Lajmet

Protestat në Bangladesh, 24 të vdekur nga djegia e një hoteli

Published

on

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në një zjarr të rëndë që shpërtheu në hotelin Zabeer International në qytetin Jessore të Bangladeshit jugperëndimor, raporton mediat.

Gazeta Bangladesh Daily Star njoftoi se zjarrfikësve u deshën më shumë se 12 orë për të shuar flakët, pasi ata u penguan nga protestuesit.

Hotel Zabeer International është në pronësi të Shahin Chakladar, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Awami në Distriktin Jashore, një figurë e rëndësishme politike në vend.

Protestat masive kundër qeverisë kanë shpërthyer në Bangladesh në javët e fundit, duke çuar në largimin e ish-kryeministres Sheikh Hasina pas 15 vjetësh në pushtet. Pjesa e shumtë e protestave kanë qenë e drejtuar kundër qeverisë së saj, me raporte të fundit që përmendin të paktën 100 viktima në demonstrata të dielën.

Shefi i ushtrisë së vendit ka paralajmëruar formimin e një qeverie të përkohshme dhe zgjedhje të reja, ndërsa drejtuesit e studentëve kanë deklaruar që ata nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria. Situationi mbetet i paqartë për të ardhmen e vendit, me tensione të larta sociale dhe politike që vazhdojnë të ndihen nëpër rrugët e Bangladeshit./UBTNews/

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Continue Reading

Vendi

Qeveria në detyrë mblidhet sot në orën 12:00

Published

on

By

Qeveria në detyrë do të zhvillojë sot, në orën 12:00, një mbledhje të saj. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi agjendën apo arsyet e thirrjes së mbledhjes./D.B

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot (e martë) pritet të mbajë mot i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi nga 20 deri 55km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celcius./D.B.KP

Continue Reading

Të kërkuara