Shëndet

Pse jemi altruistë apo egoistë? Përgjigja gjendet edhe te truri ynë

Studimi i botuar në “Nature Neuroscience”, analizoi shkaqet që çojnë në qëndrime altruiste ose egoiste.

Published

on

Altruistë apo egoistë? Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Milanos dhe nga Instituti Italian i Teknologjisë kanë zbuluar se kjo varet nga faktorët socialë dhe të sjelljes, por edhe nga mekanizmat e trurit që prekin një zonë të caktuar të trurit tonë, amigdalën.

Studimi i botuar në “Nature Neuroscience”, analizoi shkaqet që çojnë në qëndrime altruiste ose egoiste në botën e kafshëve, me synim ofrimin e njohurive gjithnjë e më të detajuara mbi mekanizmin që qëndron në themel të këtyre sjelljeve, për t’i kuptuar më mirë të gjitha ato gjendje patologjike, neuropsikiatrike apo neurodegjenerative, në të cilën sjellja sociale nuk është funksionale.

Për shembull rastet e një mungese të theksuar të ndjeshmërisë apo një sjellje anti-sociale të tepruar. Studimi u bë i mundur edhe nga fakti se për rreth 10 vite janë bërë studime tek kafshët mbi aspekte që lidhen me sferën emocionale dhe afektive. Historikisht ishte menduar se këto lloj funksionesh njohëse dhe sociale, ishin disi të rezervuara për njeriun dhe jo për gjitarët e tjerë

“Studimi nisi rreth 5 vite më parë. Ne pyetëm veten nëse minjtë ishin në gjendje të kryenin veprime që më pas mund të çonin në përfitime për bashkëmoshatarët e tyre, duke bërë një përpjekje më të madhe për të ndarë një shpërblim me partnerin e tyre. Duke analizuar sjelljen, ne e përdorëm këtë test për të studiuar neurobiologjinë që qëndron në themelin e këtyre zgjedhjeve”, shpjegon studiuesi dhe neuroshkencëtari Diego Skexha.

Studiuesit vunë re se përkatësia në të njëjtin kontekst shoqëror kishte një ndikim, po ashtu edhe dominimi shoqëror. Kafshët ashtu si njerëzit kanë një hierarki sociale brenda grupit të tyre, dhe ato në rangjet më dominuese priren të ndajnë shpërblimet në një mënyrë mëpreferenciale.

Hapi tjetër ishte të analizohej, nga pikëpamja neurobiologjike, cilat ishin qarqet e lidhura me këtë lloj sjelljeje në tru, duke zbuluar se amigdala bazolaterale tregon një aktivitet më të lartë neuronal tek kafshët më altruiste. Këto analiza shumë të sakta janë të mundshme falë kemogjenetikës, që i jep mundësi studiuesve të aktivizojnë dhe çaktivizojnë qarqet të caktuara të trurit, për të kuptuar se cilat janë të përfshira në një proces të caktuar.

Kur çaktivizoheshin këto qeliza specifike, studiuesit panë se humbi predispozita për të qenë altruistë. Por truri nuk funksionon në një lloj ndarje të pandikueshme. Ndaj studiuesit analizuan lidhjet midis amigdalës bazolaterale dhe korteksit paraballor, ky i fundi i përfshirë në shumë procese njohëse.

Dhe ata vunë re të njëjtën sjellje:kur çaktivizoheshin qelizat, gati të gjitha kafshët u bënë më egoiste.

“Funksionimi i këtyre mekanizmave të zbuluara tek minjtë, mund të jetë i ngjashëm te njerëzit. Korteksi paraballor dhe amigdala, nuk janë rajone të zgjedhura rastësisht. Ne e dimë që amigdala është e përfshirë në funksione të lidhura me shoqërizimin edhe tek njerëzit. Edhe korteksi paraballor ka një rol kontrollues dominues mbi shumë funksione njohëse në sferën sociale”, thotë Skexha.

Ai thekson se rezultatet e këtij studimi mund të aplikohen mbi modele jofunksionale dhe patologjike, të cilat do të jenë të dobishme në studimin e sëmundjeve neuropsikiatrike.

“Aktualisht po përdorim modele të sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri për të kuptuar, dhe në të ardhmen për të identifikuar praninë e një objektivi të mundshëm, duke vepruar kësisoj drejtpërdrejt në ato deficite sociale që manifestohen në shumë gjendje neuropsikiatrike”, shtoi ai.

Por ky studim nuk ka rëndësi vetëm për sëmundjet neurodegjenerative.

“Ne po studiojmë shumë nga faktorët gjenetikë që favorizojmë disa patologji, dhe po shohim se si këto modele egoizmi dhe altruizmi mund të ndryshojnë në sëmundjet gjenetike që i predispozojnë disa njerëz për t’u prekur nga sëmundje si skizofrenia dhe autizmi”, thotë Francesko Papaleo, shef i laboratorit të “Genetics of Cognition” në Institutin Italian të Teknologjisë që mori pjesë në studim.

“Ideja është që këto qarqe nuk funksionojnë mirë si tek fëmijët, dhe për këtë arsye subjekti nuk është në gjendje të zhvillojë disa aftësi social-konjitive. Qëllimi ynë është të kuptojmë se cilat nëntipe qelizore nuk janë formuar në mënyrën e duhur, duke ndërhyrë në fillim për të qenë në gjendje që t’i korrigjojmë ato”, shton ai.

Por a ka një predispozitë gjenetike ndaj altruizmit dhe egoizmit?

“Kjo është e vështirë të thuhet, por nuk mund të përjashtojmë që ka diçka të lindur tek secili prej nesh, që mund të konsiderohet si një lloj predispozicioni. Për shembull, ne kemi parë që kafshët në fund të testit shprehnin preferenca që priren të jenë altruiste, janë gjithashtu ato që kanë një interes më të madh për t’u shoqëruar me të tjerët”, thotë Skexha.

Pra ka disa predispozita gjenetike që na bëjnë pak a shumë të ndjeshëm ndaj të tjerëve. 

“Autizmi dhe skizofrenia kanë një ndikim të madh gjenetik, prandaj ekziston një predispozitë për ndryshime në sferën socio-konjitive. Gjithsesi, nuk ka një gjen specifik të altruizmit apo egoizmit”, përfundon Papaleo./Wired – Bota.al

Continue Reading

Shëndet

Një pilulë, një rrezik, mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Published

on

Shumë aksidente rrugore ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave, duke përfshirë edhe ato që duket se nuk janë të rrezikshme, si barnat për gripin.

Barnat që ndikojnë më shumë në aftësitë vozitëse janë anksiolitikët (për qetësim), që ngadalësojnë reagimin dhe vlerësimin e largësisë ndërmjet automjeteve.

Të shmangshme për shoferët janë edhe:

Antidepresivët – kundër depresionit

Analgjetikët e fortë – kundër dhimbjes

Antihistaminikët – kundër alergjisë

Statistikat tregojnë se 3–7% e aksidenteve ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre barnave gjatë vozitjes. Për siguri, duhet të kalojnë 12 orë nga marrja e barnave deri tek momenti i vozitjes. Përdorimi i tyre më herët rrit ndjeshëm rrezikun për shoferin dhe të tjerët në rrugë.

Vlerësohet se afër 10% e shoferëve përdorin barna për qetësim, duke i ekspozuar veten ndaj rreziqeve të mundshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Hani këto fruta në mëngjes dhe ndjeni fuqinë e stomakut bosh

Published

on

Të hash fruta me stomak bosh në mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën.

Kjo ndihmon në pastrimin e organizmit, rrit energjinë, përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale, por përthithja e tyre maksimale varet nga koha e konsumit.

Nëse hani fruta pas vakteve, vlerat ushqimore ulet, sepse  fermentohen me ushqimin tjetër, duke krijuar acid dhe duke penguar tretjen.

Frutat më të mira për mëngjes:

Kivi: Burim i shkëlqyer i magnezit, kaliumit, vitaminës E dhe C.

Molla: Përmban antioksidantë dhe flavonoidë që ndihmojnë vitaminën C.

Luleshtrydhet: Antioksidantë që mbrojnë nga radikalet e lira dhe probleme të zemrës.

Portokalli: Ul kolesterolin, parandalon gurët në veshka dhe forcon imunitetin.

Fiqtë: Japin energji, qetësojnë organizmin dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Shalqini: Përbëhet 92% nga uji, hidratuese dhe e pasur me vitamina, kalium dhe antioksidantë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studimi i ri: Omega-3 nuk jep përfitime për diabetikët

Published

on

Shtesat me Omega-3, acide yndyrore që gjenden kryesisht tek peshqit dhe që shpesh rekomandohen për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, nuk ofrojnë mbrojtje për personat me diabet, sipas një studimi të ri britanik.

Ky përfundim i shtohet disa hulumtimeve të mëparshme që vënë në dyshim efektin mbrojtës të Omega-3.

Në studim morën pjesë mbi 15,000 persona me diabet, por pa histori sëmundjesh të zemrës.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori çdo ditë kapsulë Omega-3, ndërsa grupi tjetër një kapsulë placebo me vaj ulliri.

Ata u monitoruan për më shumë se shtatë vjet. Rezultatet, të publikuara në revistën amerikane “New England Journal of Medicine”, treguan se numri i sulmeve të zemrës, kancereve dhe vdekjeve ishte pothuajse i njëjtë në të dy grupet.

Nuk u vu re asnjë përfitim nga përdorimi i përditshëm i Omega-3 për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek diabetikët.

Këto gjetje përputhen edhe me një analizë të gjerë të 10 studimeve, që përfshinë 78,000 persona dhe u botuan në “JAMA Cardiology” në vitin 2018, e cila arriti në përfundimin se Omega-3 nuk parandalon sëmundjet e zemrës tek personat e rrezikuar. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Marramendja që paralajmëron goditjen në tru, si ta identifikoni?

Published

on

Truri reagron ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të lehta që shpesh ngatërrohen me lodhje.

Një nga më të rëndësishmet është marramendja, e cila mund të jetë e padëmshme, por në disa raste sinjalizon goditje në tru.

Kur marramendja lidhet me goditjen në tru

Shfaqet papritur, pa shkak dhe e bën të pamundur ecjen e pavarur, tregon dëmtim në trungun e trurit ose trurin e vogël. Ajo shpesh shoqërohet me përzierje, humbje ekuilibri dhe ndjesinë sikur gjithçka rrotullohet.

Marramendja qendrore

Ndryshe nga marramendjet e shkaktuara nga çrregullimet e veshit, marramendja qendrore zgjat më gjatë (20 minuta deri 24 orë), shoqërohet me shenja neurologjike si shikim i dyfishtë, vështirësi në të folur, dobësi në gjymtyrë dhe ecje të paqëndrueshme. Kjo formë lidhet me dëmtim të përhershëm të qelizave të trurit, nëse nuk trajtohet.

Faktorët e rrezikut

Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë dhe duhanpirja rrisin rrezikun e goditjes, ndaj vlerësimi i shpejtë mjekësor është thelbësor.

Simptoma tjera paralajmëruese:

dobësi ose mpirje e papritur në fytyrë, krah apo këmbë

vështirësi në të folur ose kuptim

humbje e shikimit / shikim i dyfishtë

humbje ekuilibri

dhimbje koke shumë e fortë dhe e menjëhershme

konfuzion ose humbje vetëdijeje

Çdo marramendje e fortë dhe e papritur është shenjë alarmi. Diagnostikimi dhe trajtimi i menjëhershëm mund të parandalojnë dëmtime të përhershme dhe të shpëtojnë jetë. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

ChatGPT can make mistakes. Check important info.

Continue Reading

Të kërkuara