Lajmet

Pse Rusia po urdhëron trupa në Ukrainë dhe çfarë dëshiron Putini?

Veprimet e fundit të Putinit vijnë disa ditë pasi ai prishi një marrëveshje paqeje.

Published

on

Për muaj të tërë, Vladimir Putin i Rusisë mohoi planet për të sulmuar Ukrainën, por të enjten ai njoftoi një “operacion special ushtarak” në rajonin e Donbasit në Ukrainë. Njoftimi të cilin e dha në një transmetim të drejtpërdrejtë u pasua nga raportimet për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe në pjesë të tjera të vendit.

Veprimet e fundit të Putinit vijnë disa ditë pasi ai prishi një marrëveshje paqeje dhe urdhëroi trupat në dy rajone lindore të kontrolluara nga separatistët, me fjalët e tij për të “ruajtur paqen”.

Rusia ka vendosur të paktën 200 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës në muajt e fundit dhe ka frikë se lëvizja e saj e fundit shënon hapin e parë në një pushtim të ri. Ajo që ndodh më pas mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Evropës.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2014, separatistët e mbështetur nga presidenti Putin pushtuan pjesë të mëdha të lindjes dhe që atëherë ata kanë luftuar kundër ushtrisë së Ukrainës. Kishte një marrëveshje paqeje ndërkombëtare të Minskut, por konflikti vazhdon dhe kështu udhëheqësi rus thotë se po dërgon trupa në dy zona të kontrolluara nga separatistët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka kundërshtuar kategorikisht përdorimin e fjalës ‘paqeruajtës’ nga Rusia.

Perëndimi beson se Moska po planifikon një pushtim të ri të afërt të Ukrainës, një vend prej 44 milionë banorësh që kufizohet me Rusinë dhe Bashkimin Evropian. Si fillim, u raportua për tanke që mbërrijnë në rajonin Donetsk të kontrolluar nga separatistët dhe fotot e fundit satelitore treguan trupat ruse të dislokuara brenda një distancë të shkurtër nga kufijtë e Ukrainës.

Presidenti Putin paralajmëroi Ukrainën se do të ishte përgjegjëse për gjakderdhje të mëtejshme nëse nuk i ndalonte armiqësitë në lindje. Por tashmë ka pasur një sërë incidentesh false dhe secila prej tyre mund të përdoret si pretekst për një sulm rus./UBTNews/

Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

7 prill 1993

Lajmet kryesore:

Lordi Ouen i përgjigjet letrës së dr.Rugovës

Universiteti i Prishtinës organizon protesta deri në lirimin e rektorit

Konferencë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Konferencë për shtyp e Partisë Popullore Shqiptare të Kosovës

Në Isniq të Deçanit policia serbe arrestoi disa qytetarë

Policia ishte në punktin e shkollës “Ali Sokoli”

Në Has u shënuan lëvizje të sërishme të ushtrisë serbe

Kinkel: Ka ardhur koha për sanksione masive kundër Serbisë

Bill Klinton: Millosheviqi – i ngjashëm me Sadam Hysenin

Shtypi britanik për Kosovën dhe shqiptarët

U burgos truproja e Sulejman Uglaninit

 

 

7 prill 1994

Lajm i plotë: Koment i “Bujkut” për gjendjen e gazetave dhe të revistave në Kosovë

Në një vështrim të botuar sot në gazetën “Bujku”, analizohet gjendja në fushën e botimit të gazetave dhe revistave në gjysmën e dytë të vitit 1990 dhe gjendja e tashme, kur pas një kohe sërish filluan të botohen “Fjala”, “Shkëndija”, “Kosovarja” dhe “Pionieri” si revista të trungut të “Rilindjes” dhe revistat “Zëri”, “Koha” dhe “Forumi” si botime të shoqërive aksionare. “Botimi i këtyre revistave kryesisht bëhet në shtypshkronjën e “Rilindjes”, tash nën masa të dhunshme, dhe me emërtimin e dhunshëm “Graçanica” e shpërndarjen e tyre e bën komercialja e “Rilindjes”, e cila, po ashtu është nën masa të dhunshme serbe. Përkohësisht tash vepron dinari ‘stabil’ i Avramoviqit. Për të është bërë edhe një lloj sponzorimi i jashtëm në formë të ndihmës me letër dhe mjete të tjera materiale. Për dallim nga shpalosja jonë e parë me gazeta gjatë vitit 1990 dhe 1991, tash është ndërruar tema. Revistat dhe gazetat e trungut të “Rilindjes” zunë t’i kthehen fizionomisë së vet të parë në shkencë, art kulturë dhe arsim. Ndërkaq, botimet e shoqërive aksionare zunë më pak të rroken me temat e fizionomisë së vet të parë të kaluarës sonë, të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, të ndikimit të faktorit të jashtëm dhe ndërkombëtar në fatin e Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve, të shprrallosjes së politikës hegjemoniste militante dhe kolonizuese të Serbisë, etj.

