Lajmet

Protestat në Iran rrisin numrin e gazetarëve të burgosur në vitin 2022

Në vitin 2021 ishin 488 gazetarë të burgosur.

Published

on

Goditja e protestave të Iranit ka çuar në rritjen e numrit të gazetarëve të burgosur në mbarë botën në një rekord prej 533 në vitin 2022, sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij (RSF) që u publikua të mërkurën.

Shifrat janë rritur nga 488 sa ishin në vitin 2021, në numër rekord aktualisht, njofton OJQ-ja me seli në Francë.

Më shumë se gysma janë ndaluar në vetëm pesë vende si: Kina, që njihet si burgu më i madh në botë i gazetarëve me 110, Mianmar 62, Irani 47, Vietnami 39 dhe Bjellorusia 31.

“Regjimet diktatoriale dhe autoritare po i mbushin burgjet e tyre më shpejt se kurrë duke burgosur gazetarë”, tha Christophe Deloire, Sekretari i Përgjithshëm i RSF-së, në një deklaratë.

“Ky rekord i ri në numrin e gazetarëve të arrestuar konfirmon nevojën urgjente dhe të menjëhershme për t’i rezistuar këtyre qeverive të paskrupullta dhe për të shtrirë solidaritetin tonë aktiv për të gjithë ata që mishërojnë idealin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit gazetaresk”, deklaroi ai tutje.

Irani është i vetmi vend që nuk ishte pjesë e listës vitin e kaluar, njoftoi RSF, e cila ka publikuar të dhënat vjetore që nga viti 1995./UBTNews/

Rajoni

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Vendi

Prishtina pas luftës në qendër të dramës që shfaqet në festivalin ndërkombëtar në Graz

Published

on

Shfaqja “Prishtina: Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia, do të prezantohet më 28 maj 2026 në kuadër të “Dramatiker:innenfestival”, që mbahet në Graz të Austrisë nga 26 deri më 31 maj.

Drama me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt sjell në qendër transformimin urban të Prishtinës pas luftës, duke u fokusuar në figurën e arkitektit Rexhep Luci dhe ndryshimet e thella në hapësirën e qytetit.

Përmes një qasjeje bashkëkohore teatrore, shfaqja trajton çështje si planifikimi urban, arkitektura dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndikimin e ndërtimeve pa kontroll në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Prishtina…” është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit dhe është shfaqur me sukses në Kosovë dhe jashtë saj, duke u vlerësuar edhe nga kritika ndërkombëtare për qasjen e saj reflektuese mbi qytetin dhe kujtesën urbane.

Continue Reading

Vendi

BE-ja dhe ekspertët kërkojnë masa më të ashpra ndaj cigareve elektronike

Published

on

By

Rishikimi i ligjeve për duhanin dhe nikotinën nga Bashkimi Evropian ka nxitur diskutime të shumta në Konferencën Evropiane për Duhanin dhe Shëndetin, e mbajtur këtë javë në Milano. Ekspertë të shëndetësisë dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për rregulla më të forta ndaj cigareve elektronike dhe produkteve të reja me nikotinë, duke theksuar ndikimin e tyre te të rinjtë.

Gjatë konferencës është kërkuar forcimi i masave si rritja e taksave, kufizimi i reklamimit dhe ndalimi i përdorimit në më shumë hapësira publike. Drejtori i përgjithshëm i World Health Organization, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se produktet e reja të nikotinës po krijojnë forma të reja varësie, sidomos te të rinjtë.

“Sot, përballemi jo vetëm me dëmet e vazhdueshme të shkaktuara nga produktet tradicionale të duhanit, por edhe me një treg që po ndryshon me shpejtësi të produkteve të reja dhe në zhvillim të nikotinës. Këto produkte shpesh reklamohen si më pak të dëmshme, por në realitet po krijojnë rrugë të reja drejt varësisë, veçanërisht për të rinjtë. Kjo nuk është ulje e dëmit. Kjo është krijim i dëmit”, ka deklaruar ai.

Në konferencë u theksua gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike në Evropë po rritet ndjeshëm, veçanërisht tek të rinjtë. Përfaqësuesit e organizatave shëndetësore vlerësuan se krijimi i hapësirave pa nikotinë mbetet një nga mënyrat më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Shfaqja e shpejtë e produkteve të reja të nikotinës, e kombinuar me ndryshimin e mënyrave të përdorimit, do të thotë se puna jonë është më e rëndësishme dhe më urgjente se kurrë”, ka thënë Juha Pekka Turunen.

Ndërkohë në Prishtinë, mjekët kanë ngritur shqetësime për shkallën e lartë të varësisë nga nikotina tek të rinjtë. Sipas tyre, shumë fëmijë dhe adoleshentë po bëhen të varur nga cigaret elektronike për shkak të përmbajtjes së lartë të nikotinës dhe aromave tërheqëse.

“Niveli i lartë i nikotinës që gjendet në këto produkte bën që fëmijët të bëhen kaq shumë të varur, sa që zgjohen edhe natën për të marrë dozën e nikotinës”, është shprehur mjeku Morina.

Ai ka paralajmëruar edhe për pasojat shëndetësore të këtyre produkteve, duke përfshirë dëmtimet në mushkëri, zemër, tru dhe sistemin psikik.

Së fundmi, në Kosovë është iniciuar ndryshimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit, por autoritetet deri tani kanë pranuar vetëm rekomandimin për ndalimin e aromave dhe shijeve në cigaret elektronike. /Ekonomia online/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i KGJK-së

Published

on

By

Rrustem Thaqi është zgjedhur kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 367-të të mbajtur sot, më 25.05.2026, pas votimit me shumicë të anëtarëve të këshillit. Vendimi u mor nën udhëheqjen e zëvendëskryesueses Arjeta Sadiku, ndërsa mandati i tij do të zgjasë tre vjet.

Në garë për këtë pozitë ishin edhe kandidatët Rrustem Thaqi dhe Besnik Bislimaj, të cilët nuk prezantuan programe të reja pasi ato ishin paraqitur në mbledhjen e mëparshme. Pas zgjedhjes u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga Arjeta Sadiku te kryesuesi i ri.

Thaqi është gjyqtar i Gjykatës Supreme që nga viti 2022 dhe ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, përfshirë punën si avokat dhe gjyqtar në disa nivele të gjykatave në Kosovë. Ai gjithashtu ka mbajtur funksione të ndryshme profesionale, përfshirë angazhime në komisione dhe Akademinë e Drejtësisë.

Continue Reading

Të kërkuara