Aktualitet

Procedohet në Kuvend Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Zv.ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu tha se ky projektligj qartëson fushëveprimin e hetimeve administrative.

“Projektligji qartëson fushëveprimin e agjencisë në fushën e hetimeve administrative, procesi i deklarimit të pasurisë”.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kabineti qeveritari miratimin e kësaj pike pasi si Qeveri ai thotë se kanë synim sundimin e ligjit.

“Meqë e kemi prioritet sundimin e Ligjit, unë ju ftoj të gjithëve ta miratoni këtë”.

Live

Marta Kos: Sot zhvillohen katër konferenca për BE-në, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë

Published

on

By

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka cilësuar të martën si një ditë të rëndësishme për procesin e zgjerimit, duke njoftuar se për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos bëri të ditur se katër vendet që po shënojnë hapa përpara në këtë proces janë Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Sipas saj, Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, duke pasur të mbyllur 18 nga 33 kapitujt gjithsej.

Komisionerja Kos theksoi se ky momentum i krijuar duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në disa komuna të ndryshme. Në të gjitha rastet, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorëve përkatës.

Në Graçanicë janë raportuar dy raste të ndara të dhunës psikike. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike të vazhdueshme ndaj saj. Në rastin e dytë, një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

Në Lipjan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në Istog dhe në Rahovec janë regjistruar dy raste të ngjashme ku bashkëshortet kanë qenë viktima të dhunës fizike nga burrat e tyre. Viktimës në Istog i është ofruar edhe ndihma mjekësore, ndërsa rasti ka kaluar nën hetime.

Një grua në Pejë ka pranuar trajtim mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar.

Në Mitrovicën e Veriut është iniciuar rast ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij.

Continue Reading

lajme

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, ftohet si studiuese kërkimore në një nga bibliotekat më prestigjioze në botë

Published

on

By

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, është ftuar zyrtarisht si Guest Researcher në Herzog August Bibliothek në Wolfenbüttel të Gjermanisë, një prej bibliotekave kërkimore më prestigjioze në botë dhe ndër institucionet më të rëndësishme për studimet humanistike.

Ky angazhim përbën një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për punën e saj shkencore, duke e pozicionuar atë në një prej qendrave më elitare të kërkimit në Evropë, ku studiues nga e gjithë bota zhvillojnë projekte mbi historinë, kulturën dhe trashëgiminë intelektuale evropiane.

E themeluar në vitin 1572, Herzog August Bibliothek ka një histori mbi 450-vjeçare dhe në shekullin XVII njihej si “Mrekullia e Tetë e Botës”, falë koleksionit më të madh të librave në Evropë. Biblioteka ruan mijëra dorëshkrime mesjetare, inkunabula, harta historike, dokumente arkivore dhe koleksione unike me rëndësi botërore. Ndër pasuritë e saj më të çmuara është edhe Evangeliari i Henrikut të Luanit, një nga dorëshkrimet më të rëndësishme të Mesjetës evropiane. Institucioni është udhëhequr ndër shekuj edhe nga personalitete të shquara të mendimit evropian, si Gottfried Wilhelm Leibniz dhe Gotthold Ephraim Lessing.

Gjatë qëndrimit në këtë institucion, Prof. Bekteshi-Ferati do të zhvillojë projektin e saj kërkimor me titull “Cultural Encounters and Theatrical Representation: The Balkans between the Ottoman and Habsburg Worlds (16th–18th Century)” (“Takimet kulturore dhe përfaqësimi teatror: Ballkani ndërmjet botës Osmane dhe asaj Habsburge (shekujt XVI–XVIII)”), duke hulumtuar në një nga fondet më të pasura arkivore në Evropë.

Ky projekt synon të analizojë ndërveprimet kulturore dhe mënyrën e përfaqësimit të Ballkanit në teatër gjatë periudhës ndërmjet shekujve XVI dhe XVIII, duke u mbështetur në burime të rralla historike dhe materiale arkivore me vlerë të jashtëzakonshme shkencore.

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Fushë Kosovë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qershor

Published

on

By

Një grua ka vdekur dje në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 5 qershor 2026 në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, asaj i është keqësuar gjendja shëndetësore të hënën, me ç’rast është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara