Aktualitet
Kryeministri Kurti dhe Abdullah Sidran, bisedë për librin dhe Sarajevën
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNjë bisedë të përzemërt për politikën, Sarajevën dhe rëndësinë e librit e të lexuarit, e ka pasur kryeministri Albin Kurti në takimin me poetin, shkrimtarin, skenaristin e gazetarin e njohur boshnjak, z. Abdullah Sidran.
Z. Sidran e uroi z.Kurti për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe tha se fitores së tij në zgjedhje i është gëzuar ai dhe i gjithë populli boshnjak.
“Në ditët e sotme është bërë e vështirë të arrihet drejtësia. Fitorja jote është vendosje në vend e drejtësisë”, tha z. Sidran.

Kryeministri Kurti shprehu admirimin për poezitë e poetit, i cili ndryshe quhet edhe “shpirti i Sarajevës”. Ata diskutuan për rëndësinë e librit të mirë dhe të lexuarit, si proces që pasuron botën e brendshme të njeriut dhe zhvillon mendjen.
Në takim ishin të pranishëm edhe Lulzim Tafa, kryetar i Këshillit të Kolegjit AAB, Nexhat Korajliq, profesor në Universitetin e Sarajevës dhe në Kolegjin AAB, si edhe Venera Llunji, prorektore për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Kolegjin AAB.
Shkrimtari Abdullah Sidran po qëndron në Kosovë me ftesë të Kolegjit AAB, që i ka ndarë atij çmimin ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja”.
Titujt më të rëndësishëm poetikë të z.Sidran janë: “Sahbaza” botuar në Sarajevë, në vitin 1970, “Kocka dhe mishi” (1976), “Koleksioni i Sarajevës”, (Sarajevë, 1979) “Tabuti sarajevas” (Sarajevë, 1993), “Lotët e nënave të Srebrenicës” botuar në Sarajevë më 11 korrik 2007.
Libri i tij i botuar gjatë luftës “Tabuti sarajevas”, fitoi “Çmimin e Lirisë” nga Qendra PEN e Francës. Laureatë të mëparshëm të këtij çmimi ishin: Solzenjicin, Sakharov, Havel. Përzgjedhjet nga poezitë e tij u përkthyen në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe u botuan në Austri, Francë, Itali.
Ai është një nga skenaristët më të rëndësishëm të filmit në kinematografinë ish-jugosllave me filmat: “A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, dhe “Kuduz”. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës e Hercegovinës.
Aktualitet
Pritje madhështore për Trump-in në Kinë, por problemet mbeten
Published
2 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Xi Jinping organizoi një pritje madhështore për Donald Trump-in në ditën e parë të një vizite që mund të rivendosë marrëdhëniet midis superfuqive rivale.
Garda e nderit ushtarak u rreshtua jashtë Sallës së Madhe të Popullit për të mirëpritur Trump-in, e shoqëruar me shtëna përshëndetëse dhe një bandë muzikore që luante himnin kombëtar të SHBA-së. Presidenti ndaloi dy herë për të përshëndetur fëmijët e shkollave që brohorisnin me flamuj kinezë dhe amerikanë.
Teksa shtrëngonte duart me Xi-në, ai u përkul për t’i rrahur krahun në atë që dukej si një gjest ngrohtësie, ndërsa nuk kurseu lëvdatat për mikpritësin e tij.
“Ju jeni një udhëheqës i madh. Këtë ua them të gjithëve,” deklaroi ai në ato që dukeshin si komente spontane. Më vonë, gjatë vizitës në Tempullin e Qiellit të shekullit XV, ai u shpreh para gazetarëve se Kina ishte e bukur. Në banketin e kësaj mbrëmjeje, ai i quajti bisedimet si një mundësi “të çmuar”.
Ishte një ditë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se Trump e ndërtoi markën e tij politike duke folur ashpër ndaj Kinës.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë Kinën të përdhunojë vendin tonë, dhe kjo është ajo që po bëjnë,” u thoshte ai mbështetësve në një tubim fushate në vitin 2016.
Në vitin 2020, ai pretendoi se Kina e ka “vjollur Shtetet e Bashkuara si askush tjetër më parë” dhe e përshkroi pandeminë e Covid-19 si “virusi kinez”. Para se të kthehej në pushtet, ai u zotua se do ta “bënte Kinën të paguante”.
Në kulmin e luftës tregtare vitin e kaluar, të dyja palët kishin vendosur tarifa që kalonin 100% mbi produktet e njëra-tjetrës. Pasoi një armëpushim i brishtë, por një nga pyetjet kryesore që rëndon mbi këtë vizitë është se sa do të zgjasë ai dhe çfarë marrëveshjeje do të zërë vendin e tij?/BBC/
Lajmet
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers
Published
3 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.
Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.
Lajmet
Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj
Published
4 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.
Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se “Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”
Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.
“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.
“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.
Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.
Lajmet
Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg
Published
5 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.
Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.
Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/
Pritje madhështore për Trump-in në Kinë, por problemet mbeten
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers
Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj
Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
Spektakël në finalen e Botërorit: Madonna, Shakira dhe BTS performojnë në New Jersey
Kongresistët kërkojnë që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t’i vihet emri i Engelit
Kontrabanda me migrantë: Policia e Kosovës parandalon dy raste, në Hani të Elezit përdoret droni
Trepça mbron “Minatorin” ndaj Bashkimit dhe bën hapin e madh drejt titullit kampion
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
