Lajmet

Rama pas Samitit të BE-së: Progresi i Shqipërisë mori nota tepër pozitive

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti sot një konferencë, ku foli mbi Samitin e djeshëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se në takim u diskutua perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku theksoi se progresi i bërë nga Shqipëria u vlerësua me nota tepër pozitive.

“Në samit u diskutua perspektiva e vendeve tona në BE, u vu në pah progresi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në aspektin e politikës së jashtme. Më vjen mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë”, tha Rama.

Ai nënvizoi gjithashtu se Komisioni Evropian foli me nota tepër pozitive dhe për punën e bërë nga ekipi shqiptar që po punon për hapjen e negociatave.

“Këto ditë do të organizojë dhe një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre. Në totalin e vetë, po të marrim negociatorët dhe kontribuuesit është rreth 1 mijë vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit por edhe shoqatat e pavarura. Një skuadër që ka bërë 777 prezantime në Bruksel dhe përfitoj nga rasti t’u përcjellë mirënjohjen për organizimin, përkushtimin, profesionalizmin duke lënë një mbresë të shkëlqyer. Këtë gjë e kam dëgjuar disa herë, por e dëgjova në mënyrë të veçantë dje në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë shqiptare tha se prezantoi në samit revolucionin që Shqipëria do të bëjë në njehësimin e legjislacionit vendas me atë të BE përmes inteligjencës artificiale. Sipas tij kjo metodë do t’i shkurtojë Shqipërisë pesë vjet kohë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit.

“Kemi fituar një respekt që se kemi pasur kurrë. Nuk e kam bërë kalkulimin aritmetik, por ndoshta të dy presidentët, Michel dhe Von Der Leyen e kanë vizituar rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre të marrë së bashku. Kam informuar samitin për modelin tonë të ri inovativ, revolucionar me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen e 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë, të paktën duke qenë gati. Por kjo do të jetë dhe pjesë e strategjisë tonë për procesin. Duke bërë që të kemi gati malin e dokumentacionit, pesë vjet më shpejt se Kroacia, e cila mbahet mend për një performancë shumë serioze. Kroacisë për këtë proces teknik i mori 7 vjet, siç do të na merrte ne më shumë se 7 vjet”, tha Rama./EuronewsAlbania

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara