Lajmet

Pse Putini dëshiron një Ukrainë neutrale?

Janë disa arsyje pse presidenti rus dëshiron një Ukrainë neutrale.

Published

on

Që kur Ukraina u pavarësua në vitin 1991, ndërsa Bashkimi Sovjetik u shemb, ajo gradualisht është kthyer drejt Perëndimit – si BE ashtu edhe NATO.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin synon ta ndryshojë këtë, duke e parë rënien e Bashkimit Sovjetik si “shpërbërje të Rusisë historike”. Ai ka thënë se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe i ka mohuar Ukrainës historinë e saj të gjatë, duke thënë se “Ukraina nuk ka pasur kurrë tradita të qëndrueshme të shtetësisë së vërtetë”.

Ishte presioni i tij ndaj liderit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, për të mos nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian në vitin 2013 që çoi në protesta që përfundimisht rrëzuan presidentin ukrainas në shkurt të vitit 2014.

Rusia më pas pushtoi rajonin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe shkaktoi një rebelim separatist në lindje dhe një luftë që mori rreth 14,000 jetë.

Ndërsa përgatitej të pushtonte në shkurt, ai grisi një marrëveshje paqeje të paplotësuar të Minskut të vitit 2015 dhe akuzoi NATO-n se kërcënonte “të ardhmen tonë historike si komb”, duke pretenduar pa bazë se vendet e NATO-s donin të sillnin luftë në Krime.

Por çfarë do të pranonte Rusia nga një Ukrainë neutrale? Rusia po shqyrton një Ukrainë “neutrale, të çmilitarizuar” me ushtrinë dhe marinën e saj, përgjatë vijave të Austrisë ose Suedisë, të cilat janë të dyja anëtarë të BE-së.

“Austria ishte neutrale, është neutrale dhe do të mbetet neutrale edhe në të ardhmen”, tha kancelari Karl Nehammer, edhe nëse është pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Por Suedia nuk është neutrale: ajo është e paangazhuar. Ajo ka marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s dhe suedezët kanë diskutuar aktivisht për anëtarësimin në të ardhmen.

A ka ndonjë mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte?

Të dyja palët kanë bërë përparim në negociata, por perspektiva e një takimi ku përfshihen dy presidentët, i konsideruar kyç nga Kievi për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë” të luftës, duket disi larg.

Ukraina ka tre kërkesa thelbësore: një armëpushim, garanci sigurie dhe sigurimin e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Trupat ruse do të duhet të tërhiqen nga territori ukrainas dhe Kievi do të kërkojë që ata të kthehen në pozicionet e paraluftës.

Garancitë e sigurisë do të nënkuptonin mbrojtje ligjërisht të detyrueshme nga vendet aleate që do të parandalonin në mënyrë aktive sulmet dhe, në rast konflikti, “të merrnin pjesë aktive në anën e Ukrainës”. Me fjalë të tjera, mbrojtja e garantuar do të duhej të mbështetej nga parlamentet në vende të tilla si SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Turqi, Gjermani dhe Francë.

Ukraina ka zbutur qëndrimin e saj ndaj NATO-s, me presidentin Zelensky që tha se ukrainasit tani e kuptojnë se nuk do të pranohen si anëtarë. “Është një e vërtetë dhe duhet njohur” tha ai.

Çështja e neutralitetit të Ukrainës dhe garancive të ardhshme të sigurisë do të kërkonte ndryshime kushtetuese dhe kjo mund të arrihet në një referendum brenda disa muajsh, thotë Zelensky.

Por Rusia gjithashtu dëshiron që Krimea të njihet si [pjesë] ruse dhe zonat e kontrolluara nga separatistët të njihen si të pavarura. Kjo çështje nuk do të zgjidhet as para tërheqjes së trupave ruse, por kur Ukraina të kërkojë integritet territorial, kjo përfshin edhe këto zona të kontrolluara nga Rusia.

Çështjet e tjera thelbësore për Rusinë janë: çarmatimi i Ukrainës, “de-nazifikimi” dhe njohja e rusishtes si gjuhë e dytë në Ukrainë.

Për Presidentin Zelensky, as demilitarizimi dhe as “de-nazifikimi” nuk janë në tryezë. Pretendimet e Rusisë për nazizmin janë të pabaza dhe ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka thënë troç: “Është çmenduri, ndonjëherë as ata nuk mund të shpjegojnë se për çfarë i referohen”.

Presidenti i Ukrainës ka thënë se është i përgatitur t’i japë statusin e gjuhës së pakicës ruse, së bashku me gjuhët e vendeve të tjera fqinje, dhe nuk e sheh këtë si një çështje madhore./UBTNews/

Marrë me shkurtime nga BBC – Paul Kirby

lajme

Llapi përmbys Malishevën në udhëtim dhe merr fitoren e tretë radhazi në Superligë

Published

on

By

Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti të përmbyste disavantazhin e pjesës së parë në stadiumin “Liman Gegaj”, duke regjistruar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të me golin e Xhemal Ibishit. Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm, pasi Fiton Ademi barazoi shifrat në 1-1 pas vetëm dy minutash lojë.

Malisheva arriti të rikthente epërsinë në minutën e 40-të përmes Kreshnik Ukës, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë, Llapi rriti ritmin e lojës dhe krijoi më shumë raste, duke arritur ta kthejë rezultatin në favorin e tij. Fillimisht, Fiton Ademi shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të për 2-2, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 82-të nga Pjero Skaric, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e dytë me 30 pikë. Në xhiron e radhës, Llapi e pret në shtëpi Drenicën, kurse Malisheva luan në udhëtim ndaj Ballkanit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, mosveprimi i BE-së dëmton besimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e negociatave për anëtarësim, duke paralajmëruar se zvarritja e mëtejshme rrezikon ta dëmtojë besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, Kurti kujtoi se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk e gëzon këtë status, ndonëse muajin e ardhshëm mbushen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit për anëtarësim. Ai kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i japë mandat Komisionit Evropian për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Kosovës.

“Një proces i bazuar në merita duhet të na japë mundësinë të vlerësohemi; përndryshe, një histori e përparimit demokratik rrezikon të shndërrohet në një tregim paralajmërues. Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit – një hap që Kosova e ka fituar me meritë”, deklaroi Kurti.

Ai vlerësoi se mbështetja e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian është ndër më të lartat në rajon, çka e bën urgjent avancimin në këtë proces. Duke u ndalur te treguesit ekonomikë dhe demokratikë, kryeministri përmendi rritjen ekonomike prej 4.7 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, shtimin e investimeve private, si dhe uljen e shkallës së papunësisë nga 26 në 11 për qind.

Sa i përket zbatimit të Planit të Rritjes, Kurti tha se pas një periudhe ngadalësimi që i kushtoi vendit humbjen e miliona eurove për shkak të zgjedhjeve të përsëritura, Kosova ka rifituar stabilitetin institucional dhe ka përshpejtuar reformat. Ai veçoi gjithashtu hapat drejt integrimit gradual, si lehtësimi i procedurave kufitare, aplikimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe lansimi i portofolit digjital.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, kreu i ekzekutivit kritikoi bllokadat e Serbisë ndaj integrimit ekonomik, përfshirë mosnjohjen e diplomave dhe pengesat në zbatimin e marrëveshjeve të CEFTA-s. Ai kërkoi nga BE-ja që mbështetja financiare të ndahet mbi bazën e rezultateve dhe zbatimit të marrëveshjeve.

Në përmbyllje, Kurti paralajmëroi për rreziqet e luftës hibride ruse në Evropë, duke theksuar se integrimi ekonomik është tashmë një çështje e drejtpërdrejtë sigurie dhe se Kosova është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet evropiane për sigurinë, energjinë dhe ndërlidhjen rajonale./E.A/

Continue Reading

Vendi

Klubet e Ligës Premier kërkojnë shitjen e detyruar të Manchester Cityt pas shkeljeve financiare

Published

on

By

Pronarët e Manchester Cityt duhet të detyrohen ta shesin klubin si ndëshkim për shkeljen e rregullave financiare, vlerësojnë figurat kryesore të disa klubeve të Ligës Premier, raporton transmetuesi publik britanik BBC.

Drejtues të klubeve nga tri kategoritë e para të futbollit anglez kanë deklaruar se një masë e tillë do të ishte e duhura, pasi Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregulloreve financiare të Ligës Premier në periudhën 2009–2018, si dhe për mosbashkëpunim me hetimin.

Paneli i pavarur ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për sanksionet, të cilat mund të përfshijnë gjoba financiare, zbritje pikësh, heqjen e titujve të fituar më parë, apo edhe përjashtimin nga liga. Nga ana tjetër, klubi anglez i ka mohuar akuzat dhe e ka apeluar vendimin.

Një nga drejtuesit, duke folur në kushte anonimiteti për BBC, u shpreh se bën pjesë në një grup klubesh që besojnë se çdo dënim tjetër do të ishte i pakuptimtë nëse pronarët aktualë nuk detyrohen të largohen. Sipas tij, një ndëshkim më i lehtë do të ngrinte pikëpyetje mbi arsyen se pse klubet financojnë Autoritetin e Pavarur Rregullator të Futbollit (IFR).

Një drejtues tjetër theksoi se këto shkelje kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Ligës Premier dhe se klubet e tjera nuk do të mund ta kalojnë këtë skandal nëse pronarëve aktualë u lejohet të mbeten në krye të Cityt.

Manchester City u shpall fajtor për rritje artificiale të të ardhurave dhe fshehje të humbjeve në vlerë prej mbi një miliard eurosh përmes kontratave fiktive tregtare. Klubi është në pronësi të kompanisë private të investimeve Abu Dhabi United Group, e udhëhequr nga Sheikh Mansour, Zëvendëspresident dhe Zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Real Madridi vazhdon kontratën me Brahim Diaz deri në vitin 2031

Published

on

By

Klubi spanjoll Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin maroken Brahim Diaz, duke e mbajtur atë në “Santiago Bernabéu” deri në verën e vitit 2031.

Me kontratën e mëparshme që i skadonte verën e ardhshme, 27-vjeçari ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij afatgjatë te klubi madrilen, pjesë e të cilit është që nga viti 2019.

“Real Madrid CF dhe Brahim Diaz kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë hap, Diaz ndjek rrugën e bashkëlojtarëve të tij, Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni, të cilët po ashtu kanë nënshkruar marrëveshje të reja me klubin gjatë javëve të fundit.

Ndonëse e ardhmja e tij ishte e pasigurt gjatë verës së kaluar, trajneri José Mourinho bllokoi largimin e tij nga skuadra. Këtë sezon, sulmuesi maroken ka regjistruar katër asistime në 10 paraqitje, duke e nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë.

Kujtojmë se Brahim Diaz shkëlqeu në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON 2025), ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola të shënuar, duke e ndihmuar përfaqësuesen e Marokut të renditej në vendin e dytë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara