Kulturë, Lifestyle

Fansat lavdërojnë Lady Gaga-n për gjestin ndaj fotografit në Oscars

Ajo nuk hezitoi të ndihmonte një fotograf që u rrëzua.

Publikuar

Artistja ikonike, Lady Gaga u pa në eventin e Oscars me një fustan të zi të punuar nga Versace.

Ndonëse mbërriti me vonesë, Lady Gaga rrëmbeu vëmendjen e të gjith të pranishme me dukjen e saj, përcjell UBT News.

Megjithatë, ajo që ra në pah ishte mënyra se si ajo nuk hezitoi të ndihmonte një fotograf i cili u pengua dhe si pasojë, u rrëzua në tapet. Kjo ndodhi teksa ai po përpiqej të kapte një foto nga afër të këngëtares.

Pasi e vërejti se u rrëzua, ajo u afrua që ta ndihmonte. Pas kësaj, të shumta ishin reagimet në mediat sociale, ku fansat lavdëronin sjelljen e këngëtares.

Kulturë, Lifestyle

Ritmi i historisë: 306 vjetori i operës ‘Scanderbeg’ nga Vivaldi në udhëheqje

Publikuar

nga

Më 22 korrik të vitit 1718, në skenën e teatrit “Teatro di via della Pergola” në Firence, u shfaq për herë të parë opera “Skënderbeu” e kompozuar nga Antonio Vivaldi, një vepër e rrallë në repertorin e tij. Opera ishte një nderim ndaj heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Teatri “Teatro di via della Pergola” ishte një institucion i rëndësishëm në kulturën italiane, i themeluar që nga viti 1657 me emrin “Teatro dell’Accademia degli Immobili”. Ai ishte një nga qendrat e inovacionit në operën italiane, duke marrë frymë nga propozimet artistike venedikase që kishin dominuar në fillim të shekullit XVII.

Libretisti i operës “Skënderbeu” ishte Antonio Salvi da Lucignano, ndërsa pjesët e mbetura të partiturave ruhen sot në Bibliotekën Kombëtare në Torino. Megjithëse mungon partitura e plotë, autografi i Vivaldit për këtë operë gjendet në vëllimin e dytë të koleksionit, duke përfshirë gjashtë kapituj të plotë të muzikës.

Kronikat e kohës tregojnë se opera u shfaq rreth 18 herë rresht, duke mbledhur sukses në çdo paraqitje. Studiuesit besojnë se faktori kryesor i suksesit të kësaj opere në atë periudhë ishte konteksti politik i kohës. Pas fitoreve të mëdha të Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, figura e tij ishte e rëndësishme në shpirtin e kohës në Venedik dhe shtetet italiane të tjera. Interesi për të ishte gjithashtu i lartë për shkak të rrezikut të ekspansionit otoman në Evropë.

“Skënderbeu” shënon një pikë kryesore në karrierën e Vivaldit si kompozitor operistik, duke i hapur atij rrugën për të fituar njohje të mëtejshme në skenën e operasë evropiane. Përkundër faktit që protagonisti i operës nuk i përket mitologjisë, por një figurë historike të afërt për kohën, figura e Skënderbeut mbeti e rëndësishme për kujtesën italiane dhe evropiane si udhëheqës i pavarur që rezistoi me sukses kundër forcave otomane.

Opera “Skënderbeu” tregon aftësitë kompozitore të Vivaldit për të trajtuar temat e historisë dhe heroizmit me një stil të jashtëzakonshëm muzikor, duke e bërë atë një kontribut të rëndësishëm në repertorin e operasë italiane të shekullit XVIII./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Bazel ose Gjenevë

Publikuar

nga

Transmetuesi publik zviceran SRG SSR njoftoi se Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Bazel ose Gjenevë. Vendimi përfundimtar për qytetin që do të presë muzikantët evropianë do të merret në fund të gushtit.

