Lajmet nga UBT

Profesorë të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS

UBT ka qenë ndër pionierët e këtij sistemi me sistemin RIIMS që nga viti 2015.

Publikuar

Profesorë të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS Profesorët e UBT-së, Visar Hoxha, Visar Krelani dhe Izet Kelmendi morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS, ku Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, në bashkëpunim me “Heras Plus” dhe “Researchcult” prezantuan konceptin, vizionin dhe qëllimet afatgjata dhe afatshkurtra të sistemit KRIS.

Kjo punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të përzgjedhura, sikurse: anëtarë të grupit punues të KRIS dhe zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, për të marrë trajnime dhe për të dhënë reagime mbi sistemin.

Sistemi Informativ i Kosovës për Kërkime Shkencore apo KRIS (Kosova Research Information system), është një platformë që do të shërbejë në mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për kërkime shkencore, por edhe si një mekanizëm rregullator për ofrimin e informacionit më të standardizuar në hulumtim.

UBT ka qenë ndër pionierët e këtij sistemi me sistemin RIIMS që nga viti 2015, ndërsa tani MASHTI me përkrahje të Erasmus+ do të krijojnë sistemin KRIS për nivel të Kosovës.

Lajmet nga UBT

Studentja e UBT-së, Doruntina Barku është punësuar në pozitën Junior Architect në kompaninë “ArchiEDU”

Publikuar

nga

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Doruntina Barku, pas rezultateve të suksesshme të arritura përgjatë studimeve në UBT, është punësuar në pozitën Junior Architect në kompaninë “ArchiEDU”.

Doruntina Barku ka vlerësuar se përgjatë studimeve në UBT ka arritur që përmes përkushtimit dhe angazhimit, si dhe mbështetjes së parezervë të stafit akademik dhe administrativ të UBT-së, të zhvillojë njohuritë e saj rreth fushës dhe të avancohet drejt qëllimeve akademike dhe profesionale.

“UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, i zotuar për të vënë në zbatim metodat më të përparuara të mësimdhënies dhe hulumtimit në një mjedis ku i jepet një rëndësi e veçantë studentit, si dhe avancimit profesional, që do të kontribuojë në ekonomi, në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë”, ka thënë Barku.

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është një nga programet unike në rajon, duke u ofruar zhvillimin profesional të rinjve dhe mundësi të shumta punësimi në vet institucionin e UBT-së, por edhe në tregun e punës brenda dhe jashtë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Qendrat e Karrierës në Shkollat e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, kanë mbajtur një sesion informimi lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale.

Para maturantëve të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe të UBT-së, kanë dhënë detaje më shumë për mundësitë, kushtet dhe cilësinë që ofron UBT për studimet akademike.

Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e kësaj shkolle profesionale janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.

Përmes këtij projekti, Qendra e Karrierës në UBT, është duke informuar të rinjtë anembanë Kosovës, me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, praktikat më të mira ndërkombëtare që janë në Kosovë, si dhe mundësitë për zhvillimin sa më të mirë të një karriere profesionale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Punimi i profesorit të UBT-së, Demokrat Nuha, rreth komponimeve të reja të derivateve të oksadiazolit dhe triazolit, publikohet në revistën “Journal of Molecular Structure”

Publikuar

nga

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit të Farmacisë në UBT, Demokrat Nuha, me disa profesorë ndërkombëtarë, me titull: “New Oxadiazole/Triazole Derivatives with Antimicrobial and Antioxidant Properties”, është publikuar në revistën “Journal of Molecular Structure”, e indeksuar në Scopus.

Ky punimi përshkruan sintezën e një seri të komponimeve të reja të derivateve të oksadiazolit dhe triazolit, si dhe vlerësimin e tyre për aktivitetin antimicrobial dhe antioksidant.

Mënyra e lidhjes së komponimeve aktive me enzimën oksiduese janë studiuar nëpërmjet lidhjes molekulare (Molecular docking) dhe simulimeve të dinamikës molekulare (Molecular dynamics simulation), të cilat siguruan informacion në lidhje me mekanizmin e ndërveprimit të enzimës, si dhe llogaritjet DFT janë aplikuar për komponimet aktive.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Demokrat Nuha: “New Oxadiazole/Triazole Derivatives with Antimicrobial and Antioxidant Properties”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti

Përmes këtij projekti, Qendra e Karrierës në UBT po informon të rinjtë anembanë Kosovës.

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, kanë mbajtur një sesion informimi lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale.

Para maturantëve të IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe të UBT-së, ka dhënë detaje më shumë për mundësitë, kushtet dhe cilësinë që ofron UBT për studimet akademike.

Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e kësaj shkolle profesionale janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.

Përmes këtij projekti, Qendra e Karrierës në UBT, është duke informuar të rinjtë anembanë Kosovës, me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, praktikat më të mira ndërkombëtare që janë në Kosovë, si dhe mundësitë për zhvillimin sa më të mirë të një karriere profesionale.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara