Amanda Seyfried ka folur hapur për vendimin e saj të mos bëjë operacione plastike, duke theksuar se është e kënaqur me pamjen natyrale dhe preferon të mos ndërhyjë me trajtime të tilla.
Në një intervistë për “Who What Wear”, ka zbuluar se ka një dermatologe të besuar, e cila i ka sugjeruar përdorimin e Botox në të njëjtin vend të ballit për të mbajtur lëkurën e butë.
Megjithatë, Seyfried ka vendosur të heqë dorë nga Botox, veçanërisht për rolin e saj në “The Testament of Ann Lee”, ku kishte rregulla strikte pa grimore. Ajo e shpjegon këtë vendim me pasionin për aktrimin dhe nevojën për të qenë sa më autentike në rolet e saj.
“Unë jam aktore dhe është puna ime, nuk kam nevojë për shumë ndryshime për të arritur rezultate të mira”, ka thënë Seyfried.
Edhe pse Botox kishte pasur efekt pozitiv në pamjen e saj, aktorja ka theksuar se ishte e gatshme të bënte sakrifica për rolin dhe qëllimet artistike.
Përsa i përket eksperiencës së saj me Botox, ka treguar se në fillim e mendoi si një mjet revolucionar, por më pas e pa si diçka që mund të ndërhynte në natyrshmërinë e saj, e zbuloi se periudha pa Botox gjatë punës për filmin ka qenë një sfidë, por e nevojshme për ruajtjen e natyralitetit të karakterit që luante. /A.Z/UBT News/
