Botë

Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet për 23 shkurt

Published

on

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit dhe ka caktuar zgjedhjet e reja për 23 shkurt.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit, Olaf Scholz.

Scholz nuk e mori votëbesimin më 16 dhjetor dhe aktualisht po udhëheq një Qeveri të pakicës, pasi koalicioni trepartiak i tij kolapsoi më 6 nëntor. Kjo ndodhi për shkak se Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave lidhur me mospajtimet se si të revitalizohet ekonomia e Gjermanisë.

Steinmeier tha se e mori vendimin për zgjedhjet e reja për shkak se pas konsultimeve me udhëheqësit partiakë u bë e qartë se nuk ka marrëveshje mes partive politike të Gjermanisë për një Qeveri të re me përbërjen aktuale të Parlamentit.

Pikërisht në momente të vështira kërkohet stabilitet dhe një Qeveri e aftë që të marrë veprime dhe një shumicë e besueshme në Parlament”, tha ai.

Prandaj, jam i bindur se për të mirën e shtetit tonë, zgjedhjet e reja janë rruga e duhur”, shtoi presidenti gjerman.

Pasi që Kushtetuta gjermane, e miratuar pas Luftës së Dytë Botërore, nuk lejon që Bundestagu të shpërndajë veten, ishte në dorën e Steinmeierit që të vendoste për një gjë të tillë dhe të shpallte zgjedhje të reja.

Ai kishte 21 ditë afat për këtë vendim.

Pas shpërndarjes së Parlamentit, sipas ligjeve gjermane, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh.

Paraprakisht, udhëheqësit e partive kryesore në Gjermani ishin pajtuar për datën 23 shkurt.

Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen shtatë muaj më herët seç ishin planifikuar fillimisht.

Steinmeier paralajmëroi për ndërhyrje nga jashtë në votime, duke thënë se është “një rrezik për demokracinë, qoftë nëse është i fshehtë, siç ishte në rastin për zgjedhjet e fundit në Rumani, apo i hapur, ashtu siç po ndodh gjithnjë e më shumë në platformën X”.

Gjykata Kushtetuese ka anuluar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, pasi u publikuan pretendime se Rusia kishte koordinuar një fushatë online për të promovuar një kandidat të krahut të djathtë, që fitoi rundin e parë.

Fushata në Gjermani veçse ka nisur. Sipas sondazheve, partia e Scholzit është në garë të ngushtë me bllokun opozitar të udhëhequr Friedrich Merz. Ndërkaq, të Gjelbërit – partnerët aktualë qeverisës të Schozlit – po ashtu vlerësohen se do të jenë në garë për të marrë poste kyçe. Megjithatë, sondazhet sugjerojnë se Qeveria e re me gjasë do të udhëhiqet nga Merz si kancelar, në një koalicion me të paktën një parti tjetër./REL/

 

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Të kërkuara