Lajmet

“Pushtimi i Ukrainës është kërcënimi më i madh për Evropën që nga lufta e ftohtë”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se ky është një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.

Publikuar

Pushtimi rus i Ukrainës është kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Ftohtë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Lloyd Austin tha se ky është një sulm ndaj “rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla që na mbajnë të gjithëve të sigurt”, gjatë takimit të dhjetë të aleancës prej 54 kombesh që quhet Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

“Vendet këtu sot e kuptojnë rrezikun e luftës së zgjedhur të Rusisë – si për popullin ukrainas ashtu edhe për botën”, tha ai.

“Ky është kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla që na mbajnë të gjithëve të sigurt”, shtoi ai./UBTNews/

Lajmet

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Gjonbalaj

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Gjonbalaj në Prishtinë.

I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Avdi Gjonbalaj.

Avdi Gjonbalaj, inxhinier i hidroteknikës me profesion, kishte njohuri të thella për lëminë e ujërave në Kosovë e Ballkan, që përveç kontributit të pareshtur e të parezervë sa ishte në jetë, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar të qëndrimeve, analizave, studimeve e kërkimeve arkivore. Ai mbikëqyri punimet dhe ndoqi të gjitha fazat e ndërtimit të sistemit të ujitjes ”Ibër-Lepenc’ ku gjendet dhe diga e liqenit akumulues të Ujmanit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mustafa: Kur Qeveria e quan Kosovën “projekt të përkohshëm”, s’është çudi që kështu na trajton edhe BE-ja

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se “nuk është për t’u çuditur” që Bashkimi Europian ua hoqi vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasporta të lëshuara nga Serbia.

Mustafa përmendi se “ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur projekt i përkohshëm”.

“Kur Qeveria e Kosovës vullnetarisht shkëputë çdo bashkërendim, çdo lidhje dhe çdo përkrahje të secilit aleat, të secilit garantues të pavarësisë dhe vet shtetësisë së Kosovës; kur Qeveria e Kosovës vetizolohet ndaj përkrahjes së aleatëve jetik; kur ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur “projekt i përkohshëm”… nuk është për t’u çuditur kur edhe të tjerët fillojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai tha se vendimi i BE-së është për keqardhje, por jo i papritur.

“Është për keqardhje vendimi i BE-së për të legjitimuar pasaportat ilegale të lëshuara nga e ashtuquajtura “drejtori koordinuese e Serbisë”. Për keqardhje, por jo e papartishme. BE thjeshtë ka vepruar sipas marrëveshjes së Ohrit Kurti-Vuçic të vitit 2023 që ju ofron komunave serbe vet-menaxhim të plotë përmes autonomisë së plotë territoriale, administrative, buxhetore, diplomatike, arsimore, kulturore…”, shkroi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq mbyllen përkohësisht nga inspektorati

Publikuar

nga

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ky noftim ka ardhur nga ministria e Ndwrmarrwsisw, Tregtisw dhe Industrisw duke thwnw se ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi. Kujdes! Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiaë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim”, pwrfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një muaj paraburgim për të arrestuarit që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu

Publikuar

nga

Dy personave që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themlore Mitrovicë – Dega në Vushtrri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri”, thuhet në njoftim

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara