Kuriozitete

Disa gjëra që duhet t’i dini rreth ngyrave të syve

Për shkak të ngjyrës së syve njerëzit ndahen në grupe që lidhen ngushtë me gjenetikën si dhe preferencat personale.

Publikuar

Shpesh keni dëgjuar fjalinë se “sytë janë pasqyra e shpirtit”, por përveç kësaj ata janë një tipar dallues nga njëri njëri tek tjetri.

Për shkak të ngjyrës së syve njerëzit ndahen në grupe të cilat lidhen ngushtë me gjenetikën si dhe preferencat personale.

Ajo çfarë përcakton ngjyrën e syve tek njerëzit është irisi, pjesa rrethore në qendër të tij që zakonisht ka ngjyrë kafe, blu, jeshile apo të zezë.

Por ngjyra e gjithësecilit është e ndryshme dhe unike, nuancat dhe varietet mes ngjyrave kryesore që përmendëm më lart janë të pafundme!

Si trashëgohet ngjyra e syve?

Në të shkuarën ngjyra e syve përcaktohej nga të dhënat familjare. Pra ngjyra e mamasë, babait, gjyshërve apo familjarëve të tjerë të një fëmije.

Megjithëse ngjyra me dominante e tyre ka qenë gjithnjë ajo kafe apo e zezë, sytë nuk përcaktohen vetëm nga një gjen i vetëm.

Ngjyra e syve përcaktohet nga sasia e melaninës në pjesën e irisit në sy.

Pra sytë ngjyrë kafe kanë më shumë melaninë se ata blu dhe kjo ngjyrë varion në të gjithë nuancat.

E zeza ndodh të jetë më dominante, por jo gjithnjë kjo është e vërtetë edhe nëse faktori gjenetik është shumë prezent.

Kjo do të thotë se dy prindër me sy ngjyrë kafe me gjasë mund të kenë një fëmijë me sy po të tillë, por kjo nuk do të thotë se ndodhë gjithnjë.

Nuk ndodh rrallë që përcaktimi i ngjyrës tuaj të syve të jetë pasoje e reaksioneve që ndodhin brenda trupit të cilat mund të mos lidhen drejtpërdrejtë me ngjashmërinë mes prindërve tuaj.

A ndryshojnë ngjyrë sytë gjatë jetës?

Është mëse e vërtetë që ngjyra e syve mund të ndryshojë, por megjithatë kjo ndodhë gjatë fëmijërisë.

Bebet e vogla në javët e para të jetës kanë sy ngjyrë blu e cila specifikohet përgjatë jetes teksa melanina zhvillohet në sy.

Ngjyra e vërtetë e syve të një fëmijë mund të dallohet qartë pas vitit të parë të jetës.

Megjithatë është shumë e rrallë për sytë që të ndryshojnë ngjyrë në periudha të tjera të jetës.

Në raste të caktuara ngjyra e syve mund të errësohet, përshembull kur jeni shtatzanë, gjatë pubertetit apo me kalimin e viteve.  E në raste të caktuara çfarë mund ta ndikojë ngjyrën e syve janë smëundjet apo traumat që një njeri mund të përjetojë.

Këtu futen sëmundje si katarakti i syrit, neurofibromatoza, sëmundjet inflamatore që prekin sytë apo atrofia e irisit.

Nëse vëreni probleme të tilla me sytë tuaj, kontaktoni sa më parë një mjek oculist për të trajtuar problemin./AgroWeb.org

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara