Lajmet

​Protesta në Hagë: Protestuesit e quajnë Specialen “Gjykatë kriminale”

Published

on

Rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë nga e gjitha bota kanë protestuar dje në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata kanë kërkuar drejtësi dhe disa prej tyre Gjykatën Speciale e kanë quajtur “Gjykatë kriminale”.

Një bashkatdhetarë nga fshati Reçak, Ahmet Bilalli, i cili mori pjesë në këtë protestë, u shpreh i indinjuar ndaj Gjykatës Speciale për siç tha ai për akuzat e padrejta ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Ai, proceset në Gjykatën Speciale në këto pesë vjet, i ka quajtur qesharake dhe banale për bashkësinë ndërkombëtare.

“Jemi ardhur me mbrojt dritësinë. Vij prej një fshati të Kosovës, kur dihet çfarë gjenocidi është bërë (nga forcat serbe) aty në sytë e krejt botës dhe deri më sot asnjë nuk është I akuzuar apo i dënuar. Ndërsa, i marrin çlirimtarët tanë e i akuzojnë padrejtësisht. Jemi ardhur e do të vijmë deri në pikën e fundit për lirimin e presidentit, kryeparlamentarëve dhe Rexhep Selimit, dhe për ata që janë dënuar padrejtësisht… Janë qesharake dhe banale për bashkësinë ndërkombëtare për ata gjykim të padrejtë”, theksoi Bilalli.

Po ashtu edhe Fexhri Jasipi nga Tetova i cili jeton në Danimarkë tha se po protestojnë për padrejtësinë që bënë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së dhe gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi ardhur këtu të protestojmë për padrejtësinë që bënë Gjykata Speciale edhe ndaj krerëve të UÇK-së dhe gjithë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që kjo e ka quajtur UÇK-në ndërmarrje kriminale. Kurse të bashkëpunosh me Serbinë, siç bashkëpunon Gjykata Speciale me kriminelet e luftës, të cilët kanë dhunuar, masakruar fëmijë. Kështu Gjykata Speciale për mua është Gjykata kriminele”, tha ai.

Ndërkaq një mërgimtar qytetar tjetër nga Gjermania i cili mori pjesë në protestë tha se në mënyrë paqësore po kërkojnë drejtësi nga Gjykata Speciale për çlirimtarët.

“Kemi dalë me protestua në mënyrë pqaqësore, por kjo padrejtësi cka po bëhet në Gjyjatën Speciale, kjo nuk është më me u tolerua”.

Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës, të gjithë këta janë deklaruar të pafajshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara