Lajmet

​Protestohet në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit

Published

on

Një protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës sot kanë organizuar Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja.

Me thirrjet “Kryetar mos hesht”, “Kuvendar mos heshtni”, “Qeveri mos heshtni”, “Mos i shtypni punëtorët e Kuvendit”, “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”, kështu u kërkua përmbushje e kërkesës së këtyre punëtoreve teknike për rritje të pagës në 550 euro.

Për më shumë se 2 muaj punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Aktivisti i organizatës “Përpjekja”, Yll Islami ftoi të gjithë qytetarët që t’u dalin në mbështetje këtyre punëtoreve që janë në grevë.

“E kemi organizuar protestën për solidarizim me gratë greviste që janë në grevë që 2 muaj. Jemi këtu për të kërkuar paga të dinjitetshme për punëtoret. Kërkesa e tyre është që paga t’u bëhet 550 euro. Ato janë paguar deri më tani dhe vazhdojnë të paguhen me 275 euro. Ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët që t’i bashkohen këtë iniciativë në mbështetje të grave greviste”, tha ai.

Lajmet

​Gjenden mbetje mortore në Rahovec

Published

on

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat e kadastrës dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit.

Gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, ku janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa sot janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se ditën e premte, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga lokacioni në fjalë lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB

Published

on

Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri.

Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës, raporton ATSH.

Ministria e Financave është aksionare e vetme e bankës, duke zotëruar 100% të aksioneve. Kapitali fillestar i bankës është 10 miliardë lekë.

Banka do të ofrojë financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et vendase, dhe projekte që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit.

Ajo gjithashtu do të mbështesë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si dhe projektet publike në nivel qendror dhe lokal.

Selia e Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime

Published

on

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka dhënë detaje për gjendjen aktuale të sistemit elektro  energjetik në vendin tonë.

KOSTT njofton se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. Sipas kësaj kompanie, krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MË është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.

“Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Në këtë kontekst, KOSTT fton qytetarët, institucionet dhe bizneset që, sipas mundësive të tyre, të ndërmarrin çdo veprim praktik që ndihmon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit. Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të sistemit, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.

Po ashtu sipas KOSTT, operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.

“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe temperatura të ulëta, kurse vetëm në mesditë intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-19 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 4-15km/h./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara