Lajmet

Prezantohen përgatitjet për PISA, këto janë fushat ku do të jetë fokusi

Published

on

Kosova ka nevojë të përmirësohet në fushën e matematikës dhe shkencës që të shënojë përmirësim në testin PISA që do të mbahet këtë vit.

Kështu u tha në konferencën “Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë” – organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit.

Ndërkaq, të rejat e PISA-s janë se testi do të mbahet online dhe përveç fushës së matematikës dhe shkencës edhe leximi do të jetë fushë kryesore.

Fushë e re që edhe Kosova e ka këtë vit, është të jetuarit në botën digjitale.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se nga të dhënat e PISA-s, shumë mësimdhënës kanë deshtuar në ofrimin e mësimdhënies adekuate për nxënësit dhe sipas saj 35 për qind e nxënësve kanë raportuar se mësimdhësit nuk kanë treguar interes për të mësuarit e secilit nxënës.

Që nga viti 2015, për herë të parë Kosova mori pjesë në PISA, është folur me të drejtë shumë për rezultatet dhe është punuar, ka pasur angazhim për rezultate më të mira. Të dhënat e PISA-s tregojnë se shumë mësimdhënës për fat të keq, po flas në përgjithësi, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në rezultatet e OECD-së [Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik] tregojnë se mësimdhënësit kanë dështuar në ofrimin e mësimdhënies adekuate për nxënësit dhe 35 për qind e nxënësve kanë raportuar se mësimdhënësit nuk kanë treguar interesim për të mësuarit e secilit nxënës dhe në rastet më të shpeshta ata që nuk arrin të marrin mbështetjen e nevojshme e të duhur nga mësimdhënësit, janë pikërisht ata që kanë më së shumit nevojë. Kjo mesatare është përafërsisht në të gjitha vendet e OECD-së”, tha Nagavci.

Ndërsa, udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim nga MASHTI, Fatmir Elezi shtoi se këtë vit, MASHTI do të shpërndajë rezultatet individuale në çdo shkollë.

Elezi tha se janë përzgjedhur 239 shkolla, nga 65 nxënës nga një shkollë, e në total do zgjedhen 7.500 nxënës.

Këtë vit do të shpërndajmë rezultatet individuale në çdo shkollë. Në 2025 shkenca është kryesore. Ky vit i PISA-s do të ketë një theks të veçantë te shkencat, me një fokus të veçantë në mënyrën se si nxënësit përdorin njohuritë shkencore për të kuptuar dhe adresuar problemet e ndryshimeve klimatike dhe sfidat mjedisore. Edhe leximi është një prej fushave kryesore, nxënësit do të duhet të analizojnë dhe interpretojnë informacionin nga tekste të ndryshme. PISA do të vazhdojë të vlerësojë aftësitë e nxënësve në përdorimin e matematikës për të zgjidhur probleme nga jeta e përditshme, duke përfshirë gjithashtu problemet që kërkojnë të dhëna dhe analizë numerike. Një fushë e re që edhe Kosova e ka këtë vit është të jetuarit në botën digjitale. Testi do të jetë online. Janë përzgjedhur 239 shkolla. Nga 65 nxënës nga një shkollë total do zgjedhën 7 mijë e 500 për të marre pjesë 6 shkolla serbe të përzgjedhura”, shtoi Elezi.

Drejtori i OECD-së për arsim, Andreas Schleicher u shpreh se nuk ka ndryshime në aftësitë matematikore në te gjitha vendet, duke përfshirë edhe Kosovën.

Kur shikojmë rezultatet në nivelin e OECD-së, pavarësisht rritjes së kërkesave për aftësi, nuk kemi parë shumë ndryshime në aftësitë matematikore. Madje, gjatë katër viteve të fundit, kemi parë një rënie. Edhe Kosova ka parë të njëjtin trend, megjithëse në një masë më të vogël sesa mesatarja e OECD-së. Kosova ka qenë më e suksesshme në ruajtjen e rezultateve të saj gjatë pandemisë sesa vende të tjera. Por, megjithatë, tendenca nuk është e mirë. Nuk po arrijmë të rrisim njohuritë dhe aftësitë e të rinjve, por po shohim një lloj stagnimi. Ajo që kemi parë në Kosovë është një performancë e qëndrueshme, ashtu siç e shohim në shumicën e vendeve. Dhe kjo shpjegon pozicionin që kanë këto vende në testin përfundimtar”, u shpreh ai.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale.

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime financiare. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që lidhet me kursimet dhe ndarjet buxhetore, në kuadër të riorganizimit të shpenzimeve.

Këto vendime janë bërë të ditura përmes komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:        Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, një femër kosovare është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Pas intervenimit mjekësor në QKUK, viktima është kthyer për trajtim shtesë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.  Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar.“, thuhet në raport nga Policia e Kosovës./UBTNews

 

Continue Reading

Lajmet

Artane Rizvanolli mban konferencë për media sot

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media të paralajmëruar për në ora 13:00. Sipas njoftimit zyrtar, konferenca ka për qëllim adresimin, siç thuhet, “paqartësive dhe dezinformatave” që kanë qarkulluar lidhur me sektorin e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatë.

Mbetet të shihet se cilat sqarime do të japë ministrja në këtë paraqitje publike.

Ky lajm do të përditësohet./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara