Kulturë

Publikohet “Magdalena” nga Tayna dhe Flori

Publikuar

Dy artistët e mirënjohur të skenës, Tayna dhe Flori Mumajesi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga titullohet “Magdalena”, dhe e shoqëruan me një klip të veçantë për të cilin u përkujdes produksioni “Imagine Films”.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruar Endrit Mumajesi, Tayna dhe Flori./UBTNews

Art

Ndahen çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

Publikuar

nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Çmimi për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae” postmortum është ndarë për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqi. Çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, i është ekipit realizues të projektit “Kujtesa e Kosovës rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”.

Çmimi vjetor për veprën shkencore “Zef Mirdita”, u është ndarë Kujtim Rrahmanit dhe Arbër Sadikut, ndërsa çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”, është ndarë për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve që u mbajt në parkun arkeologjik Ulpiana, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se pjesa më e madhe e çmimeve të ndara sot i kanë dhënë rëndësi pjesës së trashëgimisë shpirtërore.

“Më vjen mirë që pjesa më e madhe e çmimeve sot i kanë dhënë rëndësi pjesës së trashëgimisë shpirtërore, e cila Kosovës i duhet për ta pasuruar sa më shumë duke i treguar identitetin tonë kombëtar dhe shpirtëror. Të gjitha çmimet kanë një emër dhe mbiemër të cilët kanë një rëndësi të madhe duke filluar nga rapsodia, e cila me shekuj daton ku nëpërmes telave të sharkisë dhe çiftelisë janë kënduar këngë kreshnike, këngët e lavdisë, këngët e dashurisë, këngët e atdheut dhe janë dhënë mesazhe të ndryshme”, tha ajo.

Dumoshi u shpreh tejet e kënaqur që si ministri kanë mbështetur edhe projektin “Kujtesa e Kosovës, rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”, për të cilin projekt tha se ka synim që të pasurojë dokumentacionin e Kosovës dhe të prezantohet Kosova sa më mirë.

“Synimet tona janë më stazë të gjatë deri tek UNESCO, prandaj pikë për pikë mbushet edhe dokumentacioni edhe prezantohet Kosova ashtu siç i ka hije”, tha ajo.

Çmimi për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae” postmortum të ndarë për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqi, e ka pranuar djali i Salihut, Naim Krasniqi, i cili tha se është i lumtur që tashmë po vlerësohet krijimtaria e tyre.

“Jemi krenarë dhe jemi të lumtur që ministria më në fund mos ta them po bënë diçka për veteranët e folklorit shqiptar Salih dhe Feriz Krasniqi, njëkohësisht mund t’i quaj ambasadorë të folklorit të shekullit të kaluar”, tha ai.

Profesori Arsim Canolli në emër të ekipit realizues të projektit “Kujtesa e Kosovës rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”, pranoi çmimin vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”. Ai tha se një pjesë e historisë së Kosovës tashmë ruhet si monument i trashëgimisë kulturore e shpirtërore.

“Falënderoj shumë të gjithë ata të moshuar, pleq e plaka siç i kemi quajtur që e kanë hapur derën e shtëpisë së tyre dhe na kanë lejuar që një copë të madhe të historisë së Kosovës që ka qenë krejt prapa mureve të shtëpisë, prapa dyerve të shtëpisë dhe jo e treguar në sferën publike, tash ruhet si monument i trashëgimisë kulturore shpirtërore”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Dj Snake dhe Selena Gomez bashkojnë forcat për një projekt të ri

Publikuar

nga

Vetëm një ditë pasi konfirmuan bashkëpunimin e tyre, Dj Snake dhe Selena Gomez zbuluan datën e lasimit të projektit të ri. Kënga titullohet “Selfish Love” dhe pritet të publikohet më 4 mars.

Snake ka publikuar një video në Twitter, ku shfaqet një copëz bisede mes tij dhe Selenës, teksa rikujtojnë bashkëpunimin e tyre të vjetër, “Taki Taki”, dhe tregojnë se janë gati për një bashkëpunim të ri.

Fansat po e presin me padurim bashkëpunimin e tyre të radhës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Datëlindja e Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kombëtare

Publikuar

nga

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi, po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 85 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Ndërsa vdiq më 26 korrik të vitit 2018.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Rikthehet “Frasier”

Publikuar

nga

Shfaqja e njohur amerikane e viteve ’90, “Frasier” do të rikthehet. Në këtë shfaqje shkëlqeu Kelsey Grammer, si një psikiatër me një emision në radio.

Lajmin e konfirmoi Grammer, teksa u shpreh se mezi po pret të vazhdojë rrugëtimin e tij sikurse Dr Frasier Crane.

Nuk ka ndonjë konfirmim nëse kasta tjetër e aktorëve do të rikthehet./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara