Lajmet

Putin i kërkon OKB-së të lirojë dërgesat e plehrave nga portet evropiane

Rusia i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të shtyjë Perëndimin të heqë disa sanksione.

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin tha se problemet në lidhje me eksportet bujqësore të Rusisë mbeten.

Sipas tij, disa plehra ruse ende kanë ngecur në portet evropiane.

Rusia i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të shtyjë Perëndimin të heqë disa sanksione për të siguruar që Moska të mund të eksportojë lirshëm plehrat dhe produktet e saj bujqësore – pjesë e marrëveshjes historike të drithit të Detit të Zi, për të cilën Moska thotë se nuk është zbatuar./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet mjeku nga Vushtrria për ryshfet

Published

on

Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit, ku bëhet e ditur se i dyshuari është Avdullah Vojvoda, e që po i njëjti ishte denoncuar vitin e kaluar edhe për sulm seksual ndaj një pacienteje. 

Për këtë kanë njoftuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohen zëvendësministri dhe këshilltari i Duda Balje

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllarin dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç nga pozita e tyre aktuale.

Sipas burimeve vendimi është marrë ditën e djeshme më 27 tetor.

Ndryshe, deputetja Balje, nuk e votoi qeverinë e prezantuar nga Kurti, e cila mori vetëm 56 vota./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi tashmë e ka humbur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C dhe se bota duhet të ndryshojë menjëherë drejtimin për të shmangur pasoja katastrofike.

Në një intervistë dhënë përpara samitit të klimës Cop30, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin brazilian Belem, Guterres tha se tejkalimi i kufirit të vendosur me Marrëveshjen e Parisit është i pashmangshëm dhe do të ketë pasoja shkatërruese për planetin.

“Le ta pranojmë dështimin tonë. E kemi humbur mundësinë për ta ndaluar tejkalimin e 1.5 gradëve në vitet e ardhshme, dhe pasojat do të jenë të rënda-nga Amazonia, në Grenlandë e deri në Antarktidën Perëndimore”, ka deklaruar ai, raportoi të hënën “The Guardain”.

Sipas kreut të OKB-së, prioriteti kryesor në Cop30 duhet të jetë ndryshimi i menjëhershëm i kursit, për ta bërë tejkalimin sa më të shkurtër dhe me ndikim sa më të vogël, në mënyrë që të shmangen situatat që mund të çojnë në ndryshime të pakthyeshme në ekosistemet e mëdha si pyjet e Amazonës, Arktiku apo oqeanet.

Guterres theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të shkencëtarëve, angazhimet e shteteve kanë qenë të pamjaftueshme.

Deri më tani, vetëm 62 nga 197 vende kanë dorëzuar planet kombëtare të veprimit klimatik, ndërsa për të ruajtur kufirin e 1.5°C, shkurtimi i emetimeve duhet të arrijë 60%.

Megjithatë, ai nuk e sheh objektivin të humbur përfundimisht.

“Nëse veprojmë me vendosmëri tani, është ende e mundur që pas një periudhe të shkurtër tejkalimi, temperaturat të bien sërish në nivelin e synuar deri në fund të shekullit”, është shprehur ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Të kërkuara