Kronikë e zezë

Prokuroria e Ferizajit ndalon tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në disa komuna

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftim thuhet se personat e dyshuar janë nga Komuna e Prishtinës.

“Me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Kronikë e zezë

Sulm me thikë në Kaçanik: Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Në Raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur  se dy të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Ismail Raka” lidhur me një incident të rëndë të ndodhur së fundmi.

Ata dyshohen se kanë sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy burrat e përfshirë në këtë rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës raportohet se në Ferizaj janë arrestuar dy persona në dy raste të ndara për posedim të narkotikeve.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 21:30 në rrugën “Sali Çeku”, ku njësitet policore kanë ndaluar një të dyshuar kosovar te i cili, pas kontrollit fizik dhe kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 2.92 gramësh, së bashku me një telefon mobil.

Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën “Brigada 161”, policia ka realizuar një tjetër operacion pas pranimit të informatave, me ç’rast ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 34.44 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, një mulli për bluarje, pako me letra për mbështjellje, një telefon mobil si dhe një sasi të parave të gatshme.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin njëditor, Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ura e Konakut” në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar me urgjencë në emergjencë për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar plagë që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Skenderaj, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.

I dyshuari ndodhet ende në kërkim policor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara