Aktualitet

Presidenti i Gjermanisë viziton Shqipërinë

Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan.

Published

on

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Evropian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE.

Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjim ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Evropian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake.

Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti gjerman Frank Walter- Steinmeier do të qëndroje dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera/abcnews.al

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara