Shëndeti

Pse nuk i shijojmë ushqimet njësoj pas moshës 40 vjeçare?

Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i disa qelizave fillon të ngadalësohet.

Published

on

Kur mendoni për plakjen, gjërat e para që ndoshta ju vijnë në mendje janë rrudhat apo sëmundjet!

Por aspekte të tjera të procesit të plakjes janë më delikate, si për shembull mënyra sesi sythat e shijes duket se humbasin disi funksionin e tyre ndërsa plakeni.

Çfarë janë saktësisht sythat e shijes?

Gjuha dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë një grumbuj qelizash në lëkurë që quhen sythat e shijes.  Shumë prej tyre gjenden edhe në sipërfaqen e gjuhës.

Një nga këto sytha ka deri në njëqind qeliza receptore, ku çdonjëra mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.

Nerva të tjerë të specializuar përceptojnë ndjesinë e nxehtësisë, të ftohtit dhe strukturës së ushqimit. Kështu ju mund të dalloni ushqimet specifike.

Si ndryshojnë sythat e shijes ndërsa plakeni?

Sipas ekspertëve ju keni rreth 10,000 sytha shijeje dhe ky numër zvogëlohet me kalimin e moshës, e për disa kjo rënie fillon që në të 40-at. Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i këtyre qelizave fillon të ngadalësohet. Pra kur numri i qelizave që dërgojnë sinjale në tru zvogëlohet, truri ka më pak informacion për të deshifruar shijen.

E njëjta gjë ndodh me nuhatjen dhe me prodhimin e pështymës, të dyja luajnë një rol të madh në mënyrën se si e shijoni ushqimin.

Përveç procesit të plakjes, probleme të ndryshme shëndetsore dhe stili i jetesës mund të jenë shkaku.

Këto mund të përfshijnë:

Probleme dentare: kavitetet, infeksionet dentare dhe myku, krijojnë një mjedis oral jo të shëndetshëm dhe prekin funksionet e receptorëve të shijes.

Medikamente të caktuara: shpesh ato shkaktojnë një shije të hidhur dhe tharje të gojës duke reduktuar aftësinë e gjëndrave të pështymës për të funksionuar.

Sëmundjet akute: alergjitë, sinoziti dhe infeksionet virale.

Probleme të caktuara shëndetësore: sëmundjet autoimune, diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Pirja e duhanit: mund të dëmtojë apo edhe të vrasë sythat e shijes sepse ngaladëson furnizimin e tyre me gjak.

Trajtimet e kancerit: kimioterapia mund ta përkeqësojnë më tej aftësinë tuaj për të shijuar nga dëmtimi i drejtpërdrejtë i indeve./AgroWeb.org

Shëndeti

Formula që ju llogarit sa orë duhet të flini

Published

on

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës ose detyrimeve familjare.

Dhe nëse e dini se keni nevojë për një sasi specifike gjumi, thjesht duhet të kuptoni se në cilën orë duhet të shkoni në shtrat.

Për sa gjumë keni nevojë?

Një i porsalindur : 14 deri në 17 orë;

Një fëmijë nga mosha 5 vjeç – 12 vjeç: 10 deri në 13 orë;

Një adoleshent: 8 deri në 10 orë;

Një i rritur: 7 deri në 9 orë;

Një i moshuar: 7 deri në 8 orë.

Kjo mund të jetë e ndryshme për çdo individ, pasi nevojat e trupit ndryshojnë nga një njeri tek tjetri.

Si të llogarisni sa orë duhet të flini?

Për të llogaritur se sa orë duhet të flini, ju duhet të bazoheni në:

– kohën tuaj të zgjimit;

– plotësimin e pesë ose gjashtë cikleve 90-minutëshe të gjumit.

Nëse synoni të flini nga 7-9 orë, ju nevojiten 5-6 cikle 90-minutëshe. P.sh, nëse duhet të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 10 të mbrëmjes.

Nëse ju duhet të zgjoheni në orën 7 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 11 të mbrëmjes.

Shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm:

– përgjumje gjatë ditës;

– jeni të irrituar;

– jeni më pak produktiv dhe i fokusuar;

– oreksi më i madh;

– gjykimi dhe vendimmarrja juaj është e dobët;

– keni rrathë të errët poshtë syve.

Këshilla për një gjumë më të mirë:

Ushtrohuni rregullisht gjatë ditës dhe jo para se të flini, sepse kjo ndërpret ciklin e gjumit, ekspozimi në diell mund të ndihmojë në ruajtjen e ritmit cirkadian të trupit tuaj, që ndikon në ciklin e gjumit dhe zgjimi.

Mundohuni të mos bëni flini pasditeve vonë.
Mundohuni të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.
Kufizoni alkoolin, kafeinën dhe nikotinën në mbrëmje.
Fikni pajisjet elektronike 30 minuta para gjumit. Drita stimulon trurin tuaj e ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë.

Krijoni një rutinë relaksuese para gjumit, si të bëni një banjë të ngrohtë, të dëgjoni muzikë qetësuese ose të lexoni një libër.

Continue Reading

Shëndeti

Pija që shëron mbi 50 sëmundje

Published

on

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore.

Mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kancerit.

Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime.

Pija ka prejardhjen nga India.

Përbërësit:

½ e lugës së gjellës xhenxhefil

½ e lugës së gjellës kanellë

1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë

½ e filxhanit të çajit qumësht

Pak mjaltë.

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini ½ e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.

Continue Reading

Shëndeti

Qëndroni larg nga antibiotikët, këto vitamina funksionojnë njësoj

Published

on

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.

Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.

Ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj.

Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni.

Vitamina C – Shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar, shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Sa ju nevojitet:

• Meshkujt: 90 miligramë në ditë
• Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji, të cilat duhet të konsultohen me mjekun)
• Femrat shtatzënë: mesatarisht 85 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë fëmijët me gji: 120 miligramë në ditë
• Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Vitamina D – Ndihmon organizmin të përthithë kalçiumin më shpejt. Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij. Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin.

Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Vitamina E – Luan rolin e antioksidantëve në organizëm, shërben si antibiotik kundër radikaleve, Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E, sistemi imunitar është dobësuar, një shënjestër e lehtë për sëmundjet.  Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.

Përpiquni të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve që të kapërceni me sukses gripin. /UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndeti

Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Published

on

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos zemrën.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i limonit dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

Continue Reading

Të kërkuara