Lajmet

Begaj takohet me homologun gjerman, zbardhen temat e diskutuara

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi këtë të mërkurë në Republikën Federale të Gjermanisë një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Frank- Walter Steinmeier.

Të dy presidentët patën fillimisht një takim kokë më kokë.

Bashkëpunimi dypalësh, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor si dhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të bisedës mes presidentit Begaj dhe Presidentit Steinmeier.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj falënderoi homologun e tij gjerman për pritjen e rezervuar si një mundësi për vazhdimin e diskutimit të nisur gjatë vizitës së Presidentit Steinmeier në Tiranë në dhjetor 2022, si edhe për çështje për të cilat është arritur mbështetje dhe mirëkuptim.

Ky takim sipas Presidentit Begaj është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik midis dy vendeve, si dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Presidenti Begaj i përcolli Presidentit Steinmeier falënderime për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve aleate në NATO e që ndajnë vlera të përbashkëta Evropiane.

“Për këtë kontribuojnë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani apo bizneset gjermane që janë prezente në Shqipëri”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit mori mbështetjen dhe garancinë e plotë që Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me këtë rast i shprehu Presidentit Steinmeier vlerësimin e sinqertë për mbështetjen e zëshme politike dhe publike, si dhe asistencën e ndihmën e ofruar në këtë drejtim.

Për sa i përket zhvillimeve në rajon Presidenti Begaj u shpreh se roli dhe angazhimi i Gjermanisë mbetet i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në mënyrë që sfidat me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor të mos ndikojnë apo kompromentojnë të ardhmen euro-atlantike.

Në këtë kontekst me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e aktorëve të tretë Presidenti Shqipërisë Bajram Begaj vlerësoi se duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal , ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyesi për të ardhmen e përbashkët në paqe, siguri dhe prosperitet.

Procesin e Berlinit, sipas Presidentit Begaj mbetet një mekanizëm inovativ dhe i patjetërsueshëm për forcimin e këtij bashkëpunimit, integrimin ekonomik të rajonit dhe po ashtu integrimin me tregun e vetëm evropian, si dhe një shtysë e fuqishme për procesin e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj i rikonfirmoi Presidentit gjerman përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë për këtë iniciativë dhe angazhimin e Gjermanisë. /UBTnews/

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara