Lajmet

Putin mban një telefonatë me kreun e Autoritetit Palestinez

Published

on

Vladimir Putin sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ata diskutuan mënyrat për të de-përshkallëzuar konfliktin në Gaza si dhe përpjekjet për ndihma humanitare, tha Kremlini. Ai tha gjithashtu se z. Abbas ra dakord të vizitonte Rusinë në një datë të mëvonshme.

Rusia dhe presidenti i saj kanë mbështetur fuqishëm Gazën dhe kanë kundërshtuar veprimet ushtarake izraelite – duke mbështetur zyrtarisht thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në OKB.

Putin akuzoi gjithashtu Izraelin se po mendon taktika të krahasueshme me rrethimin brutal të Leningradit nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore./UBTNews/

Bota

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Published

on

Ukraina ka nisur një sulm të madh me të paktën 361 dronë që synonin Rusinë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të shkurtër në rafinerinë e madhe të naftës Kirishi në veriperëndim të Rusisë, thanë zyrtarët rusë të dielën.

Ata kanë raportuar se nuk ka të lënduar, por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të paktën 361 dronë ishin rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë katër bomba ajrore të drejtuara dhe një raketë HIMARS të prodhuar në SHBA.

Ndërsa fuqitë botërore flasin se si t’i japin fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, lufta e dronëve është përshkallëzuar, me dronë rusë të rrëzuar në Poloninë anëtare të NATO-s dhe sulme nga Ukraina kundër rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandër Drozdenko, tha se tre dronë u shkatërruan në zonën Kirishi dhe një zjarr i shkaktuar nga rënia e mbeturinave ishte shuar.

Komanda e dronëve të Ukrainës konfirmoi se sulmoi rafinerinë dhe tha se kishte kryer një sulm të suksesshëm, shkruan Reuters./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Valencias në xhiron e katërt të kampionatit Spanjoll me rezultat 6-0.

Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 29-të të takimit, me anë të Fermin Lopez.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat derisa pjesa e dytë ishte goleadë. Raphina realizoj në minutën e 53-të dhe 3 minuta më pas Lopez shënoi golin e dytë personal.

Edhe Raphina në minutën e 66-të shënoj për 4-0, derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Lewandowski shënoj dy gola brenda dhjetë minutave për rezultatin përfundimtar 6-0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 15-të me 4 pikë gjithsej./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Published

on

Në vitin 2007, Kombet e Bashkuara shpallën 15 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, një ditë të caktuar për të reflektuar mbi gjendjen e demokracisë në mbarë botën dhe përpjekjet e nevojshme për ta mbështetur atë.

Demokracia nuk është vetëm një qëllim përfundimtar, por një proces i vazhdueshëm që kërkon pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare, qeverive kombëtare, shoqërisë civile dhe individëve.

Vetëm përmes kësaj përpjekjeje kolektive mund të realizohen idealet e demokracisë për të gjithë, kudo.

Një komponent themelor i një demokracie të shëndetshme është liria e shprehjes, e cila është e sanksionuar në Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kjo e drejtë siguron që të gjithë të kenë lirinë të kenë mendime pa ndërhyrje dhe të kërkojnë, marrin dhe përhapin informacione dhe ide përmes çdo medie, pavarësisht kufijve. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së saj, liria e shprehjes shpesh kërcënohet nga disa qeveri dhe disa njerëz në pushtet që kërkojnë të shtypin zërat kundërshtues.

Duke shënuar Ditën e 18-të Ndërkombëtare të Demokracisë 2025, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, theksoi “guximin e njerëzve kudo që po formësojnë shoqëritë e tyre përmes dialogut, pjesëmarrjes dhe besimit”, duke i konsideruar këto përpjekje si më jetësore se kurrë “në një kohë kur demokracia dhe sundimi i ligjit janë nën sulm nga dezinformimi, përçarja dhe hapësira qytetare në tkurrje”.

Kjo ditë shërben si një thirrje për veprim për të gjithë që të angazhohen në diskutime rreth demokracisë, të mbështesin iniciativat që mbështesin vlerat demokratike dhe të avokojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. /S.K/KP/United Nations/

Continue Reading

Aktualitet

James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës

Published

on

E përditësuar

08:05

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të dëshmoj sot para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 9 shtator 2025, Trupi Gjykues pranoi si prova disa aktekspertiza të dorëzuara nga Mbrojtja e Viktimave dhe një provë materiale të dorëzuar nga Mbrojtja.

Gjykatësit nuk pranuan një provë materiale tjetër që u kërkua të pranohej nga Mbrojtja.

Më 8 shtator 2025, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të vendosur disa garanci gjatë pyetjeve të dëshmitarëve të thirrur nga ekipet e tjera të Mbrojtjes.

Këto përfshinin kufizimin e objektit të pyetjeve dhe moslejimin e palëve që pyetjet në cilësinë e palës jothirrëse të jenë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e një të akuzuari që nuk e ka thirrur atë dëshmitar.

Në vendim, Trupi Gjykues shpjegoi se, kuadri i lejuar dhe kufizimet e pyetjeve nga palët jothirrëse janë të përcaktuara në Rregulloren e Procedurës dhe Provave dhe në Urdhrin e Trupit Gjykues për Zhvillimin e Gjykimit.

Palët mund t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve lidhur me temat e trajtuara nga pala thirrëse si dhe lidhur me besueshmërinë e dëshmitarit, dhe në përgjithësi janë të autorizuara t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve për aspekte që lidhen me argumentet e tyre, me kusht që dëshmitari të jetë në gjendje të japë dëshmi relevante për lëndën.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Përndryshe Rubin nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara