Aktualitet

AUV ndalon importin e shpezëve nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri

Kjo për shkak së paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit.

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri.

“Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinj”, thuhet në komunikatën e AUV.

Tutje në komunikatë thuhet se “Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë”.

Aktualitet

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pakujdesshme”

Published

on

By

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po zgjedhin një “aventurë ushtarake të pakujdesshme” sa herë që një zgjidhje diplomatike ndodhet mbi tavolinë.

Përmes një postimi në platformën X, Araghchi deklaroi se iranianët nuk do t’i nështrohen kurrë presionit, ndërkohë që të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve në Ngushticën e Hormuzit.

Ai ngriti pikëpyetje nëse kjo është një taktikë e thjeshtë presioni apo rezultat i manipulimit të Presidentit Donald Trump nga faktorë sabotues për ta futur atë në një tjetër vorbull lufte.

Pavarësisht këtyre përplasjeve, Trump është shprehur se armëpushimi mbetet i paprekur, i cili synon të mundësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftës që SHBA dhe Izraeli nisën në shkurt. Sipas Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, Irani pritet t’u përgjigjet propozimeve amerikane këtë të premte. Gjatë një vizite në Itali, Rubio deklaroi se shpreson që oferta e Iranit të jetë serioze.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi të enjten se Irani kishte lëshuar raketa, dronë dhe mjete lundruese drejt tre anijeve luftarake amerikane në atë që e cilësoi si një sulm të paprovokuar.

Nga ana tjetër, komanda e lartë ushtarake e Iranit pretendoi se SHBA-ja kishte shënjestruar një cisternë nafte iraniane dhe një anije tjetër që po i afrohej Ngushticës së Hormuzit, duke kryer gjithashtu sulme ajrore në disa zona bregdetare.

Irani ka mbajtur kontrollin e Ngushticës dhe ka sulmuar aleatët e SHBA-së në Gji si hakmarrje, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë, pasi kjo pikë kyçe shërben për transportin e 20% të naftës dhe gazit në botë. /BBC

Continue Reading

Lajmet

MINT gjobit KEDS-in edhe me 35 mijë euro pas parregullsive me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Komisioni verifikues në kuadër të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) po vazhdon me verifikimin e njehsorëve elektrikë pas ankesave të shumta të qytetarëve, proces ky që ka rezultuar me masa ndëshkimore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se pas kontrolleve laboratorike të 16 njehsorëve, janë gjetur shkelje të rënda, për çka Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.

Nga analizat e detajuara laboratorike, në gjashtë raste është vërtetuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në gjashtë raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, inspektorët kanë konstatuar një rast të heqjes së miratimit të tipit të njehsorit, ndërkohë që tre pajisje të tjera janë ende në proces të ekzaminimit të mëtutjeshëm.

MINTI dhe Agjencia e Metrologjisë kanë bërë të ditur se ky aksion nuk do të ndalet me aq. Verifikimet do të vazhdojnë intensivisht edhe në ditët në vijim për të garantuar që çdo pajisje matëse funksionon sipas standardeve ligjore, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga faturimet e pasakta dhe sigurimin e transparencës në tregun e energjisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria synon mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në: Plotësohen 27 piketa kyçe

Published

on

By

Shqipëria ka hyrë në një etapë intensive teknike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar tashmë në përmbushjen e detyrimeve konkrete ekonomike dhe shoqërore. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka bëri të ditur se vendi po punon për mbylljen teknike të 10 kapitujve të parë, të cilët mbulojnë 27 nga 101 piketat totale të përcaktuara nga Brukseli.

Sipas ministres Dhuka, Shqipëria ka bërë hapa domethënës në fusha si marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, për të cilat pritet vlerësimi përfundimtar nga Komisioni Evropian. Përparim është shënuar edhe në kapitujt që lidhen me pronësinë intelektuale, prokurimin publik dhe politikat monetare. Deri më tani, janë realizuar 92 nisma të rëndësishme që kanë mundësuar përmbushjen e 24 piketave të ndërmjetme, duke marrë vlerësime pozitive nga partnerët evropianë.

Një peshë të rëndësishme në këtë proces luan reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Dhuka vlerësoi rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nismat për lobimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit. Paralelisht, vëmendje u është kushtuar të drejtave themelore, mbrojtjes nga diskriminimi dhe forcimit të lirisë së medias përmes ndryshimeve në Kodin Penal.

Në përfundim, Kryenegociatorja theksoi se Shqipëria po dëshmon seriozitet institucional në ndërtimin e një shteti që garanton rendin dhe drejtësinë sipas standardeve të BE-së. Sipas saj, kalimi nga faza e besimit politik në atë të rezultateve teknike është prova më e madhe e progresit të vendit në rrugën evropiane.

 

Continue Reading

Sport

Rashica kërkohet nga Bashakshehiri: Detajet e ofertës turke

Published

on

By

Trajneri i Bashakshehirit, Nuri Shahin, e ka vendosur yllin dardan në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar, duke kërkuar me ngulm transferimin e tij për të përforcuar repartin ofensiv.

Për të realizuar këtë operacion, klubi i Bashakshehirit është i gatshëm të paguajë një shifër prej 3.5 milionë eurosh, ndërsa raportohet se Beshiktashi tashmë ka dhënë pëlqimin e parë për këtë ofertë.

Edhe pse 29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, ai nuk duket se bën pjesë në planet e “Shqiponjave të Zeza” për sezonin e ardhshëm, gjë që e bën kalimin e tij te Bashakshehiri mjaft të mundshëm.

Negociatat zyrtare mes klubeve pritet të nisin shumë shpejt, teksa Bashakshehiri, që aktualisht mban vendin e gjashtë në kampionat, synon të shfrytëzojë kualitetet e Rashicës për t’u rivalizuar me kreun e tabelës, ku Beshiktashi pozicionohet momentalisht në vendin e katërt.

Continue Reading

Të kërkuara