Temat dominante të këtyre botimeve tash janë marrëdhëniet politike brendashqiptare!

Dimensionet e kësaj qasje mëtojnë sensacionalizëm, nuhatje të përçarjes që arrin deri në shkallën e shprrallosjes sonë të brendshme. Në kushtet e një shoqërie të mirëfillt demokratike e të pushtetit të institucionalizuar mbi bazën e demokracisë së tipit të Perëndimit dhe përgjithësisht në kushtet e Kosovës së lirë, edhe kjo qasje mbase do të kuptohej si luftë për tregun. Mirëpo, në kushtet çfarë mbretërojnë në Kosovë dyshojmë në qëllimin e mirë të kësaj qasje. Nuk mëtojmë mbylljen e këtyre temave, larg qoftë, por mbylljen e hallakamës dhe dimensioneve që merr zhurma kur bëhet për interesa komerciale personale, apo të grupeve të caktuara ideologjike, mbase edhe revanshiste.

E keqja më e madhe e kësaj shpalosje të tashme me gazeta, që mund të quhet edhe shprrallosja, është se po bëhet në sytë e okupatorit dhe në qastet kur mund të ndodhin të papritura më të mëdha në Kosovë dhe rreth saj. Po, nëse e patën sa për komercializëm, do të shohim së shpejti se a do ta mbijetojnë këto gazeta fazën e ardhshme inflatore. Dyshojmë, aq më keq, se do ta kenë pasur vetëm për këtë.

 

Lajme të tjera:

Kryetari Rugova i dërgoi letër Konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin në Stamboll

Gjykata e Mitrovicës i filloi hetimet edhe kundër tetë shqiptarëve

Një të riu nga Deçani policia me thikë ia vizatoi kryqin në gjoks

Represioni në Kosovë

Policia serbe urdhëroi që të mbyllen lokalet e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave

Një i ri u dërgua me dhunë në burgun ushtarak në Nish

Gjashtë muaj burg për “veprimtari armiqësore”

“The Times”: Lufta në Maqedoni evitohet me avancimin e të drejtave të shqiptarëve

Gjenerali serb Perishiq qëndroi disa ditë në Kosovë

Dy shqiptarë u arrestuan për “shticung” me deviza

 

 

7 prill 1995

Lajmet kryesore:

Konferencë për gazetarë e LDK-së

Parlamenti Evropian dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë

Dje e tërë Prishtina mbeti pa ujë

Problemin e ujit e shkaktoi puna jorpofesionale dhe organet e dhunshme serbe

Tre shqiptarë nga Maqedonia u caktuan konsuj në Bon, Bernë e Bruksel

Aktakuzë kundër Nevzat Halilit

U hoq përmendorja e viktimave të Kampit të Prishtinës

Në Gjykatën e Qarkut në Pejë vazhdoi gjykimi i ish-punëtorëve të SPB të Kosovës

“Politiken”: Statusin e Kosovës do të duhej ta siguronte një forcë policore ndërkombëtare

Zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Gjermani

Të rinjtë e Gllogovcit thirren për rekrutim

Dhuna e përditshme në Kosovë

Të arrestuarve në Gjilan iu caktua paraburgimi

Shemsedin Mustafa u dënua me 20 ditë burg

Në Gjakovë policia konfiskoi tekste shkollore me vlerë prej 25.000 DM

 

 

 

7 prill 1997

Lajmet kryesore:

Fillon takimi shqiptaro‑serb në New York

Në Nju Jork u shënua përvjetori i 86 i luftës së Dedë Gjo Lulit

Fehmi Agani: “Opcioni për pavarësi është produkt i Kosovës”

Reagimet e shtypit serb për tryezën e rrumbullakët në Nju-Jork

Zyra amerikane për ndihmë shteteve të rrezikuara akordoi ndihma humanitare për Kosovën

Në Gjenevë fillon sesioni i komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut

Në ditën botërore të Shëndetësisë: Kosovës i nevojitet ndihma e OBSH-së

 

 

Lajm i plotë: Tre të vrarë në Vlorë

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme bën të ditur se në qytetin e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur disa të tjerë, njoftoi dje ATSH.

Kështu, pardje në mbrëmje, në lagjen “Pavarësia”, tek shkolla industriale, nga shkëmbimi i zjarrit midis dy grupeve të armatosura ende të paidentifikuara, u vranë shtetasit Xhevahir Muraj dhe Sofor Ribaj, që të dy nga Vlora.

Edhe në fshatin Trevllazër, nga një sulm mes dy grupeve rivale të armatosura, ka mbetur i vrarë një person ende i paidentifikuar, si dhe janë plagosur disa shtetas të tjerë.

Ndërkohë, po këtë ditë, në Gjirokastër persona të armatosur, ende të paidentifikuar, kanë grabitur dhe shkatërruar plotësisht 8 zyrat e kadastrës së rrethit. Këta persona, pasi kanë grabitur dhe shkatërruar tërë dokumentacionin dhe gjithçka që gjendej aty, i kane vënë zjarrin asaj.

Gjithashtu, në Gjirokastër, persona të armatosur, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri ndërtesën e komisariatit të policisë së rrethit, përfshirë edhe zyrën e shefit të ketij komisariati.

Policia ende e paorganizuar mirë në këto komisariate, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre krimeve të rënda, njofton ATSH.

 

Lajme të tjera:

Gjendja në Berat nën kontrollin e policisë

U arrestuan 2 grekë që kishin blerë armë në Shqipëri

Nga e enjtja në Itali nuk ka mbërritur asnjë anije me refugjatë shqiptarë

Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë dollarë

U mbyt me thikë një refugjat shqiptar në Gjermani

Për shkak të shqiptarëve, Qeveria Greke lëshon pe për emrin e Maqedonisë

Vërshime të mëdha në Llap

SHMT “Hasan Tahsini” në Obiliq shënoi ditën e shkollës

Podujevë: Thirrje në polici me pretekst të armës

 

 

7 prill 1998

 

Lajm i plotë: Gjashtë viktimat në morgun e spitalit të Prizrenit

Gjashtë viktimat që u gjetën dje buzë rrugës Rahovec-Malishevë, te vendi i quajtur Carefc, rreth orës 14 e 30 minuta policia serbe i ka dërguar në morgun e spitalit të Prizrenit. Morgu i këtij spitali dje pasdite ruhej nga forcat e policisë, njofton gazeta “Bujku”.

Në njoftim thuhet se aty janë gjetur të vdekur: Sali Berisha (48), pronar i pompës së benzinës në fshatin Kijevë të Klinës, Avdyl Bajrami, Ibrahim Zogaj (1940), Ramdan, Fadil dhe Salih Ibrahimi, të gjithë qytetarë të komunës së Klinës.

Sipas policisë serbe në Prizren, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja të pushkëve automatike. Po sipas këtij burimi, këta persona gjoja janë rrëmbyer para tri ditësh në shtëpitë e tyre, ndërsa rrëmbyesit e paidentifikuar kanë qenë të armatosur, të maskuar dhe të veshur me uniforma të ushtrisë së Republikës së Shqipërisë.

Hollësi të tjera rreth këtij rasti ende të pasqaruar nuk dihen. Pritet që ekspertët e mjekësisë ligjore nga Prishtina do ta bëjnë sot obduksionin e trupave pa jetë.

 

Lajm të tjera:

Kryetari Rugova priti të deleguarin special të OKB-së për të drejtat e njeriut

Kryetari Rugova priti diplomatë amerikanë

Sot në Kosovë u kremtua festa e Bajramit të Vogël

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhur në bazë të sistemit proporcianal dhe përfaqësimit nacional

Të enjten në Prishtinë mbahet protestë mbarëpopullore kundër dhunës e terrorit serb në Kosovë

Kryesia e LDK në Skënderaj konstatoi se nuk ka shenja të tërheqjes së forcave policore

Forcat serbe granatuan dje fshatin Kopiliq

Në disa fshatra të Lipjanit u dislokuan ushtarakë serbë

Po bëhet përgatitje për luftë kundër shqiptarëve të pambrojtur

 

Foto: Vlora

Continue Reading

Lajmet

Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës

Published

on

By

Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.

Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.

Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.

Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.

Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari

Published

on

By

Programi Master i Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj mësimit praktik dhe ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta në terren dhe kontakt me praktikat më të avancuara në rajon.

Në këtë kuadër, më 2 dhe 3 prill, studentët e nivelit Master realizuan një vizitë studimore në Korçë, në kuadër të lëndës Pomologji e Avancuar, e ligjëruar nga Prof. Kujtim Lepaja. Vizita u organizua me ftesë të ADAD Malore dhe me mbështetjen e GIZ Albania.

Gjatë kësaj vizite, studentët u përfshinë në aktivitete praktike, trajnime dhe demonstrime mbi masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në prodhimin e frutave, duke reflektuar qasjen bashkëkohore që ofron programi i studimit në UBT.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me Shërbimin e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve, një sistem inovativ që ndihmon fermerët dhe ekspertët në menaxhimin efikas të rreziqeve klimatike dhe biologjike.

Në fokus të vizitës ishin:

  • Inovacionet e fundit në pemishtet e Korçës, një nga zonat më të zhvilluara për kultivimin e mollës në rajon;
  • Përdorimi i stacioneve moderne meteorologjike për monitorim dhe paralajmërim të hershëm;
  • Praktikat më të avancuara për menaxhimin e pemëve dhe rritjen e prodhimit në kushte klimatike sfiduese.

Kjo përvojë i mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e bujqësisë moderne.

Programi në UBT është ndër programet më inovative në vend, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të reja dhe përgatitjes së ekspertëve që i përgjigjen sfidave reale të sektorit agro-mjedisor.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara