Aktualitet

Presidentja Osmani iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik

Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive te Konjufca.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka hequr tëmthin dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lajmet

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Aktualitet

Të paktën 64 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Published

on

By

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë ka arritur në 64 persona, sipas medieve vendase. Në dy trenat e përfshirë në përplasje udhëtonin gjithsej 544 pasagjerë. Megjithëse numri i saktë i të plagosurve nuk është konfirmuar ende, raportohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ky aksident tragjik shënon ngjarjen e dytë me pasojë vdekjeprurëse në rrjetin hekurudhor spanjoll përgjatë këtij viti. Më 18 janar, një tjetër përplasje mes dy trenave që udhëtonin nga dhe drejt Madridit në zonën e Adamuzit (Spanja jugore) la të vdekur 45 persona dhe plagosi 170 të tjerë.

Në aksidentin e janarit, një tren i kompanisë Iryo me rreth 300 pasagjerë në bord, i cili po udhëtonte nga Malaga në Madrid, doli nga shinat dhe goditi trenin përballë që po shkonte nga Madridi në Huelva me rreth 200 udhëtarë. Hetimet e mëvonshme për atë ngjarje konstatuan se aksidenti u shkaktua nga një thyerje në shinë përpara përplasjes. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara