Botë

Presidenti Biden mbron politikën e jashtme pavarësisht luftrave në vazhdim

Published

on

Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të përmirësonte pasqyrën e arritjeve lidhur me politikën e jashtme dhe tha se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara janë tani më të dobët se kur ai mori detyrën katër vjet më parë, pavarësisht krizave globale që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Një javë përpara marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, Presidenti Biden iu drejtua diplomatëve amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe vlerësoi lart mbështetjen e administratës së tij për Ukrainën dhe për luftërat e Izraelit në Lindjen e Mesme.

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara po fitonin konkurrencën botërore” dhe nuk do të tejkaloheshin ekonomikisht nga Kina siç ishte parashikuar, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.

Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët”, tha Presidenti Biden. “Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”.

Ndërsa luftërat vazhdojnë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zyrtarët shpresojnë se një marrëveshje mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të arrihet përpara se sa Joe Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Biden tha se negociatorët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe do t’u jepte fund luftimeve atje për të lejuar një rritje të ndihmave humanitare.

Presidenti Biden është përballur me kritika për ofrimin e mbështetjes diplomatike dhe me armatime për Izraelin, që kur shpërtheu konflikti i fundit izraelito-palestinez më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Sulmi ushtarak i Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 46,000 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Botë

​Hungaria zotohet të sfidojë planin e BE-së për heqjen graduale të importit të karburanteve ruse

Published

on

By

Hungaria të mërkurën u zotua të nisë “menjëherë” një sfidë ligjore sapo plani i BE-së për heqjen graduale të importeve të karburanteve fosile ruse të miratohet zyrtarisht.

Sapo të miratohet zyrtarisht plani RePowerEU, ne do ta sfidojmë menjëherë atë para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së. Procedurat ligjore do të fillojnë pa vonesë,” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në X.

Puna përgatitore është tashmë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë energjetike të Hungarisë“, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, BE tha se do të ndalojë “në mënyrë efektive dhe të përhershme” importin e gazit rus dhe do të shkojë drejt heqjes graduale të naftës ruse sipas marrëveshjes së përkohshme politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian./KP

Continue Reading

Botë

Lirohet Federica Mogherini

Published

on

By

Policia belge ka liruar nga ndalimi ish-diplomaten e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe ish-kryeshefin e shërbimit të jashtëm Stefano Sannino pasi ata u ndaluan për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim, tha të mërkurën në mëngjes prokurori publik i BE-së.

Zyra Evropiane e Prokurorit Publik, e cila po udhëheq hetimin, njoftoi lajmin.

Akuzat lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por tre të arrestuarit u liruan sepse nuk konsideroheshin “rrezik arratisjeje”.

Mogherini, rektore e College of Europe, Sannino dhe një anëtar i stafit të College of Europe u ndaluan të martën në kuadër të një hetimi për të parë nëse tenderi publik i dhënë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në vitet 2021–22 një institucioni të arsimit të lartë për të pritur Akademinë Diplomatike të BE-së ishte manipuluar në favor të College of Europe, shkruan TCH-ja

“Akuza lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje,” thuhej në deklaratën e prokurorit./EO

Continue Reading

Lajmet

Bitcoin bie ndjeshëm pasi Kina dyfishon ndalimin e kriptomonedhave

Published

on

Banka Popullore e Kinës (PBoC), banka qendrore e vendit, ka përsëritur vendimin e saj se aktivitetet e aseteve dixhitale janë të paligjshme në Kinë, duke dyfishuar ndalimin e saj të kriptovalutave, gjë që çoi në rënien e tregut të kriptovalutave dhe humbjen e Bitcoin prej 5% në 24 orët e fundit.

PBoC përmendi rreziqet që lidhen me asetet kripto, veçanërisht në stablecoin-et, për vendimin e saj, duke i deklaruar monedhat virtuale të papërdorshme si para në treg. Banka është gjithashtu e angazhuar për të mbajtur një mbikëqyrje të rreptë mbi kriptovalutat në luftën e saj kundër aktiviteteve të paligjshme.

Vlera totale e tregut të kriptovalutave ra në 2.93 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin ra nën 92,000 dollarë pas vendimit të Kinës.

Bitcoin e filloi vitin rreth 93,425 dollarë, por ra në afërsisht 74,500 dollarë në prill pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump krijoi pasiguri të konsiderueshme me tarifat e tij reciproke gjithëpërfshirëse.

Ai u rikuperua pasi pasiguria e tarifave u zbeh dhe Rezerva Federale e SHBA-së hyri në ciklin e saj të uljes së normave të interesit, duke arritur një rekord prej 126,199 dollarësh në tetor. Fitimi vjetor i Bitcoin u rrit në rreth 35% në atë pikë./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

Putin: Nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati

Published

on

Agjencia e lajmeve RIA Novosti ka shkruar së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, por nëse Evropa fillon, atëherë ata janë gati.

“Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, por nëse Evropa fillon, ne do të jemi gati menjëherë”, shkruan ANSA.

Evropa po përpiqet të parandalojë administratën amerikane të arrijë paqe në Ukrainë dhe të gjitha propozimet evropiane synojnë këtë rezultat, ndërsa udhëheqja e Kievit duket se jeton në një planet tjetër.

Presidenti rus Putin e tha këtë para takimit me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff në Kremlin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara