Kulturë

Princesha Beatrice në pritje të ëmbël

Published

on

Princesha Beatrice është në pritje të ëmbël. Nga pallati i Buckingham-it njoftojnë se ajo do të lind në vjeshtë.

Në njoftim thuhet se: “Mbretëresha është e informuar dhe të dy familjet janë tejet të lumtura me lajmin”.

Princesha, vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u martua me manjatin e pronave, Edoardo Mapelli Mozzi, në një ceremoni private në korrik të vitit të kaluar. Fillimisht ata e shtynë ceremoninë e dasmës për shkak të pandemisë.

Njoftimi erdhi në kohën kur familja mbretërore po vajton humbjen e Dukës së Edinburgh-ut, i cili vdiq muajin e kaluar./UBTNews

Continue Reading

Magazinë

Beyoncé vendos standarde të reja në skenën botërore

Published

on

Beyonce po ngjitet në qiell me epokën e saj të ‘Cowboy Carter’, dhe shfaqjet e fundit në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës sapo bënë histori në muzikë.

Duke performuar më 14 dhe 16 qershor si pjesë e turneut të saj global, Queen Bey zyrtarisht theu jo një, por tre rekorde të mëdha në atë vend.

Sipas një postimi nga Pop Crave në X, ajo tani mban titullin për koncertet me fitimet më të larta nga çdo artist në stadium, duke tërhequr një shumë mbresëlënëse prej 45 milionë paundësh (rreth 61.5 milionë dollarë).

Ajo shiti 275,000 bileta – më shumë se çdo artist që ka shitur ndonjëherë në atë vend, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, vendosi tjetër moment historik duke performuar atje gjashtë herë, më shumë koncerte nga çdo artist në stadium deri më sot.

Ja se si reaguan fansat ndaj momentit rekord të Beyonce-s: Njëri shkroi: “Urime Beyonce-s dhe ekipit të saj!” Një i dytë tha: “Ajo është artistja më e madhe e të gjitha kohërave. Askush nuk e ka prekur kurrë”, ndërsa “Mbretëresha e turneut për një arsye” ishte një emocion i ndarë nga shumë njerëz.

Një tjetër fans komentoi: “NËNA ËSHTË NËNË. Përkuluni para mbretëreshës.” Një tjetër tha: “Mbretëresha Beyonce e shkatërroi Tottenhamin! Këto shifra janë të çmendura. Mediat shtetërore iraniane publikojnë një video ku shfaqet dora duke përkëdhelur bombën atomike

Continue Reading

Magazinë

Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar”

Published

on

Will Smith i janë dashur tre vjet reflektimi pas incidentit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “Oscar 2022”, kur goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenë.

Në një intervistë për BBC, Smithi e përshkroi përvojën si “të vështirë për t’u përballur”.

“Pas ‘Oscar’, u tërhoqa për pak kohë. U futa në proces të brendshëm pune me veten e mora vështrim të drejtë dhe të ndershëm mbi veten time”, shpjegoi ai.

Aktori u përjashtua nga ceremonia për 10 vjet, pasi goditi Chris Rockun për një shaka që bëri për flokët e gruas së Smithit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënie të flokëve. “Për herë të parë në karrierën time, duhej të përballesha me kaq kundërshtime. Isha i varur nga miratimi i të tjerëve, dhe kur kjo u thye, ishte shkatërruese”, u shpreh aktori.

Incidenti u shpërnda në rrjet, ku miliona njerëz panë momentin kur Willi goditi Rockun, ndërsa i bërtiste: “Mos e përmend emrin e gruas sime me gojën tënde!”. Smith u largua vetë nga Akademia e “Oscar” pak ditë më pas, duke thënë se veprimi ishte “tronditës, i dhimbshëm dhe i pafalshëm”.

Aktori 56-vjeçar ka thënë se kjo përvojë i hapi rrugë një periudhe të thellë introspektimi.

“Ishte si të ishte një kapak që mbulonte pjesë të pandriçuara të shpirtit tim – dhe papritur ai kapak u hoq. Ishte e frikshme për një moment, por më pas erdhën mendime të reja, energji të reja, krijimtari e re. Gjithçka filloi të shfaqej si muzikë”, ka thënë Smith.

Ai është duke promovuar projekte të reja artistike, ndërsa thotë se është në një fazë më të pjekur të jetës dhe karrierës së tij.

Continue Reading

Lifestyle

Mot me diell e vranësira të shpërndara

Published

on

Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29gradë Celsius.

 

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Published

on

Justi Bieber ka bërë një postim në Instagram duke treguar për “problemet me zemërimin”.

31-vjeçari, ka thënë se “është i thyer” një ditë pasi ka shpërndarë një tjetër postim të çuditshëm në ditën e baballarëve, ka raportuar NBC News.

Më 16 korrik, ylli ka shkruar se e di që ka probleme me zemërimin dhe se është munduar të punojë në këtë drejtim. Ai ka thënë se gjatë tërë jetës është munduar të jetë më shumë sikur njerëzit që i thonin se duhet “ta rregullojë këtë çështje”.

“Njerëzit vazhdimisht më thonë se duhet të shërohem. A nuk mendoni se po të mundja nuk do ta rregulloja këtë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”shkroi ai/

Au ka thënë se ndërkohë që mundohet të jetë si njerëzit që i thonë të përmirësohet, kjo po e bën që të lodhet e të zemërohet edhe më shumë.

“Jezusi është i vetmi person që po më shtyen të dua ta bëj jetën time për tjerët. Sepse sinqerisht jam i rraskapitur duke mësuar për veten time së fundmi, a jeni edhe ju?”, shkroi në postim.

Ai ka përshirë edhe foto, në njërën nga të cilat shihet djali Jack dhe gruaja e tij Hailey Bieber. Në disa nga këto fotografi dyshja shihen duke luajtur piano bashkë dhe në një tjetër shihet dora e djalit të tyre me një byzylyk.

Një ditë më parë bëri një postim për ditën e baballarëve, e shkroi se nuk është një nga ata baballarë me të cilin duhet ngatërruar.

“Nuk jam një baba me të cilin duhet të ngatërroheni”, ka shkruar ai në postimin e shoqëruar me një emoji me gishtin e mesëm.

Justin dhe Hailey Bieber lajmin për lindjen e djalit e patën bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara