Bota

Putin emëron Alexander Darchiev si ambasador në Shtetet e Bashkuara

Published

on

Alexander Darchiev, drejtor i Departamentit të Atlantikut të Veriut të Ministrisë së Jashtme ruse, është emëruar si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për këtë çështje.

Me këtë dekret emëroj Alexander Nikitich Darchiev si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Federatës Ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vëzhgues të përhershëm të Federatës Ruse në Organizatën e Shteteve Amerikane në Uashington”, thuhet në dekretin e publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik.

Sipas ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, një marrëveshje për të siguruar emërimin sa më të shpejtë të ambasadorëve rusë dhe amerikanë u arrit në bisedimet Rusi-SHBA të 18 shkurtit në Arabinë Saudite. Anatoli Antonov, i dërguari i mëparshëm i Rusisë në SHBA, përfundoi misionin e tij në Uashington në tetor 2024.

Bota

Presidentja e KE-së, Von der Leyen: Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa po përballet me një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”.

Von der Leyen foli në hyrje të takimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në të cilën ajo është anëtare, përpara mbajtjes së Samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.

Ajo theksoi se janë mbledhur për një samit të jashtëzakonshëm që do të fillojë në orët në vijim. “Jemi në një kohë të jashtëzakonshme ku shohim se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Ne duhet ta vendosim Evropën në një pozicion ku ajo të mund të vetëmbrohet dhe të mbrojë“, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së potencoi rëndësinë e vendosjes së Ukrainës në një pozicion për të mbrojtur veten dhe për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ajo njoftoi në këtë drejtim do t’u prezantojë liderëve një plan të ri të quajtur “ReArm” i cili synon të riarmatosë rajonin duke rritur shpenzimet e mbrojtjes të Evropës.

Pasi bëri të ditur se plani i ri kap vlerën prej 800 miliardë euro, Von der Leyen tha: “Ai u siguron vendeve anëtare më shumë mjete financiare për shpenzime ushtarake dhe ofron mundësinë për furnizime të përbashkëta në nivel evropian. Si një pikë shumë e rëndësishme mund të sigurojë dobi edhe ndaj Ukrainës, sepse falë këtij plani vendet anëtare mund të investojnë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës ose të furnizojnë kapacitete ushtarake dhe t’ia japin ato Ukrainës“.

Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel dhe do të diskutojnë mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrat për të rritur shpenzimet për mbrojtjen e Evropës.

Continue Reading

Bota

“Ai do të zhduket përgjithmonë”- Reagimi i Medvedev pas fjalimit të Macron

Published

on

By

Rusia ka reaguar me përbuzje ndaj fjalimit të Emmanuel Macron, drejtuar kombit francez, ku paralajmëroi se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Francën dhe Evropën.

Figura të larta ruse, përfshirë ligjvënës, hodhën poshtë deklaratat e Macron, duke i cilësuar ato si nxitëse të frikës dhe e akuzuan presidentin francez për krijimin e tensioneve të panevojshme. Konstantin Kosachev, senator i lartë rus, e quajti deklaratën e Macron si një keqinterpretim të thellë të veprimeve të Rusisë, duke thënë se Moska thjesht po reagonte ndaj zgjerimit të NATO-s dhe jo duke ndjekur një politikë agresioni.

Një analizë e tillë e gabuar çon në gabime fatale,” tha Kosachev, duke shtuar se presidenti francez po mashtronte qytetarët dhe aleatët e tij.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, nuk ngurroi të tallte presidentin francez, duke e quajtur atë “Micron”. Medvedev tha se Macron do të zhduket nga skena politike në vitin 2027, vit që përkon me përfundimin e mandatit të tij të dytë si president i Francës.

Vetë Micron nuk përbën kërcënim. Ai do të zhduket përgjithmonë jo më vonë se 14 maj 2027 dhe ai nuk do të mungojë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, gjithashtu i kundërpërgjigj Macron-it, duke u tallur me pohimin e tij se Franca ka ushtrinë më efektive në Evropë, dhe sugjeroi që ai mund të dëshirojë ta vendosë këtë pretendim në provë.

Ndërkohë, komentatorët e lidhur me Kremlinin e akuzuan Macron për shtrembërimin e realitetit, me

Në fjalimin e tij të mbajtur më 8 mars 2024, Macron e cilësoi Rusinë si një kërcënim të qartë dhe të pranishëm për Evropën dhe e përshkroi luftën në Ukrainë si një “konflikt global”. Ai theksoi se Rusia ka mobilizuar ushtarë të Koresë së Veriut dhe pajisje iraniane për të ndihmuar këto shtete të armatosen dhe për të forcuar ndikimin e saj në kontinentin evropian.

Macron gjithashtu theksoi se Rusia po shkel kufijtë dhe po zhvillon aktivitete destabilizuese, duke përfshirë sulme dixhitale ndaj spitaleve dhe përpjekje për të manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi. “Rusia po përpiqet të manipulojë opinionet tona me gënjeshtra të përhapura në rrjetet sociale,” tha ai.

Continue Reading

Bota

​Zelanda e Re shkarkon ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar pas komenteve kundër Trump-it

Published

on

By

Zelanda e Re ka shkarkuar ambasadorin e saj më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Goff, pas komenteve të tij që vinin në dyshim njohuritë historike të presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një eventi në Londër, Goff krahasoi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, e cila i dha Adolf Hitlerit kontrollin mbi një pjesë të Çekosllovakisë. Ai kujtoi kritikën e Winston Churchill ndaj marrëveshjes dhe shtoi: “Presidenti Trump e ka rikthyer bustin e Churchill në Zyrën Ovale. Por mendoni se ai e kupton vërtet historinë?”

Komentet e tij u cilësuan si “thellësisht zhgënjyese” dhe e bënë të “papranueshme” mbajtjen e tij në detyrë, tha Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters. Shkarkimi erdhi pasi Trump pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën pas një debati të ashpër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Goff e krahasoi Trumpin me Churchill-in, i cili, megjithëse i shkëputur nga qeveria britanike, e kundërshtoi Marrëveshjen e Mynihut, duke e parë atë si një dorëzim ndaj kërcënimeve të Gjermanisë Naziste. Ai citoi edhe fjalët e Churchill drejtuar kryeministrit të atëhershëm britanik, Neville Chamberlain: “Kishit zgjedhjen mes luftës dhe turpit. Zgjodhët turpin, por do të keni edhe luftën”.

Continue Reading

Bota

Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Published

on

By

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake.

Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

 

Continue Reading

Të kërkuara