Lajmet

​Policia e Kosovës arrestoi një serb të dyshuar për krime lufte

Bëhet fjalë për periudhën e luftës në Kosovë (1998-1999).

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Bëhet fjalë për periudhën e luftës në Kosovë (1998-1999) kur personi në fjalë, si gardian i burgut, dyshohet të ketë ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike dhe trajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë.

Arrestimi i personit me inicialet D.M është bërë në orët e paradites në zonën e Graçanicës.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, zyrtarët policor kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm, 136 fishek të kalibrit 9x19mm, thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives, shufër metalike “Taiwan”, dokumente, vendime, notes dhe telefon personal.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Live

Centcom demanton Iranin: Asnjë anije amerikane nuk është goditur në Hormuz

Published

on

By

Komanda Qendrore Amerikane, Centcom, ka mohuar zyrtarisht pretendimet e Iranit se një anije luftarake e SHBA-së është goditur nga dy raketa në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në platformën X, Centcom sqaroi se asnjë mjet i marinës nuk është prekur, ndërsa konfirmoi se forcat amerikane po vazhdojnë zbatimin e bllokadës detare në portet iraniane në kuadër të operacionit “Projekti Liri”.

Në anën tjetër, agjencia iraniane e lajmeve, Fars, pretendoi se një shkatërrues amerikan u godit dhe u detyrua të tërhiqej pasi po lundronte në shkelje të rregullave të sigurisë detare.

Ky përplasje deklaratash vjen menjëherë pas urdhrit të Presidentit Donald Trump që SHBA-ja të nisë operacionin për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në këtë zonë jetike që nga fundi i shkurtit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Rezultate të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të javës së 32-të të Superliga e Kosovës janë zhvilluar disa ndeshje interesante, me rezultate të ngushta dhe surpriza në disa përballje.

Drita ka fituar në udhëtim ndaj KF Prishtina e Re me rezultat 0:1.

Malisheva ka mposhtur FC Prishtina me rezultat 0:1.

Ndeshja mes Gjilani dhe Ferizaj është mbyllur baraz 1:1.

Drenica ka arritur fitore ndaj Dukagjini me rezultat 1:0.

Ndërsa Llapi ka triumfuar në transfertë ndaj FC Ballkani me rezultat 0:1.

Në përgjithësi, java e 32-të ka sjellë rezultate të rëndësishme që ndikojnë në garën për kreun dhe mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Rajoni

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut në Jerevan: Diskutohet mbështetja 50-milionëshe dhe rruga drejt BE-së

Published

on

By

Në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Armeni, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim dypalësh me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Fokusi i bisedës ishte bashkëpunimi ekonomik dhe përkrahja e Luksemburgut për proceset integruese të Kosovës. Kurti shfrytëzoi rastin për të falënderuar homologun e tij për ndihmën e vazhdueshme, duke vënë në pah mbështetjen e fundit financiare prej 50 milionë eurosh, e cila është dedikuar për forcimin e institucioneve dhe sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, specifikisht për kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Përkushtimi i Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve tona institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve tanë është një dëshmi e partneritetit tonë të fortë,” ka deklaruar kryeministri në detyrë Kurti gjatë bashkëbisedimit me Frieden.

Në mbyllje të takimit, të dy liderët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e mëtejshëm në forumet ndërkombëtare, ku Luksemburgu mbetet një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT realizojnë vizitë studimore në industrinë e bletarisë, duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës

Published

on

By

Në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm të UBT-së për të ofruar arsim cilësor, praktik dhe të orientuar drejt tregut të punës, studentët e nivelit Bachelor dhe Master të programit Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit zhvilluan një vizitë studimore në dy nga ndërmarrjet e njohura të sektorit të bletarisë, “API ROI” dhe “APIMODERNA”.

Kjo vizitë praktike u realizua si pjesë e aktiviteteve akademike që synojnë avancimin profesional të studentëve përmes ndërthurjes së dijes teorike me përvojën direkte në industri, duke i ekspozuar ata ndaj proceseve reale të prodhimit, menaxhimit dhe kontrollit të cilësisë në një sektor me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm agrikulturor dhe ekonomik.

Gjatë kësaj eksperience, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me teknologjitë moderne të përdorura në industrinë e bletarisë, proceset e përpunimit të produkteve të bletës, standardet e sigurisë ushqimore, si dhe praktikat e kontrollit të cilësisë që garantojnë produkte konkurruese në treg.

Përmes prezantimeve profesionale dhe diskutimeve me ekspertë të fushës, studentët u informuan mbi rëndësinë e inovacionit në agrikulturë, menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe potencialin që sektori i bletarisë ka në zhvillimin ekonomik dhe ambiental.

Vizita në “API ROI” dhe “APIMODERNA” shërbeu si një platformë e rëndësishme për studentët që të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë e sektorit, duke zhvilluar kompetenca praktike që janë thelbësore për karrierën e tyre profesionale në fushën e agrikulturës, mjedisit dhe agro-biznesit.

Programi Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij në përgatitjen e profesionistëve të rinj përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, bashkëpunimit me industri relevante dhe organizimit të aktiviteteve praktike që i bëjnë studentët më të gatshëm për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Continue Reading

Të kërkuara