Lista e qyteteve të mundshme pritëse për Eurovision Song Contest është ngushtuar në dy, konkursi do të mbahet në Bazel ose Gjenevë, njoftoi shërbimi publik zviceran SRG SSR.

Përveç këtyre dy qyteteve, Cyrihu ka shprehur interesim për organizimin e garës më të madhe muzikore në botë, si dhe është dorëzuar një ofertë e përbashkët nga Berna dhe Bill.

Qyteteve të interesuara iu dha një afat deri në fund të qershorit për të dërguar ofertat dhe atyre iu kërkua të dërgonin informacione për sallën, planin e transportit publik, qëndrueshmërinë e konkursit, objektet hoteliere në dispozicion, sigurinë, çështjen e depozitimit të mbetjeve, si dhe ide se si vizitorët do ta përjetonin konkurrencën në qytetin e tyre.

Vendimi përfundimtar për qytetin pritës do të merret në fund të gushtit.

Zvicra fitoi fitoren e tretë në konkursin e këtij viti në Malmö falë Nemo dhe këngës The Code./KultPlus

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, në mbyllje procesi hartues dhe redaktimi në grupe

Publikuar

nga

Në përfundim të fazës së hartimit të Projektit “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”, drejtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, u zhvillua takimi i rëndësishëm për finalizimin e veprës.

Takimi kishte një karakter konsultativ për të përmbyllur procesin e hartimit dhe redaktimit brenda grupeve pune. Diskutimet u fokusuan në përfundimin e fazës së tanishme të punës, si dhe në sistematizimin dhe unifikimin e paraqitjes leksikografike të materialeve të hartuara.

Anëtarët e grupeve pune nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfshinin Valter Memishën, si Sekretar Shkencor i Fjalorit dhe hartues, Anila Kananajn si hartuese dhe koordinatore, dhe Engjëllushe Karajn si hartuese.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, përfshirë Shefkije Islamajn, Abdurrahim Maxhunin, Naim Berishën dhe Sejdi M. Gashin, të cilët kontribuan me hartimin e segmenteve të ndryshme të Fjalorit.

Në fund të takimit u bë e qartë se vepra ende nuk është e plotësuar plotësisht dhe secili hartues është nxitur të vazhdojë të pasurojë materialeve me fjalë, kuptime dhe shënime shtesë për të pasur një përmbajtje sa më të pasur dhe të përcaktuar gjuhësore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Fatos Arapi: Figura kryesore e Letërsisë Shqiptare Bashkëkohore

Publikuar

nga

Më 19 korrik të vitit 1930, lindi në Zvërnec të Vlorës poeti i shquar Fatos Arapi, i njohur si një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Fatos Arapi është një prej poetëve më të rëndësishëm të vargjeve elegjike në letërsinë shqiptare moderne. Përveç shkëlqimit të tij si poet, Arapi kreu studimet e larta në ekonomi në Sofje, ndërsa kontributi i tij më i madh mbetet në fushën e letërsisë. Ai u dallua për qëndrimin e tij të pakompromis ndaj normave të impozuara nga realizmi socialist dhe për kritikën e tij të ashër ndaj burokracisë së sistemit të atëhershëm.

Në vitin 1973, Arapi u zhvendos nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” në Tiranë, duke vazhduar të angazhohej intensivisht në letërsi dhe gazetari. Pas rikthimit në atdhe, ai botoi vëllimet e tij të njohura si “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, si dhe tregime të shkurtra të tilla si “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh” dhe “Horrat e ndershëm”.

Përveç krijimtarisë së tij, Fatos Arapi u bë i njohur edhe si përkthyes i veprave të autorëve të tjerë si Neruda dhe Sapho, si dhe si studiues i temave historike, duke trajtuar në veçanti “Çështjen shqiptare dhe krizën ballkanike”.

Krijimtaria e tij e pasur dhe angazhimi i palëkundur në botën e letërsisë e bëjnë Fatos Arapin një nga figurat më të rëndësishme dhe të respektuara të letërsisë shqiptare bashkëkohore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara