Kulturë

Princesha e Spanjës do të fillojë shërbimin ushtarak

Konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria.

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës njoftoi të martën se princesha Leonor do të fillojë shërbimin ushtarak 3-vjeçar nga muaji shtator.

“Si në të gjitha monarkitë parlamentare”, tha Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles pas një takimi të kabinetit, se Leonor “duhet të ketë një sfond ushtarak dhe një karrierë ushtarake”.

Lajmin e konfirmoi edhe Qeveria e Spanjës përmes një shkrimi në Twitter.

Vajza e mbretit Felipe VI i mbush 18 vjet gjatë muajit tetor dhe do të raportojë për detyrën në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të ushtrisë spanjolle në Zaragoza./UBTNews/

Kulturë

Promovohet romani “Pasqyra e Fundit” i autores Blerta Aliu Ahmeti

Published

on

Në Librarinë Dukagjini është mbajtur promovimi i romanit “Pasqyra e Fundit” të autores Blerta Aliu Ahmeti, në praninë e dashamirësve të librit, artistëve, mediave dhe përfaqësuesve institucionalë.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës.

Romani trajton tema që lidhen me identitetin, kujtesën dhe dimensionin emocional e historik, përmes një narrative bashkëkohore dhe reflektuese.

Gjatë promovimit u diskutua për vlerat letrare dhe artistike të veprës, ndërsa ngjarja u vlerësua si një aktivitet i rëndësishëm kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Përurohet shtëpia-muze e poetit Ymer Elshani në Korroticën e Poshtme

Published

on

Shtëpia e poetit Ymer Elshani, i vrarë bashkë me familjen e tij dhe 46 civilë të tjerë gjatë Masakrës së Poklekut nga forcat paramilitare serbe, është shndërruar në muze në Korroticën e Poshtme të Drenasit.

Përurimi i shtëpisë-muze u bë në fillim të kësaj jave, duke krijuar një hapësirë që do të ruajë kujtesën historike dhe do të prezantojë jetën, veprën dhe trashëgiminë letrare të Elshanit, si dhe dëshmitë e një prej periudhave më të dhimbshme të historisë së Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetja Saranda Bogujevci dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Shtëpia-muze pritet të shërbejë si institucion i kujtesës dhe pikë referimi për ruajtjen e së vërtetës historike dhe edukimin e brezave të ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së njihen me rrugëtimin e Japonisë nga tradita e samurajve deri te një prej shteteve më të avancuara në botë

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve në Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT organizoi një aktivitet të veçantë kulturor dhe akademik, i realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze.

Aktiviteti, i mbajtur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, bëri bashkë studentë, profesorë, artistë dhe mysafirë të shumtë të interesuar për historinë, kulturën dhe zhvillimin e Japonisë.

Ngjarja u hap me fjalën përshëndetëse të Dekanes së Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, Prof. Dr. Ariana Gjoni, e cila vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve ndërkulturore në pasurimin e përvojës akademike të studentëve dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes artit, dizajnit dhe edukimit.

Më pas, Prof. Afërdita Statovci theksoi rëndësinë e njohjes së kulturave të ndryshme botërore si pjesë e formimit profesional dhe artistik të studentëve, duke nënvizuar se arti dhe dizajni janë gjuhë universale që lidhin popujt dhe traditat.

Në emër të Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, Luljeta Arifi foli për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, duke vlerësuar rolin e institucioneve arsimore në promovimin e dialogut kulturor dhe shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Pika qendrore e aktivitetit ishte ligjërata e mbajtur nga Hiroyasu Tanigaki, përfaqësues i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, me temën “Nga Samurai deri te shteti modern”. Përmes një prezantimi të pasur me informacione historike dhe kulturore, ai prezantoi transformimin e Japonisë ndër shekuj, duke filluar nga periudha e samurajve e deri te zhvillimi i saj si një nga shtetet më të avancuara teknologjikisht dhe ekonomikisht në botë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me vlerat tradicionale japoneze, filozofinë e disiplinës, inovacionin, zhvillimin urban dhe ndikimin global të kulturës japoneze në art, dizajn, teknologji dhe industri kreative. Ligjërata u përcoll me interes të madh nga studentët, të cilët zhvilluan diskutime dhe shkëmbyen pyetje mbi aspektet kulturore dhe zhvillimore të Japonisë.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë përkushtimin e UBT-së në organizimin e ngjarjeve që ndërthurin dijen, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të reja për studentët që të mësojnë nga përvoja dhe modelet më të avancuara globale.

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” vlerësohet në Cannes, Ministrja Bogujevci takon ekipin në Kosovë

Published

on

Filmi “Dua” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit është vlerësuar së fundi në festivalin prestigjioz në Cannes, dhe si rezultat i këtij suksesi, ministrja e kulturës dhe turizmit Saranda Bogujevci ka takuar ekipin.

“Me shumë kënaqësi prita sot në kabinet ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Festivalin e Kanës, ku filmi u nderua me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique”.

I përgëzova regjisoren Blerta Basholli dhe gjithë ekipin për këtë arritje të rëndësishme për kinemanë tonë. Ky vlerësim, i ndarë nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë, dëshmon edhe një herë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik që po arrijnë filmbërësit tanë në botë.

“Dua” është sukses i merituar që na bën krenarë të gjithëve dhe një tjetër dëshmi se kinemaja jonë po vazhdon të zërë vend të rëndësishëm në festivalet më prestigjioze të botës”, ka shkruar Bogujevci.

Continue Reading

Të kërkuara