Libra

Promovohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mija, fati im i madh”, i përkthyer në 34 gjuhë

Published

on

Në tre vjetorin e vdekjes, këtë të hënë është promovuar libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia, fati im i madh”, i cili është i përkthyer në 34 gjuhë të botës.

Në libër thuhet gjithçka rreth veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi u mbajt në burg për 28 vjet, kështu që për kaq vite ai veç familjes i mungoi edhe popullit të tij. Atyre u mungonte kritika e Demaçit.

Demaçi ishte edhe frymëzim për shumë kë. Kështu tha kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hidajet Hyseni në promovimin e librit “Burgjet e mija, fati im i madh”.

“Na ka bashkuar Adem Demaçi në 3-vjetorin e tretë të ndarjes fizike dhe po ashtu në tre vjetorin e përjetësisë të ndjeshme të mungesës për bacën tonë. Mungesën e fjalës së tij të ëmbël por edhe kërkuese, kritike edhe të drejtpërdrejtë. Ky vit është 85 vjetori i lindjes së bacës së Adem Demaçi,” tha ai.

Libri, “Burgjet e mija fati im i madh” është shtypur në shumë gjuhë. Berat Luzha tregoi se libri përmban analizë filozofike të Adem Demaçit

“Është ky një libër që fizikisht është libër por brenda kemi një shkrim, ,një analizë filozofike të Adem Demaçit. Më leht se sa të lexosh këtë libër nuk ka , i lexon 15-16 faqet e para për 15 minuta dhe ndalesh. Mjafton kjo nuk ke çka lexon më tutje sepse nuk kuptohet pos nëse ndokush njeh ndonjë gjuhë të huaj dhe don të përmirësoj përkthyesin nëse e ka përkthyer mirë apo jo tekstin. Shkrimi i bacës Adem përsëritet në 34 gjuhë të ndryshme të popujve të ndryshëm, domethënë është e përkthyer në 34 gjuhë si dhe i shtypur 11 analfabete të botes, latin, rom, greqisht, ibraisht, japonisht, kinezisht [..],” deklaroi ai.

Redaktori i librit, Selatin Novosella derisa foli për librin, ai tha se ata që nga vdekja e Adem Demaçit janë më të vegjël.

“Librin e kemi të përkthyer në 34 gjuhë, që do të thotë për herë të parë Adem Demaçi flet në 34 gjuhë. […] Adem Demaçi për 28 vjet nuk kish qëndruar dikun duke e ditur që e priste qenia më e dashur siç ishte nëna Nazife e se kish pa kurrë, i’u kishin rrit fëmijët dhe askush si përmend fëmijët e tij. Adem Demaçi siç e dini po na mungon shumë, po na mungon mendimi i tij, po na mungon ideja e tij[…]Adem Demaçi po na mungon që 3-vjet. Qe tri vjet jemi më të varfër, më të vegjël, më të pakët”, u shpreh ai.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë.

Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç.

Kulturë

Sot publikohet dhe promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

Published

on

Të hënën, më 1 dhjetor 2025, në orën 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë do të promovohet kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.

Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

Ky botim sjell para publikut një thesar të rrallë të shkrimeve kritike, eseistike dhe publicistike të autorit, të cilat po publikohen nga Pen Qendra e Kosovës. Shkrimet e Mustafës dëshmojnë vlerën e tij intelektuale dhe dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij.

Xhemail Mustafa (23 gusht 1953 – 23 nëntor 2000), gazetar, publicist, kritik, eseist dhe politikan, ishte një ndër intelektualët e shquar të letërsisë, kulturës dhe jetës publike në Kosovë nga vitet 1970 deri në vitin 2000.

Ai u vra në Prishtinën e porsaçliruar dhe vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Jam Mysliman”, romani i ri i Ben Blushit ngjall interes në edicionin e 28 të Panairit

Published

on

Libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi, “Jam Mysliman”, ka tërhequr vëmendjen e madhe në edicionin e 28 të Panairit të Librit.

Romani ofron një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne.

Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku protagonisti, një shkrimtar, përballet me islamizimin gradual të shoqërisë dhe jetës së tij private, përfshirë edhe gruan e tij të dytë, e cila përkushtohet ndaj fesë.

Pas një udhëtimi në Mekë dhe ndjerë i vetmuar dhe i kërcënuar, ai përfundon duke u bërë mysliman, duke kthyer kështu romanin në një metaforë të kërkimit të shpëtimit përmes fesë, kur besimi te shoqëria humbet.

Ben Blushi zbulon se libri është shkruar brenda dy muaj e gjysmë e ka 221 faqe në versionin final.

“Ka qenë 20% më i gjatë në fillim, rreth 300 faqe. Kam përfshirë edhe një pjesë të fisit tim që janë myslimanë,” shpjegon ai.

Shkrimtari thekson se “Jam Mysliman” duhet lexuar si letërsi artistike, pa ngarkesë emocionale apo politizim:

“Unë i bëj thirrje të gjithëve që librin ta marrin si produkt imagjinar artistik, nuk është trakt, peticion politik a doktrinë, është një roman.”

Përndryshe, ky është botimi i dymbëdhjetë i Ben Blushit, pas suksesit me bestseller-at “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Kandidati” dhe “Komploti”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

David Szalay fiton Çmimin Booker 2025 për romanin “Flesh”

Published

on

Autori hungarezo-britanik David Szalay është shpallur fitues i Çmimit Booker 2025 për romanin e tij të gjashtë, “Flesh”.

Vepra ndjek jetën e një burri të quajtur István, nga fëmijëria deri në mesomoshë, duke trajtuar tema të ndjeshme si maskiliteti, klasa shoqërore, migrimi, trauma, seksualiteti dhe pushteti.

Juria e çmimit, e kryesuar nga shkrimtari Roddy Doyle, e cilësoi romanin si “të errët në shumë aspekte, por një kënaqësi për t’u lexuar”.

Doyle theksoi se Szalay ka zgjedhur të vendosë në qendër të rrëfimit një burrë të klasës punëtore, një figurë që rrallë herë portretizohet në mënyrë kaq të ndërlikuar në letërsinë bashkëkohore.

“Flesh” nis me një ngjarje në fëmijërinë e Istvánit e ndjek jetën gjatë shërbimit ushtarak e më vonë në Londër, ku punon për familje të pasura. Me një stil të përmbajtur dhe të kthjellët, romani depërton në shtresat më të thella fizike e emocionale të personazhit kryesor.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Old Billingsgate në Londër, ku Szalay mori shpërblimin prej 50,000 paundësh. Ai kishte qenë më parë në listën e ngushtë të Booker-it në vitin 2016 me romanin All That Man Is.

Paneli gjykues i këtij viti përfshinte edhe aktorën Sarah Jessica Parker dhe shkrimtarët Chris Power, Ayọ̀bámi Adébáyọ̀ dhe Kiley Reid.

“Flesh” triumfoi përballë finalistëve tjerë, përfshirë Andrew Miller me The Land in Winter dhe Kiran Desai me The Loneliness of Sonia and Sunny, ndërsa në listën e shkurtër ishin Flashlight e Susan Choi, Audition e Katie Kitamura, dhe The Rest of Our Lives e Ben Markovits. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Libra

Një udhëtim poetik në prozë, Ervina Halili prezanton “Malin e qumështit”

Published

on

Shtëpia Botuese Onufri do të promovojë librin më të ri të autores Ervina Halili, me titull “Mali i qumështit”, të premten, më 14 nëntor, në orën 12:00, gjatë Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, në stendën e Onufrit.

Gjatë aktivitetit, autorja do të zhvillojë një bisedë me Andreas Dushin, ku do të diskutohet për rrëfimin poetik, temat që trajton romani dhe kalimin e Halilit nga poezia në prozë.

Romani “Mali i qumështit”, botuar nga Onufri, sjell një ndërthurje të fuqishme midis përjetimit poetik dhe prozës narrative, duke udhëtuar mes kujtesës, trupit dhe shpirtit.

Libri është vlerësuar për gjuhën e tij të pasur, ndjeshmërinë filozofike dhe mënyrën se si eksploron botën shpirtërore dhe natyrën femërore.

Kritikët e kanë cilësuar si një reflektim të thellë mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe me vetveten. Kalimi i Ervina Halilit nga poezia në prozë shihet si një hap i rëndësishëm në krijimtarinë e saj, që e vendos atë ndër zërat më origjinalë të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Në thelb, “Mali i qumështit” është një tekst mbi lidhjen mes trupores dhe shpirtërores, mbi lindjen, krijimin dhe dashurinë si forcë që bashkon njeriun me universin — një ftesë për reflektim dhe ndjeshmëri të thellë njerëzore. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara