Aktualitet

Promovohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mija, fati im i madh”, i përkthyer në 34 gjuhë

Published

on

Në tre vjetorin e vdekjes, këtë të hënë është promovuar libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia, fati im i madh”, i cili është i përkthyer në 34 gjuhë të botës.

Në libër thuhet gjithçka rreth veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi u mbajt në burg për 28 vjet, kështu që për kaq vite ai veç familjes i mungoi edhe popullit të tij. Atyre u mungonte kritika e Demaçit.

Demaçi ishte edhe frymëzim për shumë kë. Kështu tha kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hidajet Hyseni në promovimin e librit “Burgjet e mija, fati im i madh”.

“Na ka bashkuar Adem Demaçi në 3-vjetorin e tretë të ndarjes fizike dhe po ashtu në tre vjetorin e përjetësisë të ndjeshme të mungesës për bacën tonë. Mungesën e fjalës së tij të ëmbël por edhe kërkuese, kritike edhe të drejtpërdrejtë. Ky vit është 85 vjetori i lindjes së bacës së Adem Demaçi,” tha ai.

Libri, “Burgjet e mija fati im i madh” është shtypur në shumë gjuhë. Berat Luzha tregoi se libri përmban analizë filozofike të Adem Demaçit

“Është ky një libër që fizikisht është libër por brenda kemi një shkrim, ,një analizë filozofike të Adem Demaçit. Më leht se sa të lexosh këtë libër nuk ka , i lexon 15-16 faqet e para për 15 minuta dhe ndalesh. Mjafton kjo nuk ke çka lexon më tutje sepse nuk kuptohet pos nëse ndokush njeh ndonjë gjuhë të huaj dhe don të përmirësoj përkthyesin nëse e ka përkthyer mirë apo jo tekstin. Shkrimi i bacës Adem përsëritet në 34 gjuhë të ndryshme të popujve të ndryshëm, domethënë është e përkthyer në 34 gjuhë si dhe i shtypur 11 analfabete të botes, latin, rom, greqisht, ibraisht, japonisht, kinezisht [..],” deklaroi ai.

Redaktori i librit, Selatin Novosella derisa foli për librin, ai tha se ata që nga vdekja e Adem Demaçit janë më të vegjël.

“Librin e kemi të përkthyer në 34 gjuhë, që do të thotë për herë të parë Adem Demaçi flet në 34 gjuhë. […] Adem Demaçi për 28 vjet nuk kish qëndruar dikun duke e ditur që e priste qenia më e dashur siç ishte nëna Nazife e se kish pa kurrë, i’u kishin rrit fëmijët dhe askush si përmend fëmijët e tij. Adem Demaçi siç e dini po na mungon shumë, po na mungon mendimi i tij, po na mungon ideja e tij[…]Adem Demaçi po na mungon që 3-vjet. Qe tri vjet jemi më të varfër, më të vegjël, më të pakët”, u shpreh ai.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë.

Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç.

Aktualitet

Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus

Published

on

Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit rus duhet të jetë një nga më të drejtpërdrejtat.

Princi William ka shkuar në Estoni për të mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë, shkruan BBC.

Të premten, në një zonë stërvitjeje ushtarake të acartë të ftohtë, të rrëmbyer nga balta, princi pa ushtarët dhe pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s.

Princi, me uniformë kamuflazhi, duke parë nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak i blinduar, po dërgonte një sinjal për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të penguar çdo agresion nga Rusia.

 

Continue Reading

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Bota

Qeveria turke paralajmëron opozitën kundër thirrjeve për protesta

Published

on

By

Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.

Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane (CHP), ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht.

Arrestimi i Imamoglut është dënuar nga liderët evropianë.

Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i CHP-së, Özgür Özel, duke i quajtur “të papërgjegjshme”.

Grumbullimi dhe marshimi në protestë janë të drejta themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme”, tha Tunc në X të premten.

Continue Reading

Bota

Zelensky: Rusia sulmoi mbrëmë Ukrainën me mbi 200 dronë, zjarri shkaktoi të plagosur

Published

on

By

Zelensky ka hedhur përsëri akuza ndaj Rusisë se kjo e fundit, mbrëmjen e djeshme ka sulmuar rajonet e Ukrainës. Presidenti ukrainas tha se për pasojë të zjarreve që shpërthyen, ka pasur dhe të plagosur.

Natën e kaluar, Rusia sulmoi rajonet e Ukrainës me mbi 200 drone sulmuese dhe simulatorë drone. Kishte edhe bomba ajrore të drejtuara. Rajonet e Odessa, Zaporizhzhia, Sumy, Kiev, Khmelnytskyi dhe Chernihiv vuajtën nga granatimet. Si rezultat i sulmeve masive nga pushtuesit në rajonin e Odessa, zjarret shpërthyen në një qendër tregtare dhe dyqane dhe një ndërtesë e lartë u dëmtua. Tre fëmijë u plagosën. Në Zaporizhzhia, gjashtë persona u plagosën”, tha Zelensky.

Continue Reading

Të kërkuara