Lajmet

Pse duhet të studiohet Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT?

Published

on

Programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT është krijuar për t’u ofruar studentëve një edukim të avancuar dhe të shumëanshëm, që i përgatit për sfidat dhe mundësitë e industrisë muzikore dhe prodhimit digjital. Ky program integron muzikën moderne me teknikat e prodhimit digjital dhe menaxhmentin e industrisë muzikore, duke i ofruar studentëve një kurikulë të pasur dhe të ndërthurur.

Kurikula multidisiplinare, kombinimi i muzikës moderne dhe prodhimit digjital ofron një qasje të integruar që bashkon artin e muzikës moderne me teknikat e prodhimit digjital. Studentët do të mësojnë të krijojnë dhe të menaxhojnë muzikën duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe të zhvillojnë aftësi të nevojshme për të prodhuar dhe shpërndarë muzikë në një ambient të avancuar digjital. Programi gjithashtu përfshin komponentë të menaxhmentit të industrisë muzikore, duke përfshirë strategjitë për menaxhimin e karrierave artistike dhe planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve muzikore.

Infrastrukturë moderne me studio dhe pajisje të avancuara, UBT ofron akses në studio të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe softuerë të avancuar për prodhimin dhe regjistrimin e muzikës. Kjo infrastrukturë moderne i ndihmon studentët të aplikojnë njohuritë e tyre në një mjedis të sofistikuar dhe profesional.

Staf akademik profesional, ekspertë të fushës, ligjëruesit janë profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në muzikë, prodhim digjital dhe menaxhment të industrisë muzikore.

Rrjetëzim me industrinë, programi ofron mundësi të shumta për të ndërtuar lidhje me profesionistë të industrisë muzikore dhe prodhimit digjital. Studentët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjarje dhe aktivitete që i lidhin ata me ekspertë dhe mundësi në industrinë muzikore.

Punësim dhe praktikë, programi i UBT-së ofron mundësi për të kryer praktika në kompani dhe organizata dhe institucione që operojnë në fushën e muzikës dhe prodhimit digjital. Këto mundësi ndihmojnë studentët të fitojnë përvojë të vlefshme dhe të sigurojnë pozita të qëndrueshme në tregun e punës pas diplomimit.

Studimi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT ofron një përgatitje të plotë dhe të avancuar që i përgatit studentët për sukses në një industri që është në vazhdimësi në zhvillim dhe ndryshim./UBTNews/

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara