Aktualitet

Presidenti Begaj cakton datën e zgjedhjeve vendore

Zgjedhjet do të mbahen më 14 maj 2023.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cenojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Ndër të tjera, presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.

Me këtë rast, presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike./A2

Lajmet

Nisin inspektimet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Ferizaj: Siguria në punë nën “lupën” e shtetit

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka nisur sot një aksion të gjerë inspektimesh në të gjithë Kosovën, me fokus të veçantë në respektimin e kushteve të sigurisë në punë. Ky aksion, i cili po cilësohet si i pari i këtij lloji për nga shtrirja territoriale, ka nisur intensivisht në rajonet e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Ferizajt.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror, Kastriot Jashari, ka bërë të ditur se ky hap synon ndryshimin e praktikave të deritanishme dhe vendosjen e rregullave të qarta për mbrojtjen e punëtorëve.

“Ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për qytetarët,” deklaroi Jashari para mediave, duke njoftuar nisjen e kontrolleve në terren.

Ky mobilizim i shtuar i autoriteteve vjen menjëherë Një punëtor në Shtime humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në rrugën “Industria”, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Për këtë rast, policia tashmë ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet pas arratisë i dyshuari për vrasje të rëndë, i gjenden armë e dokumente të falsifikuara

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas një pune intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i të pandehurit me iniciale M.G., i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Gjatë operacionit të arrestimit, policia ka sekuestruar dy armë, një sasi të narkotikëve si dhe dokumente të falsifikuara, të cilat i dyshuari i kishte përdorur gjatë kohës sa ishte në arrati për t’iu shmangur identifikimit. Me urdhër të prokurorit, M.G. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Përveç të dyshuarit kryesor, në këtë aksion është arrestuar edhe një person i dytë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale”.

“Prokurori i shtetit me kohë do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve hetimore të nevojshme, si dhe do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për masën e sigurisë së të pandehurit në procedurë penale,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Institucioni i akuzës ka rikonfirmuar përkushtimin për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë kryerësit e veprave penale, duke siguruar se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Continue Reading

Aktualitet

Izraeli godet 70 objektiva të Hezbollahut, pritet bisedë mes Netanyahut dhe presidentit libanez

Published

on

By

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka shkatërruar rreth 70 objekte të Hezbollahut në rajonin Bint Jbeil në jug të Libanit, veprim ky që pason deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se Izraeli është pranë eliminimit të një baze të rëndësishme të grupit në këtë zonë, raporton BBC.

Përveç operacioneve tokësore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se marina e tyre ka ndalur me sukses një sulm me dron të lëshuar nga Libani gjatë natës, duke e çuar në rreth 40 numrin e operacioneve mbrojtëse ajrore të realizuara nga ekipet detare që nga fillimi i konfliktit.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, anëtarja e kabinetit izraelit të sigurisë, Galia Gamliel, ka deklaruar për radion e ushtrisë se kryeministri Netanyahu pritet të bisedojë sot me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ky njoftim vjen pas një postimi të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, ku paralajmërohej një kontakt mes udhëheqësve të të dyja vendeve, ndonëse zyrtarë nga zyra presidenciale e Libanit i kishin thënë paraprakisht BBC-së se nuk ishin në dijeni për ndonjë komunikim të planifikuar me palën izraelite./BBC/

Continue Reading

Lajmet

E pandalshme: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Published

on

By

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, vazhdon marshimin drejt medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi. Kampionia olimpike tashmë ka siguruar një vend në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, Distria tregoi klasin e saj duke e eliminuar xhudisten polake, Aleksandra Kaleta. Ky sukses erdhi pas një dominimi të plotë në tatami, duke konfirmuar formën e lartë të sportistes kosovare.

Rrugëtimi i Distrisë deri këtu ishte i sigurt, fillimi kaloi pa luftë si bartëse e parë, ndërsa herën e dyte eliminoi pa vështirësi çeken Tereza Bodnarova, dhe në çerekfinale mposhti polaken Kaleta për të siguruar biletën mes katër më të mirave.

Distria Krasniqi tani është vetëm një hap larg finales dhe synon të stoliset me medaljen e artë në këtë kampionat, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara