Lajmet

Pse duhet të zgjedhni Gjimnazin UBT?

Published

on

Gjimnazi UBT është zgjedhja ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të vendosin themelet e forta në shkollim dhe për prindërit që duan shkollimin më të mirë për fëmijët e tyre.

Shkollat e mesme tek ne dhe në rajon vazhdojnë të ruajnë modelin klasik të shkollimit, të bazuar në raportin e ftohtë nxënës-mësues dhe distancë të madhe komunikuese në mes tyre. Gjimnazi UBT është antipod i këtij lloj shkollimi, pasi për herë të parë sjellë përvojën perëndimore të shkollave më të mira amerikane, gjermane, austriake, finlandeze, zvicerane, italiane, të gërshetuara në një vend ku nxënësi është në epiqendër.

Një kurrikulë moderne me përvoja të pasura ndërkombëtare të mishëruara me konceptin e fundit të teknologjisë, Classroom 3.0, një shkollë që i përshtatet në mënyrë të përkryer nevojave shkollore, sociale dhe emocionale të fëmijëve tuaj. Ndër të tjera, Gjimnazi UBT, ka tarifat më të mira të shkollimit, ku përpos mësimit përfshinë edhe aktivitete të ndryshme të edukimit jo-formal, me rëndësi të veçantë të ndërtimit të raportit nxënës-mësues, që është thelbësor për këtë cikël shkollimi. Të gjitha këto gjejnë gërshetim në një mjedis atraktiv e inovativ shkollor, higjienë e disiplinë të lartë dhe mundësi të pafundme të pjesëmarrjes në aktivitete, gara, kurse e programe.

Gjimnazi UBT, nuk është i vetëm në këtë mision fisnik e premtues pasi rol qendror i kushton bashkëpunimit me prindërit, duke e parë trekëndshin nxënës – shkollë – prind si motorin kryesor të suksesit. Kuptohet që edukimi i një fëmiu nisë nga shtëpia. Prindërit janë mësuesit e tyre të parë dhe ata kanë një rol kyç në formimin e karakterit të tyre. Pikërisht, Gjimnazi UBT, synon që të bëjë një ekuilibër të shkollimit në mes të shtëpisë dhe shkollës për të arritur rezultatet më të mira nga secili nxënës.

Dërgimi i fëmijës suaj në Gjimnazin UBT, është një mënyrë e shkëlqyeshme që ata të zhyten plotësisht në kulturën perëndimore të shkollimit. Standardi i lartë i mësimdhënies me staf të kualifikuar e të avancuar, e bën unik e të pa konkurrencë gjimnazin më të ri në vend.

Gjimnazi UBT është miku i çdo nxënësi në Kosovë që synon të kap majat e suksesit në vend dhe në botë.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara