Lajmet

Projektligji për skemat pensionale miratohet gjatë këtij muaji në Qeveri

Ministri Murati para anëtarëve të komisionit tha se ligji i ri do të hyjë në fuqi para datës 15 korrik.

Published

on

Qeveria e Kosovës do të miratojë Projektligjin për skemat pensionale brenda muajit qershor, bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990, tha ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e Komisionit parlamentar për buxhet, punë dhe transfere të mërkurën.

Ministri Murati para anëtarëve të komisionit tha se ligji i ri do të hyjë në fuqi para datës 15 korrik, afat ky i vendosur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, ai tha se i njëjti pritet të ketë implikime të larta financiare për buxhetin e shtetit, andaj do të shikohet se a është e nevojshme rishikimi i buxhetit.

“Bëhet fjalë për një implikim të lartë financiar i cili pastaj mund të kërkojë rishikime të tjera të Ligjit për Buxhetin, nëse nuk mund të mbulohet në kuadër të hapësirave që kemi brenda fleksibilitetit që lejon ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit. Pra, po besoj se shumë shpejt në njërën nga mbledhjet e radhës të qeverisë do të miratohet si Projektligj dhe të sjellim para jush në Kuvend, në mënyrë që të plotësohet edhe kërkesa e Gjykatës Kushtetuese që para datës 15 korrik të kemi një ligj të ri. Pastaj është çështja edhe kapaciteteve zbatuese, pasi kemi të bëjmë me një numër të madh të pension marrësve që do t’iu duhej të ndryshohej kategoria sipas ligjit të ri që do të hyjë në fuqi”, tha ai.

Deputeti opozitar i AAK-së, Pal Lekaj kritikoi ministrin se ka vonuar miratimin e këtij projektligji.

“Pse ministër keni qenë kaq të ngurtë që të pësojnë kjo kategori, kur dihet se ata nuk e kanë bërë me vetë dëshirë (largimin nga puna), por me dhunë. Mos përfshirja e tyre në skema sociale është e pakuptimtë, pasi ka humbur një shtresë që ka sakrifikua”, theksoi ai.

Në anën tjetër, në mbledhjen e sotme Komisioni diskutoi për shpenzimet e Kuvendit për tre muajt e parë të vitit 2023.

Aty, zëvendësuesi i sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, tha se përgjatë këtyre muajve legjislativi ka shpenzuar 1 milion e 698 mijë euro, ku shumica prej tyre janë në paga dhe shtesa.

“Shpenzimet e tre mujorit të parë për vitin 2023 për pesë programet e lartcekura janë në shumën 1 milion e 698 mijë euro ose përkthyer në përqindje të realizimit në 15.64 për qind të buxhetit vjetor. Ndërsa sa i përket shpenzimeve në fjalë, për paga dhe shtesa është shuma 1 milion e 419 mijë euro apo 18.48 për qind, kurse për kategorinë mallra dhe shërbime janë realizuar 233 mijë euro apo 12.57 për qind e buxhetit vjetor”, tha ai.

Po ashtu, nga administrata e Kuvendit, u bë e ditur se për dallim nga vitet e kaluara, gjatë kësaj periudhe ka shpenzim më të vogël në paga dhe shtesa, kurse janë rritur më shumë shpenzimet e deputetëve për udhëtime jashtë vendit.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme, Komisioni miratoi edhe raportet të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Gjithashtu, komisioni diskutoi për Projektligjin për lotarinë, ku u vendos nga deputetët iniciues që i njëjti të tërhiqet.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 8 te Ligjit për skemat pensionale, sepse është përfunduar që në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999, nuk e kanë gëzuar pensionin kontribut dhënës, por vetëm atë të moshës.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara