Lajmet

​Protestojnë zjarrfikësit, Beka: Gjendja jonë është alarmante

Zjarrfikësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre.

Published

on

Zjarrfikësit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave të tyre për kushtet e punës dhe mos kompensimin e shtesave të rrezikshmërisë. Zjarrfikësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre, dhe ‘kërcënuan’ qeverinë me protesta më radikale në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka tha se gjendja në të cilën punojnë zjarrfikësit është alarmante dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ai tha se presin nga qeveria që t’i ftojë në takim dhe janë të obliguar të bëjnë zgjidhje. Beka theksoi se as qeveria e tashme e as qeveritë tjera nuk kanë bërë asgjë për zjarrfikësit.

“Gjendja në shërbimin e zjarrfikësve për shpëtimin në Kosovë është alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve vite me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme edhe për ne nuk po mund të pajtohemi ndaj një situate të tillë. Andaj e ftojmë qeverinë që të analizojë gjendjen e krijuar në shërbimin e zjarrfikësve dhe të sigurojë mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar, sepse kështu në këtë formë nuk i konvenon askujt, as neve, as qytetarëve, as institucioneve të shtetit, kjo është e pakuptimtë, u kemi dhënë hapësirë dhe kohë. Ju kemi drejtuar prej vitit 2021 me këtë qeveri dhe qeveritë tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje që asnjë hap para mos të shkon nga kjo revoltë e cila me të vërtet e arsyeshme dhe presim që sot të na ftojnë një takim. 04:11 Protestat do të vazhdojnë nuk do të ndalen deri sa të kalohet kjo gjendje e krijuar, ne nuk jemi fajtorë, qeveria është e obliguar ata janë të obliguar të bëjnë zgjidhje”, tha Beka.

Po ashtu kryetari i Sindikatës, Beka tha se zjarrfikësit nuk pajtohen me vendimin e qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria, sipas tij edhe numri i zjarrfikësve dhe buxheti për vitin 2024 duhet të shtohet.

“Dhe sot kërkojmë që edhe një herë urgjentisht kjo gjendje duhet trajtuar sepse zjarrfikësit kështu nuk do të tolerojnë dhe këtë pakënaqësi e cila është krijua duhet të marrë epilog dhe statusin të kuptojmë se kush menaxhon me neve, mandej fillojmë me investime kapitale dhe shtimin e zjarrfikësve që janë jashtë çdo kriteri.02:55 Zjarrfikësit nuk pajtohen me vendimin që ka marrë Qeveria Kosovës për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria, d.m.th. nga shtesa pagë për rrezikshmërinë punë, gjithashtu kemi kërkuar që në bazë të ligjit për zjarrfikësit shpëtim të shtohet numri i zjarrfikësve të rijnë, sipas kriterit në 1500 banorë një zjarrfikës dhe gjithashtu kemi kërkuar buxhet shtesë për 2024 dhe mos të kemi probleme të njëjta, sepse ende nuk janë kompensuar për 2022, 2023 disa komuna duke ia hedhur fajin, qeveria komunave e komuna qeverisë. Kjo pakënaqësi kjo situatë, kjo revoltë me të vërtete tregon mjaftë dhe ftojmë qeverinë që të dëgjojë zërin e zjarrfikësve të zgjohet nga gjumi sepse kështu nuk është në rregull, zjarrfikësit nuk e meritojnë edhe asgjë më shumë nuk po kërkojmë zbatim të ligjit, drejtësi dhe trajtim të dinjitetshëm siç trajtohet në vendet ne zhvillim”, shtoi Beka.

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës ka marshuar nga parkingu i Pallatit të Rinisë deri tek Qeveria e Kosovës.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara