Aktualitet

Publikohet raporti “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin?”

Procedura emergjente u inicua më 16 tetor të vitit 2020.

Published

on

KDI po mban diskutimin për raportin “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin? – Si dështoi MSH për të siguruar Remdesivirin për pacientët me COVID-19?”.

Agon Hysaj nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se në Kosovë, përdorimi i remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 u rekomandua përmes Udhërrëfyesit Klinik për Mrnaxhimin dhe Trajtimin e COVID-19. Procedura emergjente u inicua më 16 tetor të vitit 2020, ku dy kompani u ankuan, më pas tenderi është kthyer në rivlerësim.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët vazhdonin të blenin vetë këtë produkt. Edhe pse MSh e ka anuluar tenderin, nuk ka pasur komunikim institucional. Tenderi është anuluar dhe spitalet kanë vazhduar ta përshkruanin remdesivirin”, ka thënë ai.

Më tej, ai shtoi se në qershor të vitit 2020 u nënshkrua kredia me institucionin Ndërkombëtar për Zhvillim, ku sipas marrëveshjes mjetet financiare që shpenzohen përmes prokurimit, i nënshtrohen Rregullave të Prokurimit të Bankës Botërore.

“Procedura e Prokurimit për blerje të remdesivir është zhvilluar vetëm në shtator të vitit 2021, janë blerë vetëm 7920 njësi me çmim 12.99 euro. Blerjet përmes UNOPS nuk janë fare transparente”, ka shtuar ai.

Ai ka rekomanduar që qytetarët të kërkojnë rimbursimin e barnave që kanë blerë gjatë kësaj periudhe.

Për këtë edhe deputeti Bekim Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kërkojnë nga MSh që t’u rimbursohen mjetet qe kanë shpenzuar.

“Nuk evidentohet që ka hyrë ndonjë bari remdesivir. Pyetja është si se si ka hyrë ky bari në vitin 2020. Si mundet që ta blejë një bari që nuk evidentohet në doganë”, ka deklaruar ai.

E, anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tha se vazhdon të përshkruhet për përdorim remdesiviri.

“Në treg ka pasur produkte me prejardhje të ndryshme. Remdesiviri është siguruar me çmime të ndryshme nga barnatore të ndryshme. Nuk ka qenë problemi vetëm me remdesivirin por edhe me produkte të tjera. Kostoja e trajtimit një pacienti që është trajtuar në spitale ka qenë 3 mijë”, ka deklaruar ai.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara