Lajmet

Protestat për Aminin: Pas kufizimit të internetit, Irani shton arrestimet e gazetarëve me 18 të burgosur deri më tani

Arrestimet vijnë pas kufizimeve të ashpra të internetit dhe bllokimit të faqeve përfshirë Instagram dhe WhatsApp.

Published

on

Irani po shton arrestimet ndaj aktivistëve dhe gazetarëve si një goditje kundër shoqërisë civile ndërsa protestat kundër regjimit vazhdojnë të ashpërsohen në mbarë vendin, thanë aktivistët të hënën.

Tetëmbëdhjetë gazetarë janë burgosur që nga shpërthimi i protestave në fillim të këtij muaji për vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeç, e cila ishte arrestuar nga policia “e moralit”, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me qendër në Uashington.

Shumë aktivistë dhe avokatë janë mbajtur gjithashtu, duke përfshirë aktivistin e shquar të lirisë së fjalës Hossein Ronaghi, i cili u arrestua gjatë fundjavës, thanë raportet në mediat në gjuhën persiane jashtë vendit.

Arrestimet vijnë në krye të kufizimeve të ashpra të internetit dhe bllokimit të faqeve përfshirë Instagram dhe WhatsApp, për të cilat aktivistët thonë se kanë synim të parandalojnë detajet e protestave në botën e jashtme.

“Duke vënë në shënjestër gazetarët mes një dhune të madhe pas kufizimit të aksesit në WhatsApp dhe Instagram, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se nuk duhet të ketë mbulim të protestave”, thuhet në një deklaratë të Reporterëve pa Kufij (RSF).

Ronaghi, i cili kritikon ashpër udhëheqjen islamike të Iranit dhe ka kontribuar në Washington Post, tha në një video të postuar në fundjavë se ai fillimisht i kishte shpëtuar arrestimit duke ikur nga banesa e tij kur agjentët erdhën për ta kërkuar në shtëpi.

Por forcat e sigurisë e arrestuan atë të shtunën së bashku me të dy avokatët e tij, tha Iran International me qendër në Londër, duke thënë se ai i kishte thënë familjes së tij nga burgu se ishte rrahur në paraburgim.

Aktivistët thanë gjithashtu se dy studentë universiteti në fillim të të 20-tave, të cilët po fillonin gjithashtu karrierën si shkrimtarë — Banafsheh Kamali dhe Maedeh Jamal — janë arrestuar.

Ndër 18 gazetarët e mbajtur, sipas CPJ, janë fotoreporterja Yalda Moaiery, e cila fitoi njohjen ndërkombëtare për një foto ikonike të protestave të vitit 2019 dhe reporterja Nilufar Hamedi që ekspozoi rastin e Aminit duke shkuar në spitalin ku ajo ishte në koma./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur vëllai i saj, aktori Daniel Blanco, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur, Lua Maria Blanco. Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë kësaj periudhe ishte e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj”, shkroi ai.

Lajmi ka prekur edhe kolegët e saj nga bota e televizionit dhe muzikës. Ngushëllime kanë shprehur aktorët Sophia Abrahão dhe Arthur Aguiar, me të cilët Lua Blanco luajti në serialin brazilian “Rebelde”. Për vdekjen e saj ka reaguar edhe aktorja meksikane Dulce María, e njohur për rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në São Paulo, Lua Blanco u bë e njohur në Brazil përmes rolit të Robertës Messi në versionin brazilian të “Rebelde”. Ajo ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor të krijuar në kuadër të këtij projekti.

Pas suksesit të serialit, ajo vazhdoi karrierën në televizion, duke u paraqitur edhe në produksionet “Pecado Mortal” dhe “A Força do Querer”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara