

Bota
Presidentja e Gjeorgjisë nuk njeh rezultatin zgjedhor, bën thirrje për protesta
Published
11 months agoon
By
UBTnewsPresidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka deklaruar se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, duke sugjeruar se vendi ka qenë viktimë e një “operacioni special rus.”
Ajo theksoi se si institucioni i vetëm i pavarur, është detyrë e saj të kundërshtojë këto zgjedhje, duke i konsideruar si një hap drejt dominimit rus.
Në një konferencë për media më 27 tetor, Zurabishvili shprehu shqetësimin e saj për të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë dhe bëri thirrje për protesta të rrugë më 28 tetor, duke filluar nga ora 19:00.
Ajo akuzoi partinë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, për lidhje pro-ruse dhe për gërryerjen e normave demokratike.
Presidentja përmendi se shteti gjeorgjian po përballet me një luftë hibride dhe theksoi se gjeorgjianët nuk do ta tolerojnë këtë dominim.
Këto deklarata vijnë në një kontekst tensioni të lartë politik dhe protestash masive që kanë ndodhur në muajt e fundit kundër qeverisë aktuale./UBTNews/
Bota
Reuters: ShBA-ja i ka miratuar pakot e para të armëve për Ukrainën
Published
12 hours agoon
September 17, 2025By
UBTnews
Pakot e para me ndihma armësh amerikane të administratës së presidentit Donald Trump janë miratuar dhe shpejt mund të nisen, përderisa Uashingtoni po e rinis dërgimin e armëve për Kievin – kësaj radhe sipas një pakti të ri financiar me aleatët – i kanë thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” dy burime të afërta me këtë çështje.
Ky është përdorimi i parë i një mekanizmi të ri të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për furnizimin e Ukrainës me armë nga rezervat amerikane duke përdorur fonde nga shtetet e NATO-s, raporton agjencia “Reuters”.
Nënsekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Elbridge Colby, ka miratuar dy dërgesa 500 milionë dollarëshe sipas mekanizmit të ri, i cili quhet “Lista e Kërkesave Prioritare të Ukrainës”, i njohur edhe me shkurtesën PURL, thanë burimet.
Bashkëpunimi i përtërirë transatlantik, me të cilin synohet fuqizimi i mbrojtjes së Ukrainës me armë në vlerë prej deri 10 miliardë dollarësh, vjen në kohën kur Trumpi ka shprehur zemërim me sulmet e vazhdueshme ruse ndaj vendit fqinj pavarësisht nga përpjekjet e tij për të arritur një përfundim të negociuar të konfliktit.
Deri më tani, administrata e Trumpit vetëm i ka shitur armë Ukrainës ose ka dërguar donacione që ishin miratuar nga ish-presidenti Joe Biden, i cili ishte mbështetës i palëkundur i Kievit.
Burimet refuzuan të tregonin saktë se çfarë lloji i armëve është miratuar për blerje nga evropianët për Ukrainën, por thanë se aty përfshihen sistemet e mbrojtjes ajrore, për të cilat Ukraina ka nevojë urgjentisht, duke e marrë parasysh rritjen e madhe të numrit të sulmeve ruse me dronë e raketa.
Njëri nga burimet tha se lista PURL po lëviz rrugës nëpër proces, pasi u kalua nga njësia e politikave e Pentagonit. Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
“Janë gjërat që ata kanë qenë duke i kërkuar. Shumë gjëra. Është rrjedha që u ka mundësuar atyre që t’i stabilizojnë vijat deri më tani” – tha burimi.
Sipas ekspertëve, nevojat e Ukrainës mbeten të njëjta me ato të muajve të mëparshëm – mbrojtja ajrore, penguesit e raketave e dronëve, sistemet, raketat dhe artileria./D.B/EO
Bota
Polonia apel NATO-s: Vendosni zonën e ndalim-fluturimi mbi Ukrainën
Published
13 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Polonia i ka kërkuar NATO-s të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën pas një serie ndërhyrjesh të dronëve rusë në hapësirën ajrore të aleancës.
Duke folur për ‘Frankfurter Allgemeine’ ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski argumentoi se masa do t’i mbronte më mirë anëtarët e NATO-s duke kapur kërcënimet para se ato të kalonin në territorin aleat.
“Mbrojtja e qiellit ukrainas është gjithashtu mbrojtja e qiellit të NATO-s”, tha Sikorski, duke treguar shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore polake dhe rumune në javët e fundit.
Incidenti më serioz ndodhi natën e 9 deri në 10 shtator 2025, kur rreth 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake.
Varshava e konsideroi ndërhyrjen e qëllimshme dhe thirri ambasadorin rus, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë, për ta dënuar aktin si krejtësisht të papranueshëm.
Gjithashtu, Rumania raportoi dronë që endeshin në territorin e saj për më shumë se 50 minuta para se të ktheheshin në Ukrainë.
Në përgjigje, NATO nisi Operacionin Roja Lindore për të përforcuar krahun e saj lindor.
Operacioni bashkon asete ajrore nga disa shtete anëtare për të penguar dhe, nëse është e nevojshme, për të kapur shkelje të mëtejshme.
Gjermania kishte rritur angazhimin e saj më 11 shtator 2025, duke njoftuar se do të zgjeronte misionin e saj për të mbrojtur qiellin polak dhe do të dyfishonte praninë e saj të Eurofighter nga dy në katër./S.K/KP/
Bota
Trump ngre padi miliardëshe kundër New York Times
Published
13 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë kundër gazetës New York Times dhe katër gazetarëve të saj, raporton The Guardian.
Padia e depozituar të hënën në një gjykatë federale në Florida, përmend disa artikuj dhe një libër të shkruar nga dy prej gazetarëve të botimit dhe të publikuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2024, duke pretenduar se ato janë pjesë e një modeli shpifjeje të qëllimshme dhe dashakeqe prej dekadash nga New York Times kundër Presidentit Trump.
“Paditësit kanë botuar këto deklarata në mënyrë të pakujdesshme, me njohuri për pavërtetësinë e tyre ose me shpërfillje të pamatur ndaj të vërtetës apo pavërtetësisë së tyre”, thuhet në padi.
New York Times nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment në orët e para të së martës.
Trump e quajti gazetën një zëdhënëse virtuale të Partisë Radikale të Majtë Demokrate, duke veçuar mbështetjen e New York Times për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Mirëpo, ai nuk ofroi asnjë provë për pretendimet e tij.
Javën e kaluar, media raportoi se Trump kishte kërcënuar me veprime ligjore kundër saj në lidhje me artikujt mbi një shënim ditëlindjeje me përmbajtje të pahijshme dhënë abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Presidenti republikan ka mohuar se e ka shkruar vetë atë shënim.
Trump edhe më parë ka ndërmarrë hapa të ngjashëm kundër mediave të tjera.
Në korrik, ai ngriti një padi për shpifje prej 10 miliardë dollarësh kundër Wall Street Journal dhe magnatit të medias Rupert Murdoch, pasi gazeta botoi një artikull mbi lidhjet e tij me Epstein.
Në një postim në rrjete sociale të hënën vonë, presidenti amerikan akuzoi New York Times për një metodë shumëvjeçare gënjeshtrash ndaj tij, familjes, biznesit personal dhe lëvizjes America First, MAGA./S.K/KP/
Bota
Rubio takon Netanyahun për të diskutuar pasojat e sulmit të Izraelit në Katar
Published
2 days agoon
September 15, 2025By
UBTnews
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po takohet me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, me pasojat e sulmit të Izraelit në Katar që pritet të jenë një nga temat kryesore të diskutimit, raporton BBC.
Sulmi i javës së kaluar, i cili goditi udhëheqës të lartë të Hamasit në territorin e aleatit të ngushtë të SHBA-së, shkaktoi indinjatë ndërkombëtare dhe u kritikua nga Presidenti Donald Trump.
Rubio më herët tha: “Natyrisht që nuk jemi të kënaqur me këtë. Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë vjen më pas.”
Takimi vjen ndërsa liderët arabë mbajnë një samit për të treguar mbështetje për Katarin. Kryeministri i tij i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë përdorimin e “standardeve të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.
Shteti i Gjirit hoston një bazë të madhe amerikane dhe ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin diplomatik për të përfunduar luftën në Gaza, duke shërbyer si ndërmjetës në negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit.
Të dielën, Netanyahu i tha gazetarëve se marrëdhënia SHBA-Izrael ishte po aq e qëndrueshme sa gurët e Murit Perëndimor, ndërsa ai dhe Rubio bënë një vizitë të shkurtër në vendin e shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
Gjatë vizitës – ku i shoqëruan ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee – Rubio shkroi një shënim dhe e vendosi atë në mur. Të dy shmangën pyetjet e gazetarëve që fokusoheshin në sulmin e Izraelit në Katar.
Gjithashtu pritet që të diskutohet midis tyre për planet ushtarake izraelite për të zënë qytetin e Gazës dhe për zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.
Gjatë fundjavës, ushtria izraelite vazhdoi shkatërrimin e ndërtesave banimi në qytetin e Gazës dhe – sipas mediave izraelite – tani është gati të fillojë operacione tokësore në lagjet perëndimore të qytetit.
Ushtria izraelite ka kërkuar që banorët e qytetit të Gazës të largohen dhe të shkojnë në jug, në një zonë qendrore të shiritit. Ajo ka vlerësuar se rreth 250,000 palestinezë kanë ikur, megjithëse besohet se qindra mijëra mbeten ende në zonë.
Disa banorë thonë se nuk kanë mundësi të shkojnë në jug, ndërsa të tjerë thonë se jugu i Gazës nuk është i sigurt pasi Izraeli ka kryer sulme ajrore edhe atje. Disa kanë thënë se kanë përpjekur të shkojnë në jug, por nuk kanë mundur të ngrinin tendat, kështu që janë kthyer në qytetin e Gazës.
Takimi vjen para një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ku disa nga aleatët kryesorë të SHBA-së – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën – pritet të njohin Shtetin e Palestinës./D.B/KP

Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Galliani mohon rikthimin te Milani

Cardi B në pritje të fëmijës së katërt

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

DiCaprio i jep lamtumirën Redford-it: “Humbëm një legjendë të madhe”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26