimi i qasjes në rrjetet sociale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare apo Franca dhe Spanja, ku fillimisht është vendosur që fëmijët deri në 14 vjeç të mos hapin llogari online. Së fundi, në këto dy shtete ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Rama theksoi se propozimi do të paraqitet për diskutim me prindërit, ku do të angazhohen të gjitha shkollat për të marrë një vendim sa më demokratik, për një problem, që ai e konsideroi të madh dhe të ndërlikuar, sa i përket përmbajtjes dhe zgjidhjes.

Duke folur për vrasjen e një 14-vjeçari, Rama tha se kjo është një tragjedi që kërkon që shoqëria dhe shteti shqiptar të dalin me një përgjigje sa më efektive.

Një tjetër masë që do të merret për të garantuar sigurinë në shkolla, sipas Ramës është që së shpejti çdo klasë dhe çdo shkollë do të monitorohet me kamera.

“Siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente, të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi, dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se së shpejti do të prezantohet publikisht projektin dhe do të nisë puna për zbatimin e tij, i cili synohet të përmbyllet në harkun e 20 muajve, që do të shtrihet më pas në shkolla.

“Praktikisht prindërit do mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijët e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre”, tha ai.

Rama theksoi se prej disa vitesh në shkolla ndalohet mbajtja e telefonave celularë, por tha se është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli.

Vrasja e 14 vjecarit, nxënës i shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në qendër të Tiranës tronditi Shqipërinë të hënën, më 18 nëntor. Vrasja me thikë u krye nga një tjetër nxënës i kësaj shkolle i cili është arrestuar./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme

Published

on

By

Në Ditën Botërore të Fëmijëve është thënë se Kosova ka hartuar politika dhe veprimet që përmirësojnë të drejtat e fëmijëve në vend. Në takimin e Komitetit Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi se investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme.

Derisa, ka përmendur politikat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv, Kurti tha se për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisin mbështetjen përmes politikave sociale.

“Jemi bashkë sot dhe të përbashkuar çdo ditë në bindjen që investimi për fëmijët është rruga e duhur për ndërtimin e së ardhmes të qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi ynë kuptimplotë për të rritur breza të shëndosh e të edukuar. Për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisim mbështetjen përmes politikave sociale duke u siguruar që askush të mos mbetet prapa që çdo fëmijë të rritet në mjedis të siguritë që u mundëson përmbushjen e potencialit të tyre. Për këtë kemi bërë politika të reja për fëmijët dhe familjen, fëmijëve po iu ndajmë shtesa për herë të parë pas luftës”, tha Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se fëmijët janë e ardhmja dhe e gjithë puna është e koncentruar drejt zhvillimit të tyre.

Nagavci tha se kërkesat dhe nevojat e fëmijëve janë në qendër të politikave të këtij dikasteri që udhëheqë ajo.

“Duhet t’i dëgjojmë fëmijët duke u kushtuar vëmendje të plotë zërit të tyre të sinqertë në mënyrë që dhe t’ua plotësojnë në mënyrën më të mirë kushtet. Edhe në Ministrin e Arsimit, politikat tona janë të padiskutueshme që fëmijët janë në qendër. Për çdo ditë në proceset e zhvillimit të arsimit dhe politikat në vendimmarrjen tonë, dhe po ashtu fëmijët janë të përfshirë në të gjitha proceset që ndodhin në Ministrinë e Arsimit dhe politika që dalin nga ana jonë”, tha Nagavci.

Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministri, Habit Hajredini u shpreh se kanë arritur të themelojnë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të zhvillojmë planet e punës në nivel lokal, dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformën për të drejtat e fëmijëve që jep mundësi gjitha institucioneve, sektorit vetë fëmijëve…Sipas ligjit në fuqi jemi të obliguar të raportojmë në Konventën për të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijëve, me angazhimin e madh të gjitha ministrive dhe autoriteteve tjera në nivel lokal të sektorit të shoqërisë civile ne kemi arritur që të hartojmë raportin e parë shtetëror dhe ta përcjellim në Gjenevë“, tha ai.

Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko ka përshëndetur të gjitha politikat dhe progresin që Kosova ka bërë për të drejtat e fëmijëve, por potencoi se për vitin 2025 pritet të përmirësohet mirëqenia e fëmijëve.

“Zbatimi i reformave të planifikuara të skemave të asistencës sociale që mban potencialin që në mënyrë domethënëse të zvogëloj varfërinë dhe përmirësoj mirëqenien e fëmijëve veçanërisht të familjeve të mëdha. Por, duhet financime të qëndrueshme për shërbimet sociale në nivel komunal. Këtu kemi zbrazëtira. Investime gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar qasjen në edukimin e fëmijërisë së hershme duke përfshirë modelin e bazuar në komunitet”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi u shpreh se ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë.

Ajo kërkoi vëmendje më të madhe në këtë drejtim, ndërsa e përshëndeti edhe rritja e buxhetit për vitin 2025 për këtë çështje.

“Njohim progresin e bërë gjatë vitit 2024, rritja e shtesave por fëmijët dhe reformës rreth asistencës sociale më në fund pas 20 vitesh po trajtohet diskrimini që është bërë ndër vite për fëmijët për përfitimin e asistencës sociale. Tek mirëqenie sociale krahas progresit duam të parashtrojmë kërkesat tona si koalicioni, viti 2024 ka qenë le të themi vit i krizës për shërbime sociale dhe ofrues të shërbimeve sociale sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe kjo ka ndodhur edhe si pasojë e përfundimit të projekteve dhe programeve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Fatkeqësisht shërbimet sociale në masë të madhe mbesin të varura nga donatorët dhe kjo çështje duhet adresuar”, theksoi ajo.

Në këtë takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë të cilët shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me qasjen për personat me aftësi të kufizuara, digjitalizimin dhe sigurinë në shkollat e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara